LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Agron Tufa publikon rrëfimin e Umberto Eco-s: Si më shpallën më 1993 person “non grata” në Shqipëri

2 Maj 2020, 06:22 Nga DOSJA
Agron Tufa publikon rrëfimin e Umberto Eco-s: Si më shpallën

Tiranë- Agron Tufa ka publikuar së fundmi një shkrim të tij, ku tregon rrëfimin e Umberto Eco-s, i cili rrëfen sesi e shpallën ‘person non grata’ në Shqipëri, në vitin 1993.  Eco tregon se sapo zbriti në portin e Durrësit, pushteti i atëhershëm, e ndaloi dhe e ktheu mbrapsht si “persona non grata” për shkak të bindjeve të tij të majta.

“Por sa zbrita në Durrës, pushteti i atëhershëm i djathtë, i Partisë Demokratike shqiptare, më ndaloi dhe më ktheu mbrapsht si “persona non grata” për shkak të bindjeve të mia të majta, pa arritur të kontaktoj dot me grupin e intelektualëve shqiptarë që, sipas fjalës, kishin dalë të më prisnin. Ju kuptova dhe, as që e vë në dyshim përgjegjësinë e kërkimit tuaj intelektual, që ju ka sjellë, me ndërgjegje të lirë, në pikëpamjet tuaja të djathta. Por që të mos i shmangemi pyetjes suaj në fillim, po ju rrëfej një rast të dhunshëm arrogance politike që më ka ngjarë në Shqipëri”, tregon ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

SI E SHPALLËN UMBERTO ECO-n “PERSONA NON GRATA” NË SHQIPËRI

Ka qenë qershori i vitit 2000 kur Umberto Eco erdhi i ftuar për një kurs leksionesh mbi semiotikën, në Institutin e Kulturave Europiane të Moskës, ku studioja edhe unë asokohe – i vetmi student shqiptar aty. Në fund të javës qenë vënë afishet në të gjitha ambientet e Universitetit të Shkencave Humanitare se të shtunën, mjeshtri i madh, shkencëtari i famshëm dhe prozatori lavdishëm i postmodernizmit do të jepte një konferencë shtypi. Në mbarë botën letrare, universitare e shkencore të Moskës ky ishte një “peshk i madh” për kureshtjen e elitës, duke pasë parasysh dhe faktin që Umberto Eco ishte gjerësisht i njohur dhe i lexuar në Rusi.  E shtuna e shumëpritur erdhi. Në orën 11.30, salla e madhe e konferencave të Universitetit qe mbushur cit dhe rrëketë e njerëzisë që mësynin dyert e sallës u mpiksën aq keq, sa mbetën të ngrira e të palëvizshme, pa asnjë mundësi tjetër për qenë të pranishëm brenda, andaj u sajua një lidhje me qendër zëri, që ta ndiqnin bisedën nga ambientet e jashtme, pa e prekur, ajme, me sy, aurën e gjallë të idhullit të tyre.
Dikur, me vështirësi të mëdha, i rrethuar nga një gardh profesorësh rusë dhe amazonkash që ngjanin më shumë me gardianë, ia behu edhe Eco. Për një kohë të gjatë i buzëqeshi vesh me vesh sallës në delir dhe ovacione, mandej zuri vend në qendër të një tavoline të gjatë, të mbushur me një radhë mikrofonash dhe vazo të mëdha lulesh. Ishte një zagushi e madhe, djersë e ufëm, por edhe qafa të tendosura që zgjateshin të shihnin fytyrën më të zgjuar mjekëroshe të planetit, që thuajse kishte humbur pas shkurreve të lulëzuara në tavolinë. Dukej e zhdukej vetëm vizllimi i reflekseve prej syzeve të tij tek shpërndanin mendjemprehtësi dhe inteligjencë spekulative, çka u sillte adhuruesve mahni, respekt e përulje. Dikur edhe Eco u këshillua me dy përkthyeset amazona, të cilat nxituan të zhdavarisnin retë e dendura të luleve. Kësodore u shpalua i qartë torsi simpatik i njeriut të madh. Dhe mjeshtri foli. Në sallë ra heshtja përdëllyese. Isha në radhët e para dhe e ndiqja pa vështirësi ligjërimin e tij gjithë batuta të kripura mbi formalizmin rus, strukturalizmin dhe semiotikën, ndërsa në ije ndjeja herë pas here goditjen e lehtë me bërryl të poetit Danjilla Davidov, krejt të përpirë nga adhurimi (një ditë më pas ai më dha dhe një poezi të shkruar posaçëm me atë rast).
Por nuk dua të ndalem në aftësitë oratorike të mjeshtrit të madh. Ai i hipnotizoi dëgjuesit me erudicion, gjetje origjinale plot xixëllima mençurie e sidomos humor të zgjuar paradoksal. Më intereson të kujtoj pjesën e nxehtë të përgjigjeve të tij për pyetjet e panumërta që i bëheshin nga salla.  Ja, në njërën prej pyetjeve do të ndalem dhe për faktin se atë pyetje e formuloi miku im poet, Danjilla Davidovi, që siç e kemi thënë, e kisha përbri:
– Mjeshtër, siç është gjerësisht e njohur, ju jeni një ndër personalitetet më ndikuese të inteligjencies europiane që, personalisht, i përmbaheni pikëpamjeve politike të majta. A ju ka ndodhur mjeshtër, që pikërisht për shkak të këtyre bindjeve ose frymës së këtyre bindjeve, të jeni ndjerë i padëshirueshëm në ndonjë ambient, lëvizje intelektuale në Itali, apo kund tjetër gjetkë? Pasoi një heshtje gjersa njëra prej amazonave përkthyese ia përcolli pyetjen të plotë rrëzë veshit, ndërkaq që Eco, me kokë të anuar, nuk ia ndante sytë atij që kishte bërë pyetjen, teksa tundte ritmikisht kokën e anuar. Mori drejtqendrimin dhe shpalli:
– Faleminderit për këtë pyetje kaq interesante… a e dini çfarë, zotëri simpatik? Jo… jo, më falni më parë t’ju pyes: ju vetë, çfarë pikëpamjesh ndani?… nëse, sigurisht, nuk përbën ndonjë sekret…
– Politike? – kërkoi të sqarohej miku im.
– O, sigurisht… për atë po flasim…
– E qartë. Ju siguroj, i nderuar mjeshtër, asnjë sekret s’ka dhe, nëse më lejoni, bindjet e mia të deritashme janë të djathta, e… në pastë gjë tjetër të rëndësishme, është fakti se këto pikëpamje, po të shprehemi figurativisht, i kam farkëtuar vetë në kudhrën e realitetit tonë. – Ju kuptova dhe, as që e vë në dyshim përgjegjësinë e kërkimit tuaj intelektual, që ju ka sjellë, me ndërgjegje të lirë, në pikëpamjet tuaja të djathta. Por që të mos i shmangemi pyetjes suaj në fillim, po ju rrëfej një rast të dhunshëm arrogance politike që më ka ngjarë në Shqipëri. Përveç habisë sime, ndjeva edhe bërrylin e fortë të Davidovit në ije.
– Ka ngjarë kështu, – vazhdoi rrëfimin Umberto Eco. – Në pranverën e vitit 1993, përkthyesja ime dhe një grup intelektualësh shqiptarë më ftuan në Tiranë me rastin e promovimit të romanit tim “Emri i trëndafilit”. Por sa zbrita në Durrës, pushteti i atëhershëm i djathtë, i Partisë Demokratike shqiptare, më ndaloi dhe më ktheu mbrapsht si “persona non grata” për shkak të bindjeve të mia të majta, pa arritur të kontaktoj dot me grupin e intelektualëve shqiptarë që, sipas fjalës, kishin dalë të më prisnin.
Ndërsa kishte ndërhyrë pyetja tjetër, ashtu i turbulluar nga ky informacion negativ, u rreka të kthjellohem në disa mospërputhje dhe, sapo mbaroi përgjigjen, unë tashmë e kisha ngritur dorën, derisa m’u dha fjala.
– I nderuar mjeshtër, a jeni i sigurtë se ky incident i papëlqyeshëm me Shqipërinë ju ka ndodhur në pranverën e vitit 1993?
– Po, po, për këtë ju siguroj… është një fakt i veçantë që nuk mund ta ngatërroj lehtë.
– Atëherë, mjeshtër, kam përshtypjen se logjika juaj ka një plasaritje të fortë dhe nuk përputhet me faktet…
– Continua a raccontare, prego…
– Sepse, mjeshtër, në vitin 1993, me sa di unë, ju keni botuar në Shqipëri vetëm një ese me titull “Tregtarët e apokalipsit”, në gazetën “Zëri i Rinisë”.
Umberto Eco ngriti të dyja duart lart në shenjë të thellë habie dhe, më shumë se mua, iu drejtua publikut:
– Si duket, po përballemi me një rekord të skrupulozitetit bibliografik! – tha dhe shtriu dorën me xhentilesë drejt meje, për të më lënë të vazhdoja.
– Jo, i nderuar mjeshtër, është një nder që s’e kam merituar ndonjëherë… thjesht këtu jam një student shqiptar dhe, asokohe, në vjeshtë 1993 kur është botuar eseja juaj, kam qenë redaktor i kësaj gazete. Ndërsa promovimi i romanit tuaj, për të cilin thatë se ju ftuan më 1993, nuk mund të ndodhte para se të përkthehej. Dhe siç e dimë mirë të dy, “Emri i trëndafilit” është botuar më 1998; atëherë pra, kishte vend t’ju ftonin në promovimin e tij, nëse një ftesë e tillë ju është bërë… Mirëpo, edhe sikur t’jua kishin bërë një ftesë të tillë në Shqipëri (dhe kjo do të kishte vend vetëm në vitin 1998, jo më parë), prapë na del një mospërputhje e madhe, tashmë e një natyre thelbësore: atëherë në pushtet nuk ka qenë e djathta, që t’ju kthente mbrapsht si “persona non grata”, për shkak të bindjeve tuaja të majta. Përkundrazi, që nga viti 1997 e deri tani që po flasim, Shqipërinë e qeveris pushteti i së majtës. Ata duhet t’ju kishin dëbuar për shkaqe bindjesh të majta. Po përse ta bënin këtë? Për shkak të bindjeve tuaja të majta? Ky do të ishte një oksimoron! Prandaj ju thashë se logjika juaj bart një plasaritje të thellë, trashësia e së cilës shkon plot pesë vjet distancë. Me çfarë logjike ta mbushim këtë thellomë, i dashur mjeshtër?
Gjatë gjithë asaj kohe kishte zotëruar një bunacë heshtjeje, por me të mbaruar pyetjen, salla u përmbyt nga mërmërima të sikletshme pakënaqësie, që për mua kishin një domethënie të padyshimtë: “Ja tani dhe ky shqiptar mistrec vjen e na prish festën!”.
– Epo, si duket, të nderuar kolegë, – iu drejtua Eco, tashmë sallës, jo me mua, – qenka dashur të udhëtoj gjer në Moskë për të dyshuar në besnikërinë e kujtesës sime… eh… njëherë tjetër do t’i jap një përgjigje më të përpiktë kolegut tuaj shqiptar… pa harruar ta falendoroj për një të dhënë me interes të madh për mua, si botimin tim të parë në Shqipëri të esesë “Tregtarët e apokalipsit”… – deshi ta mbyllte situatën diskomforte, por ndërkohë ishte ngritur në këmbë Danjilla Davidovi:
– Mos ndoshta mjeshtri i madh e ngatërron përvojën nga Shqipëria me ndonjë vend tjetër?
– Ndoshta, ndoshta… nuk e përjashtoj edhe këtë mundësi…
– Ju lutem shumë, – gjëmoi pizgë një zë nervoz prej femre, – ju vajzave moderatore! Mos e drejtoni diskursin në qorrsokaqe të tilla dhe… më falni… në çështje pa pikë interesi për ne… Sepse, më falni, mjeshtrin nuk e kemi ftuar t’i japë hesap kujt!
Pas apelit të saj, salla u shkund dhe dialogu me Eco-n rinisi, i ngrohtë, i gjallë, hokatar, me pyetje të rafinuara për çështje të mëdha e, natyrisht, me përgjigje të zgjuara që i shkojnë për shtat klasit të tij. 2006 NGA “Thembra e Akcilit”, MB, 2014

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur agron tufa umberto ego agron tufa umberto ego

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 1 Maj 2020, 19:30

TIRANË -Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota, tregoi mbi krenar...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë