LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Kam një pikturë që quhet Fatos ‘Lubonja në alterego’, rrëfimet e Moza Ahmetit: Tregimi për Nexhmije Hoxhën që i c

2 Maj 2020, 14:34 Nga DOSJA
“Kam një pikturë që quhet Fatos ‘Lubonja në

TIRANË– Shkrimtarja dhe poetja Moza Ahmeti vjen në një rrëfim për ditët e karantinës. Mes pasionit për pikturën dhe letërsinë si bashkëshoqëruese e hershme, ajo gjen balancën e nevojshme të një shpirti të lirë.

“Karantina është fjalë e rëndë. Fillimisht ishim me frikën e virozës, pastaj filluan të krijojmë një vetëdije rreth saj, të mbrohemi e të kuptojmë armikun. Periudha ka qenë e vështirë, përshtatja po ashtu, sepse ishte një luftë psikologjike për t’u shkëputur nga të gjitha marrëdhëniet. Papritur, na u desh e të hedhim një hap prapa, që të mos kujtoj atë shprehjen e Vladimir Iliç. Ka reminishenca që lidhen me të kaluarën e izolimit tonë. Ke frikë që do ndodhë një farë mbylljeje që më pak nga të gjithëne e përballojnë”, thote Ahmeti.

Ka qenë pikërisht e kaluara, që i është rikthyer në forma e perceptime të ndryshme, herë si trysni, e herë si nevojë për të rrëfyer. Në shtratin letrar ajo risjell një ngjarje rinie që lidhen edhe me ditët tona.

Reminishencat e së kaluarës që nuk janë vetëm te unë, por edhe te brezi im. Mua më bënë që të reflektoj, për te shkruar tregime. Tani unë do t’u them tregimin. Ishte një grua që nuk e takuam kurrë, pavarësisht se unë isha poete e re. E quanin diktatore dhe ne patëm një takim simbolik. Dhe ky takim ishte për një poezi që ia kisha kushtuar të dashurit tim. E titulloja “Hiena me sy të kaltëremë” dhe kisha shkruar në fund, “prova e qëndresës sime”. Ajo e kishte lexuar dhe kishte menduar se unë aludoja për të”, kujton Moza.

Pas poezisë, erdhi dhe censura që për naivitetin e poetes së re, qe e pakuptimtë.

U bë një plenium për këtë libër, re të errëta në horizontin e letërsisë shqipe. Isha tërësisht e pavetëdijshme. Më pas Alfred Uçi më ndiqte kudo se donte të shkruante libër për censurën. Nuk dija si ta shpjegoja që poezia ishte për të dashurin. Ai më ndiqte, unë i ikja, derisa profesor Alfredi ndërroi jetë. Klëtë vit nga korona ndërroi jetë edhe diktatorja, dhe tani që të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pranoj, se diktati buron nga keqkuptimi dhe se frika ndërton fantazmën historike” thote Ahmeti.

Një tjetër bocet letrar merr shkas nga nja vizitë në varreza, ku mes boshit, shpirtrave dhe dy personazheve të pazakonte, shkrimtarja gjen mbase kuptimin e vdekjes, ku ligjësitë e jetës e humbasin peshën.

“Isha në varrezat e Luftës së Parë botëore në Francë. Ishte një luginë kryqesh prej druri pa fund. Nuk dija ku mund të ishin gjermanët dhe ku francezët. Shoh një vajzë të gjatë me flokë të shkurtra dhe një burrë të shkurtër si çifut me një posturë franceze. I thashë nuk po marr vesh ku janë gjermanët e francezët. Ajo me tha jane të tërë bashkë. I thashë si është e mundur dhe ajo më tha që ‘duhet të vdesësh për të qenë bashkë’. Ishte mesazh i papritur. Por, të kuptohemi, këto janë mesazhe letrare dhe ne do rikthemi shumë shpejtë në normalitet”, thotë shkrimtarja.

Nëse në letërsi arti është një kështjellë e pafundme fjalësh, kuadrot që shoqërojnë bisedën janë zhanri tjetër ku Moza flet përmes heshtjes e penelave, edhe për problemet e artit.

Piktura është një art memec që ka gojën më të madhe për të folur, është një art që nuk të lë asnjë herë në baltë. Më vjen turp që me një pikturë që mund të shes, fitoj më shumë se me një libër. Duhet të pranoj që tregu është i ngurtë, dhe për artin pbëhet pak. Burrat janë të zënë me politikë, dhe kjo politikë kaq e madhe, ja ku çoi te virusi”, thekson ajo.

Politika e burrave dhe piktura, pikëtakohen te një prej kuadrove të saj, një portret i Edi Ramës, përgatitur për një ekspozitë që nuk u bë.

Unë kam disa piktura që i kam kushtuar Ramës. Kjo që ju thoni është nga të fundit, ‘Rama, idil më 1997’ kur mori atë goditje. Çili m’u lut që të merrja një pikturë të Ramës që e kam bërë më 1997-1998 që e ka Fatos Lubonja. I thashë që do të bëj një portret tjetër. Është gjë tjetër, është perceptim tjetër. E panjohura e ndan, nuk është se unë di diçka më shumë se ti, thjeshte emocioni e mban”, thotë Moza.

Ndërsa analisti dhe publicisti Lubonja, vjen në dy pamje.

Kam një pikturë që quhet Fatos ‘Lubonja në alterego’. Është një titull i çuditshëm por titulli vjen pa u konsultuar dhe ashtu e lashë. Shoh te ai një personalitet të dyfishtë, personaliteti i interpretit të politikës dhe Tosin fëminor sikurse e njoh për aq sa e njoh”, sqaron Moza.

Në një kohë izolimi, ajo ëndërron ende Parisin, si në pikturat e saj. E në këtë përballje me botën, ndërsa gjendet larg saj, baza mbetet familja.

Po reflektoja sot që familja ime është një familje nga pikëpamja identiterare është nukleare, prindërit janë në Amerikë, një vajzë Italianë, tjetrën kanadeze. Vetë mbaj peshën e identitetit këtu ku jam, por imagjoni në këtë integrim transanacional, me një familje transnacionale, sa e vështirë është të ndërtosh një psiqikë puro vendase”, thote Ahmeti.

Si një qytetare e botës, poetja ruan kudo kujtime. Dhe në ditë, kur koha për të menduar mbizotëron, Ahmeti ka gjetur paqen.

“Pikturova nëpër rrugët e Parisit, u tregonin fëmijëve si pikturonin. Kam fjetur në hotele tëlira se kisha pak para. Me sakrifica gjithckca, dhe asnjëherë nuk do ti ndahem. Nuk dua liri në emër të të lirisë, por liri lëvizjeje. Kam kujtime shumë të bukura, kam jetuar fort, rëndë e bukur dhe jam e kënaqur, kam marrë shpërblime, studendët më duan, publiku më do, madje dhe armiqtë i kam të mirë”, thotë Moza Ahmeti.
Platforma që ajo ofron, për të kaluar këtë krizë të mendimit a besimit deri te nevoja për mbijetesë është më shumë se një listë këshillash.

Duhet solidaritet, të mos kemi turp të shtrijmë dorën për ndihmë, borxh ushqim, të lutemi, të trokasim në portat e njëri-tjetrit dhe të krijojmë solidaritet. Duhet të bëjmë dashuri dhe duhet të lidhemi me elemente të një kulture që e njeh qiellin, si joga”, sugjeron Moza.

Duke besuar fort te hapja, jo vetëm si formë natyrale e njeriut, ajo është shpresëplotë edhe për të ardhmen e kulturës.

Unë besoj se ka një zvhillim global të madh dhe s’ka sens që gjërat të rrinë mbyllur. Mendoj se çdo gjë do shkojë në normalitet”, pohon ajo. Ahmeti mbetet një nga zërat më të veçantë në mendimin dhe letrat shqipe.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture fatos lubonja mimoza ahmeti nexhmije hoxha fatos lubonja mimoza ahmeti nexhmije hoxha

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Maj 2020, 14:24

TIRANË– Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për ‘arratisjen’ në jug që bëri me aktorin e humorit, Romeo Veshajn. E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Ma...

Art&Argëtim 1 Maj 2020, 19:30

TIRANË -Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota, tregoi mbi krenar...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari