LIVE UPDATES
Insights

PROPAGANDA/ Analizat më shpejt se një kafe për VIP-at... përse na shërbeu drama e Luiz Ejllit?

Dy raste, kaq mjaftojnë për të treguar fytyrën e vërtetë të një farse që na ushqehet çdo ditë nga televizioni dhe politika. Ministria e Shëndetësisë duhet të dalë dhe të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh. Është e vërtetë që ka fluks për shkak të gripit dhe pandemisë që ende qarkullon, por kjo nuk do të thotë që një fëmijë ta lëmë të vuajë, madje t’i rrezikojmë dhe jetën; ndërsa një personi më të njohur për publikun t’i shtrojmë edhe një tapet të kuq.

11 Janar 2023, 15:14 Nga k.m.
PROPAGANDA/ Analizat më shpejt se një kafe për VIP-at...
Luiz Ejlli

TIRANË- 2 ditë zgjat çudia më e madhe në këtë vend, por këto të fundit në vendin tonë janë bërë të padurueshme për shkak të një drame që ka kapluar vendin; a është vërtetë sëmurë Luiz Ejlli? Një fjali e thënë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri mori dhenë duke u bërë kryefjalë bisedë në çdo tavolinë, shtëpi e mëhallë. Kudo flitet për këtë ndodhi. Por ajo që diskutohet është vetëm kjo; mashtroi apo jo?

Disa detaje lihen jashtë, pa u vënë re nga publiku, që ndoshta (edhe shpresojmë që kështu të jetë) nuk e kanë parë kurrë derën e spitalit me sy. Askujt nuk i bëri përshtypje që një "VIP", s'ka rëndësi se kush, u nxorr nga shtëpia, shkoi në spital dhe për të u kujdesën menjëherë. Ashtu siç edhe u servis nga kamerat që e ndiqnin hap pas hapi këngëtarin, dukej spitali i ndriçuar, pa asnjë këmbë njeriu që të priste radhën. Madje dyert iu hapën vetë nga brenda. Menjëherë Luizi u drejtuar në sallën ku bëhen grafitë, dhe aty u shkëput transmetimi. Nuk e morëm dot vesh kurrë nëse pagoi para për filmin, siç ndodh me ne të vdekshmit e tjerë kur shkojmë në spitalet SHTETËRORE. Çmimi i filmit varet sipas tij, ka ditë që kushton 5, ka të tjerë që kushton 10 mijë lekë. Për VIP-in që shoqëronte "TopChannel", ishte falas çdo gjë.

Pra, edhe njëherë, e marrim hap pas hapi. Luiz Ejlli del nga shtëpia, shkon në spital, nuk ka radhë, i hapet dera, merr menjëherë për çështje sekondash të gjithë kujdesin e nevojshëm nga mjekja roje (kjo e fundit mund të ketë qenë apo jo e vetme në turn, këtë detaj nuk e dimë).

Si për të hequr vijën e krahasimit, po dje, një baba i revoltuar shfaqej po në të njëjtin television, me mikrofon dhe me kamera pas tij, teksa kërkonte ndihmë për të birin. Me lot në sy, duke bërtitur për fatkeqësinë që po i bëhej, kërkoi me zë të larta që ta dëgjonin të gjithë një pediatre që t’i vizitonte djalin. Edhe pse pretendonte se kishte 5 orë që priste në radhë, shmangin me argumentin se një tjetër fëmijë kishte ndërruar jetë, ndaj nuk prisnin dot askënd. Për mikrofonin e Top Channel, në emisionin "Shqipëria Live", burri në fjalë shprehet se e ka dërguar fëmijën e sëmurë në spital dhe prej më shumë se 5 orësh që prisnin aty, asnjë mjek nuk ia kishte vizituar.

“E kam sjellë fëmijën që dje në darkë. Zonja infermiere as e ka vizituar, asgjë, më thotë merre çoje në shtëpi sepse këtu ka vdekur një fëmijë thotë dhe kemi problem thotë, ta vizitojmë. Gjeni ju si ta vizitojmë fëmijën. Nuk i ka bërë asgjë, as gjilpërë, as serum, më bën edhe kërcënim, lajmëro policinë thotë. Zonjë për çfarë, i kam bërë filmime, pse më bën filmime thotë, urdhëro filmimet,”- tha qytetari dhe tregon videon.

Cila është lidhja mes dy rasteve? Spitali! Në rastin e një personazhi VIP, ashtu siç edhe ndodh fjala bie kur shkon për vizitë numri një i qeverisë, çdo gjë është xixë, e pastër, e rregullt…spital. Për të vdekshmit e thjeshtë, ka stola plot ku mund të rrijnë dhe të presin radhën. Nëse janë të paduruar, mund të shkojnë në cilindo spital privat që mund të përballojnë për diçka që i shqetëson. Fakti që paguhen taksa dhe sigurime shëndetësore nga secili, nuk vlen për asgjë. Askujt nuk i intereson. Dy raste, kaq mjaftojnë për të treguar fytyrën e vërtetë të një farse që na ushqehet çdo ditë nga televizioni dhe politika. Ministria e Shëndetësisë duhet të dalë dhe të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh. Është e vërtetë që ka fluks për shkak të gripit dhe pandemisë që ende qarkullon, por kjo nuk do të thotë që një fëmijë ta lëmë të vuajë, madje t’i rrezikojmë dhe jetën; ndërsa një personi më të njohur për publikun t’i shtrojmë edhe një tapet të kuq.

Frenezia nuk mbaron vetëm me shtetin, se kjo do ishte e keqja më e pakët. Problem jemi dhe ne. Unë, që po e shkruaj këtë koment, ti që po e lexon, ne të gjithë. Si ka mundësi që për personazhin në fjalë, dje u mblodhën njerëz drejt spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe e prisnin jashtë derisa u kthyer për në Kashar. Për fëmijën që rrezik edhe sot pret për një përgjigje nga mjekët, a foli kush? Po për fëmijën që u mbyt nga nëna e vetë në Shkodër, për të cilin spitali dhe mjekët as që e konsideruan se kishte ardhur në këtë botë me të drejta të barabarta për të gjithë. E dinin që e ëma nuk e donte; nuk e dërguan në shtëpinë e fëmijës, por as nuk e ndihmuan të ëmën që të përballonte psikologjikisht rolin e ri që po merrte. Përfundimi ishte tragjik dhe ne drejtojmë vetëm një gisht nga fajtori. Për ne është nëna, në një rast tjetër babai, në një rast tjetër familja më e gjerë. Asnjëherë shteti. Askush nuk flet dhe ngre zërin për gjërat që na takojnë. Vetëm hapim gojën dhe impresionohemi nga shërbimet private dhe mënyrën sesi trajtohen të tjerë më pak më shumë famë se ne, apo para se ne. Nëse dhe këtë ngjarje nuk e quajmë skandal, atëherë çfarë është i tillë?

*Sqarim: Ky artikull nuk ka lidhje me Luiz Ejllin dhe me historinë e tij, të trilluar apo jo…

luiz ejlli ministria e shendetesise

Sondazh

Poll
Insights 7 Janar 2023, 14:11 Agim Xhafka

Endacaku...

Agim Xhafka Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç...

Insights 6 Janar 2023, 11:05 Kristi Pinderi

Si t’ja themi profesorit

Kristi Pinderi Përgjigje Artan FugësKa një problem interesant te dilema nëse duhet t’i përgjigjesh Artan Fugës për...

Insights 6 Janar 2023, 11:02 Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Artan Fuga Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për ...

Insights 29 Dhjetor 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj