Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Ish-ministri i Drejtësisë, dhe një nga eksponentët e rëndësishëm të Partisë Demokratike, Eduart Halimi ka njoftuar të gjithë miqtë e tij, se vjehrri i tij, Mark Kilica është ndarë nga jeta. Në një reagim në rrjetet sociale, Halimi thotë se për shkak të pandemisë Covid-19, që ka hyrë edhe në Shqipëri, ritet e nderimit dhe të ceremonisë mortore do të kryhen në një moment të dytë.
Postimi i plotë:
Pas njê semundje të gjatë ndërroi jetë në moshë 86-vjeçare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime. Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier, i cili ngriti flamurin në Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vëllai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia përkushtoi ndërtimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klarën dhe solli në jetë dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkëshorten time! Të dashur miq, shokë e të afërm,
Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte të ishte bashkë me ne, me familjen tonë, që të na gjendeshit në këtë ditë shumë të trishtuar për të gjithe ne, ashtu si dhe ne iu jemi gjendur. Por në kushtet në te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithë familja jone e mirëkupton plotësisht pamundësinë tuaj sipas rastit për të marrë pjesë në ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 pranë Medresesë në Tiranë dhe funeralin që nis në orën 12.00 për në varrezat e Sharrës!
Koha kërkon që të ndryshojmë zakonet tona shekullore dhe ne të gjithë ju mirëkuptojmë për këtë! Shëndeti juaj dhe i familjarëve tuaj është para se gjithash dhe mbi të gjitha!
Të gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka përkujtimore do të zhvillohen në një moment tjetër pas kalimit të situates me CoronaVirus. Ju falenderojme shumë për mesazhet tuaja! Në emrin tim dhe të gjithë familjes së bashkëshortes sime.
COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës. Rama ka njoftuar se po bëhet gati edhe transporti ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për qytetarët në vend, për të përballaur situatën me koronavirus. Në një postim të bërë sot në mëngjes, Me...
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se Albin Kurti sot ka thënë në parlamentin e Kosovës se Hashim...
TIRANË– Gazetarja Sonila Meço është përgjigjur pas sulmit të kryemnistri Edi Rama, i cili u shpreh se ishte e palogjikshme që të bëhej prova m...
TIRANË-Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Amba...
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapje...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama. Teksa ka akuzuar Ramën dhe ministre...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve, infermierëve dhe epidemiologëve, që kanë dalë në pension, që të bashkohen me personelin ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezult...