LIVE UPDATES
Ekonomi

KKT miraton lejen për zgjerimin e terminalit në Rinas, kalojnë projekte te Liqeni Tiranës

18 Mars 2022, 06:21 Nga DOSJA
KKT miraton lejen për zgjerimin e terminalit në Rinas, kalojnë

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi këtë javë një numër të konsiderueshëm lejesh ndërtimi e zhvillimi, apo ndryshime në ato ekzistuese, që përfshijnë projekte të institucioneve publike, por edhe private, në sektorë të transportit dhe turizmit. Konkretisht në sy bie leja e ndërtimit për shtesën e krahut verior në Aeroportin e Rinasit, që përkon me zgjerimin e terminalit të pasagjerëve. Në këtë projekt përfshihet edhe godina e re e policisë dhe zhvillues do të jetë koncesionari “Tirana International Airport” sh.p.k.

Projekti ishte lajmëruar edhe më herët kur u bë edhe kalimi i aeroportit nga grupi i “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright” tek blerësi i ri “Kastrati Group”.

Në atë kohë do të lakohej se zgjatja nga 22 vjet e konceisonit në 35 vjet do të bëhej kundrejt disa inevsimteve me vetë fondet e koncesionarit, që parashikonte një shumë 99 milionë euro së bashku me një sërë masash të tjera siç ishte reduktimi i tarifës për pasagjerët.

Të tjera vendime parashikojnë dhënie lejesh ndërtimi apo zhvillimi për resorte e komplekse rezidenciale në zonën e Vlorës, Dhërmiut, Jalit apo Himarës. Të gjithë këto janë projekte të reja ose ndryshime në lejet ekzistuese në disa raste. Për Tiranën janë miratuar disa leje ndërtimi e zhvillimi për banesa apo ndërtime shumëkatëshe, ku në sy bien disa projekte në nën emërtesën Tirana Lake.

Si p.sh. Për ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k. Leje Ndërtimi po në atë zonë u dha për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 1, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Një tjetër leje ndërtimi po te Liqeni është për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Vendimet e miratuara nga KKT datë 16 mars 2022

Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Tropojë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesa e krahut verior, projekti për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve të Aeroportit “Nënë Tereza” dhe godina e re e policisë, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Fabrikë për prodhimin e transformatorëve TM, TU dhe remontin e transformatoreve të fuqisë deri në 110KË dhe ambiente magazinimi”, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elektroinvest”.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kullë Radar”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Xhamisë së Plumbit”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvillues Agjencinë e Korperimit dhe Kordinimit Turk.
Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Mozaiku i Tiranës”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shumëfunksionale për Akademinë e Forcave të Armatosura”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 5001.
Leje Ndërtimi për objektin: “Baza Ajrore e Kuçovës”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 3001.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i godinës së laboratorit të komunitetit “Food4health”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godina e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Universitetin Politeknik të Tiranës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri” 1, 2 dhe 4 kate, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës “Xhezmi Delli”, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i Kopshtit Nr. 41”, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori””, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në Rr. “Sami Frashëri”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ALKonstruksion Group” sh.p.k.
Për ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 1, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje në Rr. “Vaso Pasha (Brigada 8)”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Texas Development” sh.p.k dhe “Daton” sh.p.k.
Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Objekt me funksion hotel “Ëave Hotel”, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “LTD Co” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në Dhërmi”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Miki Konstruksion” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Banyan Tree Hotel Resort”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dast” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik, rezidencial dhe shërbime”, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik, rezidencial dhe shërbime”, Faza 1, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil & Sea” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Vila banimi “Lola”, me vendndodhje në Rr. “Pavarësia”, Bashkia Durrës”, me zhvillues Z. Idajet Ismailaj.
Leje Zhvillimi për objektin: “Marina Hotel dhe struktura akomoduese rezidenciale”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residences Vlorë” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion shërbimi, në shëtitoren bregdetare”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ADHENIS” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hotelier dhe rezidencë me shërbime turistike”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group – Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe rezidencë me shërbime turistike, me vendndodhje në Radhimë, BashkiaVlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group – Construction” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks me funksion shërbim hoteleri dhe shtëpi të dyta”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Imeraj & AG Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues Znj. Flutura Andoni.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleksi kurativ “Kroi i bardhë”, me vendndodhje në Kurbnesh, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvilluesshoqërinë “Kunora Group” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë objekti industrial 1 dhe 2 kate dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Kamëz, me zhvillues Z. Ardjan Shashaj dhe Z. Skënder Pashaj.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Mali, në ujrat e patrajtuara të tubacioneve të ujësjellësit Bovillë, lumi Tërkuzë, Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Energji” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Hekal”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Age Erzen” sh.p.k.
Njoftimi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hartimin/miratimin e Planeve të Detyruara Vendor për njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga fatkeqësia natyore e datës 26.11.2019.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 30.12.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi këshilli kombëtar i territorit liqeni i tiranes rinas këshilli kombëtar i territorit liqeni i tiranes rinas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet