LIVE UPDATES
Ekonomi

Karburantet: Formula e Bordit mbulon 30% të shpenzimeve, rrezikohet furnizimi me naftë

18 Mars 2022, 06:12 Nga DOSJA

Prej gati dy javësh çmimi i naftës caktohet bazuar në një akt normativ të miratuar në datën 5 mars “Për disa shtesa në ligjin NR.8450, DATË 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre të ndryshuar”.

Qeveria ndërhyri për të fiksuar çmimet e karburanteve pas rritjes së ndjeshme të tyre në fillim të muajit mars, që arritën deri në 260 lekë për litër, nga 192 lekë, që ishte në fund të shkurtit, me një shtrenjtim prej rreth 35%.

Sipas formulës që përcaktohet në aktin normativ:

Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, në diskrecion të tij, çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme:

a) Çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit, në kushtet CIF Med, për gazoilin, e standardit SSH EN 590 2018, benzinën e standardit SSH EN 228 2018 dhe gazin e lëngshëm të naftës përkatësisht propan, butan dhe përzierjen e tyre;

b) Çmimit të përcaktuar në shkronjën “a”, të këtij neni, i shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton;

c) Për shoqëritë e tregtimit me shumicë lejohet një shtesë jo më shumë se 1 % mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi;

ç) Për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë jo më shumë se 5% mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

Në datën 14 mars, çmimi i fiksuar në tregun e pakicës ishte 211 lekë. Bazuar në formulën e aktit, çmimi që del nga blerja e naftës në bursa shtuar premion për ton dhe taksat e tarifat fikse (a+b+ taksa e tarifa) pa përfshirë shtesën për tregtuesit me shumicë e pakicë është 205 lekë për litër (shiko tabelën në fund). Shtesa për shitjen e shumicës (marzh fitimi jo më shumë se +1% e vlerës së blerjes) është 1 lekë, dhe ai është llogaritur mbi çmimin e blerjes pa taksa (102 lekë/litër), jo mbi çmimin final.

Ndërsa për pakicën shtesa (marzh fitimi jo më shumë se +5% të vlerës CIF-Premo+1% të shitjes me shumicë) është 5.1 lekë/litër, sërish e llogaritur mbi çmimin e blerjes prej 102 lekë/litër.

Por, operatorët e tregut pohojnë se shtesa për tregun e pakicës, prej 5.1 lekë për litër është më pak se 30% (27.2%) e kostove fikse për litër, që në total janë 18.7 lekë për litër.

Këto kosto fikse përfshijnë taksat vendore lejet mjedisore, kalibrimin, kontrollin e kasave, energjinë elektrike, pagat e punonjësve, sigurimet, tatim fitimi TVSH. Shpenzimet janë të detajuara në tabelën në fund, ku në total kosto mujore fikse për një pikë karburanti është mesatarisht 843 mijë lekë në muaj. Një pikë shet mesatarisht 1500 litra në ditë, apo 45 mijë litra në muaj, si rrjedhojë, kosto fikse për litër është 18.7 lekë.

Ndërsa për fitime as që bëhet fjalë, subjekteve në tregun e pakicës do t’u duhet të paguajnë nga xhepi mbi 70% të kostove fikse (5.1/18.7), ose rreth 13.6 lekë për litër.

Operatorët paralajmërojnë se sidomos për pikat e vogla, që nuk janë pjesë e zinxhirëve të mëdhenj, fiksimi i çmimeve pa marrë parasysh kostot fikse do të çojë në falimentime dhe shkurtime nga puna të punonjësve. Aktualisht, nga rreth 1500 pika që ka në vend, rreth 73% e tyre janë biznese të vogla. Ndërkohë që shumë pika do të shkurajohen të furnizohen me naftë dhe kjo mund të krijojë probleme në furnizimin me karburant, paralajmërojnë tregtuesit.

Në bursat ndërkombëtare, në datën 17 mars, nafta tregtohet me rreth 107 dollarë për fuçi, në rritje nga 100 dollarë që ishte dy ditë më pare./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi bordi i administrimit te karburanteve karburantet nafta bordi i administrimit te karburanteve karburantet nafta


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet