Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama. Teksa ka akuzuar Ramën dhe ministren Manastirliu se po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ka publikuar një video, lidhur me rastin e vdekjes së 73-vjeçares në Durrës, pasi ishte e prekur nga koronavirusi.
Sipas Bardhit është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.
REAGIMI I PLOTË I GAZMEND BARDHIT:
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!
Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.
Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.
As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës.
Reagimi i Bardhit vjen, pasi Ogerta Manastirliu, tha paditen e sotme në një deklaratë për mediet se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezultuar të pastër.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve, infermierëve dhe epidemiologëve, që kanë dalë në pension, që të bashkohen me personelin ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezult...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se riskedulimi i kredive për personat dhe bizneset po diskutohet. Pas propozimeve të bëra nga kryeopozit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër gazetarët që kanë telefonuar numrin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë 127, për të provuar nëse përg...
TIRANË- Gjatë një dalje për mediet, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se për fat të keq parashikojnë qindra të prekur në Shqipëri nga ko...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se masat për minimizimin e përhapjes së koronavirusit do të vijojnë të ‘shtrëngohen’. Në një deklaratë të përb...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mjekun në videon e Bashës, i cili sipas tij kishte vizituar pa mjetet mbrojtëse 3 persona të prekur me koron...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka hedhur dyshime se helmimi masiv në shkollën “Janaq Kilica” në Fier mund të ketë qenë i nxitur politikisht. E ft...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje për të shtuar masat kundër koronavirusit. Në d...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë më gazetarët tha se është koha për veprim të shpejtë e jo për propagandë. Basha prez...