LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“S’ishte më më djalë ri, por një burrë i plakur”/ Rrëfimi i vajzës që takoi babain në burg, Polici: Recito një v

2 Maj 2020, 06:31 Nga DOSJA

ShqipërKishte ëndërruar net me radhë për atë takim, por kur ishte farë pranë të atit, polici i kampit i kërkoi të recitonte një vjershë për Partinë që ta lejonte ta takonte. Dhe kur e pa, ai nuk ishte më djali i ri që i kishin treguar në fotografi, por një burrë i plakur, i veshur me kapotë në mes të verës dhe i mbyllur në kafaz hekuri. Anila Seferi ka rrëfyer traumën e atij takimi që nuk do t’i shlyhet kurrë, bashkë me trishtimin që i shkaktojnë vuajtjet e padrejta të të atit.  Anila nuk e kishte parë kurrë të atin. I kishin dhënë një foto të tij kur ishte 32 vjeç dhe jetonte me atë imazh në mendje. Islami kishte tre fëmijë dhe Anilën, vajzën e vogël nuk e kishte parë kurrë. Kish kërkuar dorën e saj të vizatuar që të shihte sa ishte rritur. Bashkëshortja me fëmijët e tjerë shkonin shpesh ta takonin, por Anilën nuk e merrnin sepse ishte shumë e vogël për atë rrugë të vështirë e të paparashikueshme që ndërmerrnin ata sa herë niseshin drejt burgjeve me trasta. Islam Seferi ishte dënuar me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Kastriot Dervishi tregojnë që ishte arrestuar sepse kishte folur mirë për regjimin e Zogut dhe, kur u prishën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, ishte shprehur para shumë dëshmitarëve që shpresonte që vendi do kalonte nën një regjim perëndimor. Kur e arrestuan në fund të vitit 1963, kishte vetëm 7 vjet që ishte liruar nga dënimi i parë, pasi kishte kryer plot 12 vite burg. Atë kohë, ishte arrestuar në prag të marrjes së Tiranës nga forcat komuniste, më 16 nëntor 1944, gjithmonë për të njëjtin shkak: simpatinë e tij për Lëvizjen e Legalitetit dhe mbretin Zog. Në arrestimin e parë ishte 28 vjeç, bir i një familjeje të pasur tiranase, që merrej me tregtinë e lëkurave dhe riparime penash stenografike. I ati i tij, Aliu, kishte studiuar jashtë, si edhe Islami. Të gjitha këto binin në kundërshtim me forcën e re që po merrte pushtetin, e cila e dënoi me 20 vjet burg Islam Seferin, nga të cilat ai kreu 12 dhe me sekuestrim të pasurisë. As hetuesia, as vitet e burgut nuk e bënë të ndryshonte qëndrimet e tij zogiste dhe as të humbte guximin për t’i shprehur ato me zë të lartë. Ai kishte mbetur i njëjti, vetëm se këtë herë, ndryshe nga më parë, nga dënimi i tij do të vuanin edhe bashkëshortja dhe fëmijët që u rritën pa baba, veçanërisht Anila që nuk mundi ta njohë. Kërkesat e saj për të takuar babanë, familja ishte e detyruar t’i refuzonte, por pas shumë këmbënguljesh edhe të Islamit për të parë vajzën e vogël, vendosën që ta merrnin me vete në takimin e radhës që do të zhvillohej në kriporen e Vlorës, ku Islamin e kishin transferuar bashkë me të burgosurit e tjerë.

Atë ditë, Anila e ka rrëfyer për newsbomb, gati dy vjet më parë, pas një konference për krimet e komunizmit të zhvilluar në Tiranë, që ajo e ndoqi me trishtimin që i shkakton, kujtimi i të atit.

“Njoha për herë të parë babin tim në moshën 7-vjeçare. Çdo fund muaji, mami me fëmijët, pa mua, shkonte në burgjet anembanë Shqipërisë. Shoqërohej nga burri i tezes, nga njerëz që e donin tim atë dhe nga familjarë. Udhëtimet kanë qenë të vështira. Policia kur i shihte me çanta në duar i zbriste nga makinat e mëdha “Skoda”, për t’i munduar pasi e dinin që po shkonin në ndonjë burg për të takuar të afërmin e tyre.

Shpeshherë në  familjen time lexoheshin letrat e babit që i sillte nga burgu. Një ditë m’u kërkua që dora ime e vogël të vizatohej në një fletë sepse duhet ta shihte babi sa isha rritur, pasi do të filloja klasën e parë. Mami fliste me shumë dashuri në familje për babin dhe shumë herë në syrin tonë e bënte hero… për të mos e urryer se pse fëmijët e tjerë kishin baba dhe ne nuk kishim. S’e mbaj mend mirë, kjo pjesë më është treguar nga mami. Unë kërkoja ta shihja me insistim babin tim. Familjarët më tregonin foto të tij të moshës 32-vjeçare. Në atë foto unë shihja një djalë të pashëm me kostum dhe në imagjinaten time ishte ngulitur një djalë i ri me pamje të bukur.

Por ç’ndodhi? Meqë ishte verë dhe babi kishte instistuar nëpër letrat që t’ja sillnin vajzën e vogël ta shihte nga afër. Familjarët e mi më përgatitën një muaj përpara duke thënë që shumë shpejt do të shkojme të takojmë babain. Atë natë që më thanë për takimin me babain tim dhe shumë net të tjera kam fjetur me foton e tij. E ndjeja dhe imagjonja takimin me të, vërtetë e doja… po më thërriste gjaku edhe pse nuk e njihja. Puthja foton e tij dhe në mendjen time u fotografua fotoja e tij. Mbyllja sytë fort dhe shihja foton, përsëri i hapja dhe e ruaja që të mos e përthyeja. Dëgjova nga mami në atë kohë, sepse është gjëja që unë mbaj mend mirë, që do të niseshim për në Vlorë. Dëgjoja fjalën kripore, por nuk kuptoja gjë nga kjo fjalë. Arritëm në atë vend që ka mbetur në kujtesen time si një vend shumë i tmerrshëm. Zbritëm nga një kamion i madh. Shoferi i tij u tregua shumë bujar dhe për hir të fëmijëve, na dërgoi deri në kripore. Zbritëm nga kamioni dhe para syve të mi u shfaq një fushë, e rrethuar me tela me gjemba dhe brenda saj kafazë hekuri ku brenda tyre kishte nga një të burgosur, të cilët flinin në qiell të hapur. Së bashku me mamin afrohemi te rojet, u bënë kontrollet e duhura dhe në një moment një oficer i thotë nënës time: “Po këtë fëmijë pse e keni marrë? Nuk lejohet të hyjë brenda, është shumë e vogël!”

Në atë moment m’u shemb bota, më hyri frika se nuk do shihja babain tim, që kisha shumë net që flija me foton e tij, fillova te qaj. Oficeri më mori për dore dhe më dërgoi në një dhomë duke më thënë që mund të rrija aty dhe të prisja familjarët. Lotët e mi nuk pushonin, i fshija me cepin e mëngës se binin si rrëke. Filloja të qaja me zë, m ngashërim, kërkoja tim atë. Njëkohësisht i thoja oficerit: “Xhaxhi polici, unë dua të shoh babin tim. Unë jam vajzë e mirë. Unë di shumë vjersha për partinë. Ja mund të recitoj. Të lutem më lejo ta takoj babin tim”. U bëra problem, filluan të vinin shumë oficerë të tjerë, të cilët flisnin në telefon në atë dhomë ku unë po qëndroja duke qarë. Në atë kohë, dola me vrull në oborr, fshiva lotët dhe vështrova ata kafazë, të cilat më vonë do t’i quaja të mallkuara, pasi atëhere nuk kuptoja se pse njerëzit rrinin në këto kafazë prej hekuri. Në mes të kafazëve, dy sy me ngjyrën e detit, po më hidhnin vështrime të ngrohta, duke përcjellë  rreze ngrohtësie drejt meje. Oficeri më mori për dore dhe më hipi në kullën e tij, duke më thënë: “Recito një vjershë për partinë dhe xhaxhin Enver, pasi të mbarosh së recituari do të lejojmë të takosh babain tënd”. Fillova të recitoja vjershën dhe vështrimin e hidhja te kafazët. Kërkoja me sy gjithandej për t’u ndeshur përsëri me atë shikim. Sapo mbarova vjershën oficeri më mori përsëri për dore dhe u drejtuam nga kafazët prej hekuri. Kur shkova aty, qëndrova e shtangur, u drodha e tëra. Nuk po u besoja më syve, më hyri më keq frika, përpara meje nuk ishte burri 32-vjeçar që prisja të shihja, por një plak i veshur me një kapotë të zezë në mes të verës. Ai zgjati duart për të më marrë hopa, u fsheha pas fustanit të mamit, të gjithë rreth e rrotull po lotonin nga kjo skenë. Ishte e dhimbshme, nuk doja të pranoja që babi im ishte aq i plakur. Më mori më pas në krahë dhe me puthte, por fytyra e tij ishte engjëllore. Ai ishte kujdesur për pamjen e tij pasi do të shihte fëmijën për herë të parë. Më uli në prehër. Unë rrija para tij duke e vështruar drejt në sy. Dëgjoja familjarët që i thonin: të thamë që është kopja jote. Ai qeshte, qeshte dhe njëkohësisht nga sytë e tij ngjyrë blu rridhnin lot, lot që nuk u thanë derisa vdiq. Edhe sot e kujtoj atë ditë, mbeti në kujtesën time takimi i parë me babin tim”, ka thënë Anila, për newsbomb.

Ajo do takonte sërish të atin, por për pak kohë. Ai ndërroi jetë, pa gëzuar fëmijët dhe pasurinë që kishte vënë familja e tij me punë të ndershme dhe zotësi, pasi kreu 22 vite burg dhe punë nga më të rëndat. Vetëm e vetëm sepse kishte bindje të tjera nga ato të partisë në pushtet dhe nuk pranonte t’i fshihte.

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur anila seferi islam seferi anila seferi islam seferi


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 1 Maj 2020, 19:30

TIRANË -Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota, tregoi mbi krenar...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta