LIVE UPDATES
Politike

“Bëni gallatë”, Sonila i përgjigjet Ramës pas kritikave për telefonatën ndaj 127-s: Eja më fut në karantinë, i shë

11 Mars 2020, 20:12 Nga DOSJA
“Bëni gallatë”, Sonila i përgjigjet Ramës pas

TIRANË– Gazetarja Sonila Meço është përgjigjur pas sulmit të kryemnistri Edi Rama, i cili u shpreh se ishte e palogjikshme që të bëhej prova me nurmin 127, që është vënë në dispozicion nga Minsitria e Shëndetësisë për kohën e Covid-19. Në një status në Facebook, Meço sqaron se ajo që ka bërë ajo është një shërbim publik pasi telefoni i saj ishte bombarduar me mesazhe dhe pyetje se përse nuk funksiononte ky numër. Gazetarja shprehet se ajo që bëri ajo në studio, teksa telefonoi live numrin 127 nuk ishte provë por verifikim, dhe se ai që mendon që po bëheshin prova, po bën një krim.

Ajo shton gjithashtu se kush mendon se duhet të futen gazetarët në karantinë, atëherë le të bëjnë, por do veprojnë me diktaturë, ashtu siç veproi Kina.

Sulm që nuk shpie kund, armiku i vërtetë quhet Covid-19. Disa propozojne, zgjidhja: gazetarët në karantinë, ekranet në karantinë. Kush mendon se bëjmë prova në ekran, kur në kohë reale verifikojmë nëse mijëra mesazhet e njerëzve me emra e mbiemra nëpër telefonat tanë dhe alarmi i gazetarëve në terren është se 127 nuk funksionon e ne në kohë reale qetësojmë publikun se operatoret janë në shërbim, po bën një krim. Po po krim. Imagjinoni gazetarin e Piazza Pulita, që hyn në Spitalin e Cremona-s, që sheh me dhjetra persona në terapi intensive e ndërsa mjekët janë në angazhim maksimal u merr intervistë, të dilte dikush e t’i thosh është kafshërore të bllokosh për ato sekonda mjekun se dikush po vdes. Gazetari po dëshmon, informon, sepse keqinformimi shton panikun. Po, unë mbrëmë isha në transmetim direkt. Telefoni, messengeri, ëhatsapp-i shpërthente nga njerëz që me emra e mbiemra më komunikonin se 127 nuk përgjigjej. Nuk e bëra publike, por nisa mesazh tek autoriteti, pa përgjigje. Gazetari në lidhje direkte më komunikon të njëjtën gjë. Në atë moment e përshëndetur nga autoritetet në studio, jo qeveritarë e as gazetarë, as sehirxhinj pa diplomë mjekësie a shkencore, por pjesëtarë të frontit të parë të betejës, marr 127-ën për të verifikuar nëse mund të ketë difekt, problem e të njoftohen autoritetet. 58 sekonda dhe operatorja me mirsjellje u përgjigj. I mora 10 sekonda, pyeta live dhe biseda dëgjohej nga gjithë publiku:

– A funksionon linja? Po
– Keni patur probleme teknike sot? Jo, por ka ngarkesë
– Ka shumë telefonata? Plot
– Po e mbyll mos ngarkoj linjën…

Qindra e mijra mesazhe me falënderuan, bashkë me autoritetet në studio për qetësimin e panikut. Imagjinoni në 10 sekonda shërbim publik. Në këtë betejë, e keqja quhet Covid-19. Nuk njeh as bindje politike, as cv, as diplomë. Jemi të gjithë të ekspozuar. Me prindër në moshë në shtëpi, fëmijë të trembur, familjarë të frikësuar. E keqja nuk ka emër tjetër.
Nëse doni të vini në karantinë gazetarë dhe ekrane bëjeni!
Nëse kjo lufton coronavirusin, bëjeni!
Kina e bëri me diktaturë dhe shtet të fortë.
Korea e Jugut me paisje novatore.
Italia e neglizhoi, vuri mend me vonesë, por gazetarët janë në raportim të çdo informacioni, nga funksionimini linjave tek sukseset e dështimet e autoriteteve dhe mjekëve.
Zgjidhni cila doni të jeni, por kuptoni se kjo betejë luftohet bashkarisht. Tani një pyetje kam për mendjet e ndritura që mendojnë se bëja prova me 127-ën. Po sikur të qe bllokuar, qoftë nga ngarkesa, sepse ndodh, apo nga një defekt teknik, kush do qe kafshëria e vërtetë, 10 sekonda verifikim për t’ju ardhur në ndihmë teknikëve e uljes së panikut të qindra e mijra telefonuesve, apo mosfunksionimi prej padijenisë dhe paniku i publikut? Dhe ju lutem kthejini ju përgjigje atëherë zonja e zotërinjve që na shkruajnë me emër e mbiemër, cdo minutë, duke na kërkuar informacion e ndihmë! Zonja e zotërinj, që na shkruani e komunikoni, nuk i pëlqen dikujt lart e afër atij lart që të na shkruani e dëshmoni. Falënderimet e këtyre ditëve po ua kthej mbrapsht. Për të shmangur panikun bëjmë gazetarin e përgjegjshëm, por nga sot bëjnë thirrje të na fusin në karantinë. E kanë bërë me mua edhe pa qënë ky i mallkuar virus në qarkullim. Por nuk është ky halli i shqiptarëve. As ne. Mos na bëni ne hallin e tyre. Jemi të gjithë në betejë, në mos si gazetarë, si prindër, bij e njerëz. Sa për ata që duan partinë më shumë se veten, fëmijën e prindërit, ju lutem pyesni autoritetet, para se të lëshoheni. Mjekë, shkencëtarë, njerëz në vijën e parë të betejës. Siç bëra unë mbrëmë,”- shkruan Sonila Meço.

Pa përmendur emra, kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër gazetarët që kanë telefonuar numrin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë 127, për të provuar nëse përgjigjen. Ajo që e telefonoi live numrin 127 një natë më parë ishte Sonila Meço. Gazetarja e telefonoi live në emisionin e saj dhe vajzës që iu përgjigj i tha se e bëri sa për ta provuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sonila meço edi rama sonila meço

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim