Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për të kufizuar lëvizjen, Veliaj theksoi në një intervistë për Euroneës Albania firmosjen prej tij të urdhrit për ndalimin e transportit publik urban në qytetin e Tiranës.
“Menjëherë pas intervistës, unë do nënshkruaj urdhrin që e bën efektiv bllokimin e transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku tashmë transporti është kufizuar, ka rënë me 70% fluksi i lëvizjes, duam që të bjerë edhe ky 30%. Virusi ka një kurbë të vetën, pra mbi të cilën vepron mbi popullatë, sigurisht që mënyra sesi afekton popullatën, është në përpjestim të zhdrejtë me masat që merren. Do të thotë, preken më pak banorë në një kohë më të shkurtër nëse merr më shumë masa dhe minimizohet në maksimum lëvizja. Kështu që do t’i besojmë shkencës, do t’i besojmë fakteve, do t’i besojmë realiteteve të ngjashme që kanë përballuar krizën, të cilat na thonë që – Po, janë disa masa absolutisht jo-popullore. Është jo-popullore t’i thuash fëmijëve – Mos luaj në këndin e lodrave. T’i thuash të moshuarëve – Mos luani domino. Edhe t’i thuash të tjerëve të ecin në këmbë nëse është absolutisht e nevojshme, ose me biçikletë siç bëjmë shpesh në Bashkinë e Tiranës”, theksoi Veliaj.
Ndërkaq në të gjithë Tiranën automjetet e Policisë Bashkiake kanë filluar zbatimin e udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj për informimin përmes qendrave të zërit në çdo lagje. Veliaj theksoi se kjo është një masë e domosdoshme për të informuar qytetarët kudo ku janë për masat parandaluese. “Teksa ne jemi duke folur, jemi shpërndarë me disa kamionçina në qytet duke bërë thirrje me qendra zëri. Jemi realisht në situatë lufte, por duhet të informohemi. Në këtë lloj beteje na duhet që secili të rrijë në shtëpi, si e vetmja mënyrë që çdokush të jetë i dobishëm
Më parë u kemi kërkuar administratorëve që të bëjnë dezinfektimin e ashensorëve dhe ndërlidhësit me komunitetin të raportojnë nëse ka raste të të kthyerve nga Italia”, tha Veliaj.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama. Teksa ka akuzuar Ramën dhe ministre...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve, infermierëve dhe epidemiologëve, që kanë dalë në pension, që të bashkohen me personelin ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezult...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se riskedulimi i kredive për personat dhe bizneset po diskutohet. Pas propozimeve të bëra nga kryeopozit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër gazetarët që kanë telefonuar numrin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë 127, për të provuar nëse përg...
TIRANË- Gjatë një dalje për mediet, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se për fat të keq parashikojnë qindra të prekur në Shqipëri nga ko...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se masat për minimizimin e përhapjes së koronavirusit do të vijojnë të ‘shtrëngohen’. Në një deklaratë të përb...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mjekun në videon e Bashës, i cili sipas tij kishte vizituar pa mjetet mbrojtëse 3 persona të prekur me koron...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka hedhur dyshime se helmimi masiv në shkollën “Janaq Kilica” në Fier mund të ketë qenë i nxitur politikisht. E ft...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje për të shtuar masat kundër koronavirusit. Në d...