LIVE UPDATES
Insights

Vrasësit e Bedrie Lokës

8 Janar 2024, 15:34 Nga Nga Anila Basha
Vrasësit e Bedrie Lokës
anila basha

Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër në Tik Tok mori treditëshin e radhës së vëmendjes publike. Vëmendje online me më shumë komente të gjinisë femërore, pa shumë mundim, në internet. Këtë po bëj edhe unë, po protestoj, duke shkruar e postuar këtë “sprovë”, me të vetmin ndryshim, se po e bëj ditën e pestë të “çudisë”.

Kam edhe interes personal, përveç profesionalit. Unë vetë, bashkë me familjarë të mi, jemi bullizuar në të njëjtën formë, si e Bedries. Por, ne nuk e vramë veten. A sepse nuk kemi sedrën e Bedries ose Xhemalin e saj? Apo ngaqë nuk jetojmë në Vadardhë të Sukthit të Durrësit, ku e vetmja mundësi që të dalësh disi e larë nga një damkosje lokale morale, është vdekja?! Këtë nuk di ta them me siguri.

Bedrie Loka gruaja që lindi dhe rriti, 3 djem: 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 1 vajzë 10 vjeçe, ishte vetë në vitin e 41-të të jetës. Punonte si kafshë tërë ditën sa në fasoneri, sa në shtëpinë e fshatit, ku duhej të kujdesej për 4-fëmijët e gjithçka tjetër mbijetese, pa burrin në krah, Xhemalin, emigrant.

Në dhjetor 2022, Bedries i hapën në Tik Tok një profil falso me foton e saj, ku shkruhej: “Kjo është k**** e fabrikës së Sukthit k******* e Sukthit kjo q**** me lekë”.

Dikush ia donte të zezën Bedries, punëtorët e fasonerisë, kushërirat e saj?! Dikush që e urrente aq shumë sa ta damkoste fort në Tik Tok, si “kurvën” e fshatit. Dikush që postonte komente dhe filmime denigruese, për ta përvëluar moralin e saj. Ku? Në fshatin Vardardhë. Në fasonerinë e Fllakës. Madje në mbarë Sukthin pranë Durrësit.

Bedrija e tronditur dhe pa përkrahje, nxitoi në ditët e fundit të 2022, ta denonconte në Polici këtë masakër Tik Toku, duke u lutur të gjendeshin fajtorët dhe të mbyllej profili falso që po i dërrmonte fëmijët, më shumë se atë vetë.

Policia, prokuroria dhe fasoneria, për plot 1-vit nuk i gjeti fajtorët. Damka dhe komentet e “kurvës së Sukthit”, në foton Tik Tok të Bedries, mbeten gjatë aty, nuk u hoqën. Bedrie Loka hoqi dorë nga jeta e saj, duke u vetëflijuar në 2 Janar 2024. Në grahmat e fundit të frymës, i tha të birit: “Unë për nder rroj…mamanë nuk e ke ashtu si thonë”.

*****

Pas vdekjes dëshpëruese të Bedrie Lokës, filloi masakra e dytë ndaj saj. Kërkimi i fajtorëve, i drejtësisë, pikërisht nga ata që e çuan Bedrien, në farmaci, për të blerë helmin. Mediatizimi i një ngjarje, përkon si gjithnjë me shtetin “në këmbë”. Të gjithë në mbrojtje të Bedries, tashmë që ajo është e vdekur.

Dhe, aty-për-aty, shteti i “Sukthit” tregohet profesionist dhe kategorik. Zbulon “fajtorin”. Arreston bashkëshortin e Bedries, brenda në shtëpi, e rras brenda, i gjen një automatik model ‘97 në plevicën ku jetonte bashkë me Bedrien dhe 4- fëmijë. I sekuestron telefonin. Aty sherifi i Sukthit lexon çudira. Xhemali i shkruante si harbut mesazhe kërcënuese Bedries, i çonte “Tik-Tokun” e saj. I kërkonte llogari ‘kurvës së fshatit, nuses së Xhemalit’.  E pra! Ja, pikërisht për shkak të një hetimi të thellë dhe intensiv të Policisë së Sukthit, u gjet fajtori dhe arma e krimit. Ai është Xhemal Loka që me telefonin dhe sjelljen e tij kriminale ndaj bashkëshortes, shkaktoi vetëvrasjen e saj. Ndërkohë që, ekspertët kibernetikë të Sukthit, prej një viti janë në fund të hetimit dhe po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok me profilin fals të Bedrie Lokes.

Ja pra, ngjarja u sistemua. Media u vu në ullukun e lajmit të drejtësisë, me të njëjtin stil të njëtrajtshëm komunikate.

 *****

Po të shkruaj diçka për indiferencën e organeve shtetërore, mungesës së drejtësisë në çdo hallkë të saj, do duket sikur përsëris klishenë “Serbia nuk e njeh Kosovën”.

Po e tentoj ndryshe. Sikur gruas së Sherifit të Sukthit apo Prokurorit të Durrësit, gruas së Metanit apo Dumanit, pa harruar bashkëshortet e KLGJ-istëve apo KLP-istëve, t’u hapej nga një profil falso në Fb ose TikTok e të etiketoheshin si Bedrija, por në vend të fabrikës së Sukthit të vendosej ‘fabrika e drejtësisë, policisë, prokurorisë’ e ku gruaja që do damkosej ta bënte adulterinë jo për lekë, por ca më keq ‘për qejf’, çdo bënte magjistrati ynë vallë? Po Sherifi i Sukthit apo ai i Durrësit?

Do prisnin një vit në pritje të fostoksinës? Do kritikonin gruan me mesazhe etike, se mos ky ngacmim publik mund të kishte diçka të vërtetë, apo më me qytetari akoma, do prisnin me vetëmohim, reagimin, si i thonë “kryesisht” të shtetit ligjor edhe pse gruaja bashkëshorte nuk kishte protestuar fare me denoncim…

Natyrisht që do ngrihej shteti me gjithë TikTok në këmbë në një rast të tillë. Hakun e nderit të gruas së “shtetit”, shteti e merr gjithmonë.

Më kujtohet një episod natën e së hënës të 21 korrikut 2008, në parlamentit shqiptar:

Sali Berisha: Fundërrinë do të bëhet jot motër? Prostitutë motelesh do të bëhet?

Taulant Balla: Po si nuk të vjen turp…

Sali Berisha: Dëgjo o qelbësirë mu…më kupto apo jo. Jot motër të shkër…. hoteleve apo moteleve?

Taulant Balla: O zotëri të vijë turp për këto që thua.

Taulant Balla kallëzon Sali Berishën para nja dy vitesh në SPAK, në emër të Politikës. Në 30 Dhjetor 2023, ditën kur bleu fostoksinën Bedrija, Sali Berisha u vendos në “arrest në shtëpie”. Taulanti dërgon tek dera e Saliut, Pëllumb Mollën, policin e tij besnik, për t’u sigururar se “haka e motrës” i shkoi në vend.

Pra, është çështje nderi, jo politike apo drejtësie si mendojnë shumë komentues të ngjarjes tre ditore të Sukthit…

Po hakën e Bedries dhe shumë të tjerave kush do e marrë?

Kjo është pyetja për vrasësit e saj.

bedrie loka

Sondazh

Poll
Insights 6 Janar 2024, 14:13 Sonila Meço

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Sonila Meco Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën ni...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet