Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një shënim në mediat sociale, ka kujtuar 45-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.
Më tej ai shprehet se me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.
POSTIMI I PLOTË
Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist. Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.
Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme. Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.
Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BE-Partia e Koservatorëve dhe Reformatorëve Europianë ECR ka dënuar me forcë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në parlament. Sipas ECR, veprimi i njëanshëm i ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, për ndarjen nga jeta të njeriut më të shtrenjtë.“Ngushël...
VLORË– Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, familja dhe disa të afërm të tij kanë nisur pushimet e verës në bregdetin shqiptar.Ndërkohë teksa fest...
TIRANË- Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e “Standart& Poor’s” për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Tabaku s...
TIRANË- Një mjek do të drejtojë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Bajram Bega, mjek i specializuar në “Gastrohepatologji”, u betua dje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk ka në plan që të firmos ndonjë urdhër për të mbyllur sërish qytetarët në karantinë. Në një interistë...
TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur e bindur për fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga studio e emisionit “JAVA̶...
TIRANË- Edi Rama i ka kthyer sërish Presidentit Meta. Në një intervistë, Rama tha se Metës duhet t’i vijë turp që i përmendi babain. Sipas kreut të qeveris...
TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se PS nuk mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, pasi bizneset dhe turizmi kanë falimentuar. Duke folur n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot sërish me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Në një intervistë Report TV, kreu i qeverisë tha se nuk pret nga ama...