LIVE UPDATES
Politike

INTERVISTA/ Drejtuesi “Konrad Adenauer” shprehet kundër ndryshimeve kushtetuese: Ka mundësi për një fillim të ri

1 Gusht 2020, 17:53 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Drejtuesi “Konrad Adenauer” shprehet kundër

TIRANË- Drejtuesi i zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, Tobias Rűttershoff, në intervistën ekskluzive për DW shprehet, se është koha për reflektim ndaj ndryshimeve të fundit kushtetuese.

Z.Rűttershoff, çfarë mendoni për ndryshimet kushtetuese që Paralamenti miratoi ditët e fundit: sistemin e listave të hapura për zgjedhjet dhe riformatimin e koalicioneve partiake? A sigurojnë ato zgjedhje më të mira? E kam fjalën a do t’i  japin fund parregullsive të tilla si psh blerja e votës, manipulimi në numërimin e votave, që kanë prishur vazhdimisht zgjedhjet në Shqipërinë post-komuniste?

Për mua nuk është plotësisht e qartë, pse kushtetuta duhej të ndryshohej për të arritur rezultatin e dëshiruar: zgjedhje më transparente dhe të ndershme. Ndërkohë që duhet të respektosh kompetencat ligjore të parlamentit shqiptar, pyetja është, nëse këto ndryshime kushtetuese ishin gjithashtu të ligjshme. Ndryshimi i kushtetutës është gjithmonë i vështirë, kur një pjesë e madhe e publikut shqiptar nuk përfaqësohet në parlament dhe kur nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Për më tepër, nuk e di nëse këto janë hapat e duhur për të siguruar dhënien fund të blerjes së votave dhe manipulimin në numërimin e votave. Natyrisht, që listat e hapura plotësisht, mund të japin njëfarë sigurie në këtë drejtim. Megjithatë, ato në vetvehte nuk janë një kurë mrekullie për sëmundjet e zgjedhjeve shqiptare dhe sigurisht jo në formën e tyre aktuale, ku vetëm 2/3 e listave të partive janë të hapura dhe 1/3 ende vendoset nga kryetarët e partive.

A shihni arsye thelbësore për kundërshtimin e fortë të Partisë Demokratike (PD) dhe aleateve të saj, ndaj këtyre ndryshimeve? A shkelin ato Marrëveshjen e 5 qershorit, pra dakortësinë e të gjithë aktorëve politikë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor? PD në emër të opozitës së bashkuar jashtë parlamentit sapo i ka quajtur ndryshimet kushtetuese “të papranueshme dhe jo të detyrueshme për atë dhe shqiptarët”.

Me sa jam në dijeni, diçka aq e rëndësishme, aq e thellë sa ndryshimet kushtetuese, në të kaluarën bëheshin gjithmonë në mënyrë konsensuale, me përfshirjen e gjithë aktorëve politikë. Sigurisht, me djegien e mandateve parlamentare në vitin 2019, Partia Demokratike ka kontribuar në një masë të madhe në krijimin e kësaj situate. Sidoqoftë, PD ende përfaqëson një pjesë të madhe të elektoratit shqiptar. Kjo është arsyeja pse kushtet e Bundestagut për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit në BE, kërkuan një qasje gjithëpërfshirëse ndaj reformës zgjedhore. Kjo u reflektua në Marrëveshjen e 14 janarit të këtij viti, ku mazhoranca, opozita parlamentare dhe jashtë parlamentare ranë dakord për të zhvilluar bisedime në Këshillin Politik, në një mënyrë të tillë përfshirëse. Kjo rezultoi në Marrëveshjen e 5 Qershorit, e cila ishte një hap i stërmadh përpara. Një gjë është e sigurtë: sido që të jetë, nëse ndryshimet kushtetuese i shkelin ose jo këto marrëveshje, ato me siguri shkojnë kundër kërkesave legjitime për një dialog të mëtejshëm gjithëpërfshirës.

Cila është çështja kryesore, immediate për PD dhe aleatët e saj në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit që vjen dhe gjithashtu të perspektivës europiane të Shqipërisë?

Siç pritet në një demokraci funksionale, PD duhet të paraqesë një alternativë të besueshme dhe të fortë ndaj maxhorancës socialiste qeverisëse. Nëse ky është rasti, shqiptarët do të kenë një bazë të mirë për të zgjedhur rrugën e ardhshme të vendit të tyre. Sidoqoftë, të gjitha partitë duhet të qëndrojnë të përkushtuara në rrugën evropiane të Shqipërisë, sepse siç tregojnë të gjitha sondazhet, shqiptarët përpiqen dukshëm për integrim më të thellë në BE. 

A mendoni se PD dhe aleatët e saj do t’i japin një përgjigje të pakushtëzuar, pozitive thirrjes së Gjermanisë, drejtuar gjithë aktorëve politikë, që të bashkëpunojnë për zbatimin ligjor në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese? Të respektojnë Marrëveshjen e 5 qershorit, duke marrë pjesë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe bashkëpunimit? Kam parasysh deklaratën e Ambasadorit gjerman në Tiranë, Z. Peter Zingraf, menjëherë pas miratimit në Parlament të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat po flasim.

Besoj që Ambasadori Zingraf bëri një deklaratë shumë të ekuilibruar. Kemi nevojë të presim dhe të shohim se çfarë nënkuptojnë ndryshimet kushtetuese në realitet, se si do të zbatohen ato në Kodin Zgjedhor. Pas një gjysme të parë kaotike të vitit 2020 dhe situatës së përgjithshme nga Covid-19, ndoshta tani është koha për të reflektuar dhe më pas për të bërë një fillim të ri, duke diskutuar këto çështje në një mënyrë gjithëpërfshirëse në Këshillin Politik. Unë jam pozitiv që PD dhe opozita e bashkuar do të jenë të hapura për dialog të vazhdueshëm.

Z. Rűttershoff a e ka plotësuar Shqipëria, me zhvillimet e fundit për të cilat po flasim, kërkesën e Bundestagut Gjerman dhe Këshillit Europian për të kryer Reformën Zgjedhore, si një kusht shumë i rëndësishëm për fillimin e negociatave të pranimit në BE?

Marrëveshja e 5 qershorit ishte padyshim një hap i madh drejt përmbushjes së këtij kushti kryesor për negociatat e pranimit në BE. Siç thashë, kemi nevojë të shohim tani sesi përkthehen ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Shpresoj që me diskutime të mëtejshme përfshirëse në Këshillin Politik, pas pushimeve të verës, të mund të gjejmë një zgjidhje të dakortësuar, të pranueshme për të gjithë aktorët e përfshirë.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konrad adenauer ndryshimet kushtetuese tobias rűttershoff konrad adenauer ndryshimet kushtetuese tobias rűttershoff

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë