LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike, Koço Kokëdhima prezanton “Platformën e lirisë”: Duhet një pakt kombëtar

28 Qershor 2019, 10:29 Nga DOSJA
Kriza politike, Koço Kokëdhima prezanton “Platformën e

TIRANË- Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka prezantuar sot atë që ai e quan “Platforma e lirisë” që do mund të nxjerrë vendin nga kriza. Kokëdhima shkruan se kjo krizë politike buron nga legjlislacioni ynë, nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe shkatërrimit të integritetit të zgjedhjeve.

Sipas kreu të Zgjidhja, ky pakt nënkupton një dakordësi kombëtare dhe mes të gjithë aktorëve politikë, grupeve të interesit, shoqërisë civile, trupave akademike, shtypit dhe inteligjencës, njerëzve të thjeshtë, rinisë, dhe të tërë të tjerëve shqiptarë të interesuar.

PLATFORMA E PLOTË

Partitë politike, shoqatat, grupet e interesit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe individë të pavarur, të mbledhur sot më 28 qershor 2019 konstatuan se vendi është i zhytur në një krizë ciklike politike dhe institucionale me pasoja shumë të rrezikshme afatshkurtëra dhe afatmesme për vendin.

Kjo krizë shumëdimensionale buron nga problemeve të mëdha që ka legjislacioni ynë, nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nga cenimi i rëndë i sovranitetit të popullit, shkatërrimi i integritetit të zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit, mungesa e vullnetit për të ndërtuar shtetin ligjor dhe mbizotërimi i kulturës së mosndëshkimit, qeverisja joefektive që gjithmonë e më shumë po distancohet nga interesat e popullit, demokracia e munguar në jetën dhe organizimin e partive politike, kriminalizimi i zgjedhjeve dhe i politikës.

Deklarimet, sjellja dhe qëndrimet e dy blloqeve politike po kontribuojnë në ashpërsimin e kësaj krize.

Për të zgjidhur dhe për të parandaluar rishfaqjen e krizave të tilla në të ardhmen dhe për të bërë të mundur që kjo krizë të zgjidhet në favor të Shqipërisë, ne vendosëm të firmosim e ndjekim këtë Platformë të Lirisë (Pakt Kombëtar) gjithëpërfshirëse dhe konsensuale të domosdoshme për zhvillimin dhe për realizimin e objektivave që kemi si shtet anëtar i NATO-s dhe vend që aderon hapjen e negociatave për antarsim në BE:

Ky pakt nënkupton një dakordësi kombëtare dhe mes të gjithë aktorëve politikë, grupeve të interesit, shoqërisë civile, trupave akademike, shtypit dhe inteligjencës, njerëzve të thjeshtë, rinisë, mëkatarëve dhe të tërë të tjerëve shqiptarë të interesuar.

Të gjithë pranojnë të angazhohen për realizimin e një reforme të thellë në gjithë korpusin legjislativ të vendit. Objekt i kësaj reforme duhet të jenë Kushtetuta dhe legjislacioni që rregullon çështje që janë të lidhura me sistemin qeverisës të vendit, Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhjen e Presidentit nga populli, institucionin e Kryeministrit, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe Kodit zgjedhor, ligjin për referendumet, ligjin për partitë politike, etj.

Reforma legjislative konsensuale duhet t’i bëjë reale dhe të zbatueshme parimet e demokracisë përfaqësuese dhe të demokracisë së drejtëperdrejtë, konsolidimin e institucioneve të shtetit të së drejtës dhe forcimin e kapaciteteve që garantojnë kushtetutshmërinë dhe kapërcimin e konflikteve të mundshëm mes tyre.

Palët bien dakort të pranojnë, por duke mos u kufizuar vetëm që:

a) Reforma Legjislative të zhvillohet si një proces intensiv mbarëshoqëror me asistencë ndërkombëtare dhe brenda një periudhe kohe 3-4 mujore.

b) Të shfuqizohen ose korektohen plotësisht ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008. Rreth 60-70 për qind e deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë të zgjidhen me sistem mazhoritar të korektuar me propocional kombëtar me lista të hapura.

c) Të ndalohen me kushtetutë kryebashkiakët, Presidenti i Republikës dhe Kryeministri që të zgjidhen për më shumë se dy mandate.

d) Të garantohen zgjedhjet nga ndikimi i strukturave qeverisëse dhe funksionet e tyre shtetërore. Qeveria e zgjedhjeve të jetë e përkohshme dhe me bazë të gjerë.

e) Të vendosen me ligj postet politike në administratë, ku të përcaktohet se kush mund të largohet në rastet e ndryshimit të pushtetit.

f) Të demokratizohen dhe depolitizohen zgjedhjet, me një KQZ dhe administratë zgjedhore tërësisht të pavarur; me një proces e ligj zgjedhor që garanton barazinë, ndershmërinë dhe lirinë e plotë të konkurencës mes partive dhe individëve, duke eliminuar favorizimin e partive të vjetra dhe diskriminimin e partive të reja. Në administratën zgjedhore të përfshihen individë nga institucione që janë larg politikës, numëruesit e votave të mos jenë përfaqësues apo militantë të partive politike. Kutitë e votimit të mos transportohen më të panumëruara.

g) Të respektohen rregulla strikte për financimin e partive dhe të vendosen ndëshkime penale për rastet e abuzimit dhe shkeljes së rregullave.

h) Të hetohen individët e përfshirë në skandale të trafikut të votës dhe të forcohet legjislacioni penal për ndëshkimin e abuzuesve dhe të shkelësve të rregullave zgjedhore.

i) Të hiqen barierat ligjore për referendumet. Për këtë të ndjekim modelet e vendeve demokratike europiane. Përmes referendumeve t’i jepet mundësi popullit të vendosë në mënyrë të drejtpërdrejtë për çështje nga më të ndryshmet që nuk cënojnë integritetin teritorial dhe sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Ne biem biem dakort që procesi i hartimit, negociimit dhe dakordësimit të Reformës Legjislative do të kryhet nga një komisjon politik gjithpërfshirës që mund të udhëhiqet nga një ekspert i Kombeve të Bashkuara, KE-së ose OSBE-së.

Kjo Platformë Lirie kërkon krijimin e një qeverie teknike me bazë të gjerë, me kohëzgjatje deri në zgjedhjet e ardhëshme të parakohshme dhe me mandat të:

1) përfundojë implementimin e Reformës në Drejtësi;

2) implementojë Reformën Legjislative dhe Reformën Zgjedhore për demokratizimin e sistemit;

3) të përmbyllë detyrat dhe marrëveshjen për çeljen e negociatave të pranimit në BE;

4) përgatisë dhe zhvillojë zgjedhjet e reja të përgjithshme dhe vendore të parakohshme.

Shqipëria nuk është vetëm e tre-katër njerëzve të gjithpushtetshëm. Ajo është e tërë shqiptarëve, prandajë pret t’i dalin për zot të gjithë ata që ndjejnë se ju rrjedh gjak shqiptar në zemër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima kriza politike platforma e lirise zgjidhja koço kokëdhima kriza politike platforma e lirise zgjidhja

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend