LIVE UPDATES
Insights

Vdekja e ngadaltë e qytetit

Zakonisht gëzimi i daljeve pasdite “ke ura”, përveç muhabetit për shtatë palë qejfe ishin edhe “petllat e Meleqes”, që ajo i bënte me maja birre, me formën si top, mbi një tepsi të madhe plot me vaj, mbi një zjarr të ndezur në mes të oborrit.

12 Janar 2023, 21:24 Nga Flora Xhemani Baba
Vdekja e ngadaltë e qytetit
Flora Xhemani Baba

Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave. Por e vërteta është që jo vetëm fshatrat po vdesin dalngadalë para syve tanë. Edhe qytetet e vogla po pësojnë të njëjtin fat. Në lagjen time të vjetër pothuajse nuk ka mbetur më askush. Vetëm në rrugicën tonë, që ne shpesh e quanim edhe “gryka jonë” kishte më shumë se njëzet familje me nga katër, pesë e më shumë anëtarë, çka bënte që rrugica të gumëzhinte nga mëngjesi herët, e deri në darkë vonë, nga zërat e fëmijëve të moshave të ndryshme, sipas orareve të shkollës e në buzëmbrëmje dimër-verë nga e gjithë lagjjja. Kalamajtë duke luajtur, gratë e gocat me grepat e shtizat në dorë duke bërë muhabet e burrat duke lozur lart ke Sopi Xhemerit. Zakonisht gëzimi i daljeve pasdite “ke ura”, përveç muhabetit për shtatë palë qejfe ishin edhe “petllat e Meleqes”, që ajo i bënte me maja birre, me formën si top, mbi një tepsi të madhe plot me vaj, mbi një zjarr të ndezur në mes të oborrit.

Nga vitet ‘90 e deri tani, në lagje kanë mbetur vetëm dy-tri plaka dhe dy-tri familje por asnjë fëmijë. Nga Kaditë ka mbetur vetëm Saidi, Dy Kollçakët nuk janë më asnjëri, madje nuk janë më as ata që blenë shtëpinë e Kollçakëve. Zaja ka ikur jashtë me të gjithë familjen dhe shtëpia tashmë është e rrënuar. Te familjet “Arapi” ka mbetur vetëm non Xhija me Bukurijen. Nga fisi i madh i Kazive ku ishin gati dhjetë familje, ka mbetur vetëm Lala me Gjenin. Dizdart’ kanë kohë që janë shpërngulur e nuk e di nëse shtëpinë së fundi e ka blerë dikush apo jo. Nga ne Xhemont’ vetëm xhaxhi Gimi dhe Sadiku. Po të dalim pak jashtë rrugicës, Mancakt kanë kohë që kanë ikur në Gjermani e Amerikë. Edhe ke Sedjat, Rrema së fundi e kishte shitur shpinë. Nga Rricat ka mbetur vetëm Sula me Mirsijen që shkojnë e vijnë në Itali, ndërkohë që Çim Rrica është shpërngulur nga lagjja në qendër (të paktën lajm i mirë që nuk ka emigruar). Fatmirësisht janë ende aty dy çunat e Xhe Merit, vëllerzërit Babamusta. Ke Ajdint’ me ikjen e Sherbetit nga kjo jetë Ylja iku në Gjermani. Kollçakët e tjerë kanë ikur prej vitesh, shtëpia është e shkretë. Te Gegët, familja me shumë vëllezër, ka mbetur vetëm Çilja. Edhe Xhihont’ fisi që popullon gjysmën e lagjes së poshtme, janë pakësuar ndjeshëm duke u spostuar përfundimisht nga lagjja. Pak më poshtë familja e Murat Kollçakut është e gjitha e ikur dhe me vdekjen e dy pleqve, dykatëshja e madhe është kthyer në rrënojë. Te Kasat ka mbetur vetëm Goni kurse në fisin tjetë të madh të Gosenve, shumica kanë ikur prej vitesh.

Në lagjen e sipërme është pak a shumë e njëjta gjë dhe me një bilanc përfundimtar, në zonë nuk ka mbetur më shumë se 20% e popullsisë së dikurshme, shumica të rritur ose të moshuar. Nga Klubi Romës, deri tek autostrada, lagjja kishte më shumë se dhjetë dyqane ushqimore, dyqane materialesh ndërtimi, parukeri, dhe disa kafene. Tani nuk kanë mbetur më shumë se dy a tre gjithsej gati për t’u mbyllur nga mungesa e blerësve. Mungesa e fëmijëve është një fakt i trishtueshëm, që të çon në përfundimin se pas pak vitesh kur pleqtë e mbetur të kenë shkuar në fundin e rrugës së tyre, lagjja do të tkurret edhe më shumë ose do të pushojë së ekzistuari. Tkurrja vitet e fundit ka ecur me ritëm galopant sepse mbaj mend që gjatë fëmijërisë së çunave tanë, në lagje kishte ende gjallëri. Tani jo më. Kjo është pasqyra e lagjes time Zguraj në Kavajë. Por besoj se është pak edhe pasqyra e çdo lagjeje të çdo qyteti të Shqipërisë, sidomos e qyteteve të vogla, që po zbrazen përditë, pa zhurmë e bujë, duke u thithur nga cikloni i emigrimit ose i shpërnguljes në qytetet e mëdha. Nuk ka trishtim më të madh se shtëpitë e braktisura, ku sot nuk jeton më askush e që nesër me shumë gjasë, do të bëhen gjahu i peshkaqenëve të ndërtimit, që do t’ua blejnë për dy aspra pinjollëve që nuk kanë shkelur kurrë aty, për të ndërtuar aty blloqet e banimit të mijëvjeçarit të ri, të cilat po ata pinjollë do t’i blejnë sa frëngu pulën.

flora xhemani baba

Sondazh

Poll
Insights 7 Janar 2023, 14:11 Agim Xhafka

Endacaku...

Agim Xhafka Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç...

Insights 6 Janar 2023, 11:05 Kristi Pinderi

Si t’ja themi profesorit

Kristi Pinderi Përgjigje Artan FugësKa një problem interesant te dilema nëse duhet t’i përgjigjesh Artan Fugës për...

Insights 6 Janar 2023, 11:02 Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Artan Fuga Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për ...

Insights 29 Dhjetor 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj