LIVE UPDATES
Insights

Si t’ja themi profesorit

Për shembull, dy nëna lezbike që rrisin dy vajzat e tyre në Shqipëri duan që të figurojnë në çertifikatat e binjakeve të tyre. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut. A mundet ti thuash një nëne apo edhe një babai apo dy prindërve çfarëdo që ata nuk kanë të drejtë të figurojnë në çertifikatat e fëmijëve të tyre?! A mundet ne të jemi një shoqëri që nuk ua lejojmë fëmijëve tanë të jenë fëmijët tanë?!

6 Janar 2023, 11:05 Nga Kristi Pinderi
Si t’ja themi profesorit
Kristi Pinderi

Përgjigje Artan Fugës
Ka një problem interesant te dilema nëse duhet t’i përgjigjesh Artan Fugës për gjërat konfuze që ai thotë në lidhje me seksin, biologjinë, ligjet, Kushtetutën. Problemi është ky: ç’mënyrë mund të ndjekë njeriu për t’ia mësuar një profesori universiteti disa gjëra që ai duhet ti kishte mësuar vite më parë, e që sot duhet më së paku të ishte duke ua mësuar studentëve në auditorët e universiteteve? Për shembull, si t’ja kumtosh një profesori i cili është anëtar i Akademisë së Shkencave, lajmin se seksi ndryshon nga gjinia? Apo se biologjia nuk është determinantja absolute në përcaktimin e gjinisë, se ka rol të madh sidomos kultura, mënyra si ne i socializojmë fëmijët, lodrat që u japim për tu rritur, veshjet, ngjyrat që përdorim për të lyer dhomat e tyre, toni i zërit me të cilin u drejtohemi, tolerimi, ose mostolerimi që u bëjmë disa sjelljeve apo disa të tjerave, mesazhet përsëritëse (shpesh në mënyrë kompulsive e mekanike) me të cilat rriten ndryshe djemtë e ndryshe vajzat, pritshmëritë kulturore që e kufizojnë po ndryshe rolin e një vajze e ndryshe rolin e një djali. Pra, si t'ia komunikojmë lektorit të teorive të komunikimit idenë që është shoqëria, kultura ku njerëzit lindin ajo që ua komunikon dhe ua policon rolet njerëzve që ditën e parë kur lindin (madje që pa lindur akoma)?

Me kulturë nënkuptojmë jo vetëm këngët e Irmës dhe Erandës, jo vetëm xhubletat, as vetëm zërin e Irini Qirjakos, as vetëm çiftelinë, qilimat, recetat e ushqimit, as vetëm spektaklet e Vera Grabockës, apo skicat a çitjanet e Edi Ramës, por sidomos familjen dhe karakterin e saj, që më shumë se njësi biologjike është, siç e përcakton Martin Packer, “një mjedis i organizuar kulturalisht”, pra një kulturë brenda së cilës ne, secili prej nesh lind, ku marrim pjesë e me të cilën shkrihemi (e me raste edhe e ndryshojmë). Pra, si t’ja tërheqim vëmendjen prof. Fugës që të merret me kulturën më mirë, se sa me biologjinë?
Si t’ja themi, në një mënyrë që të mos jetë fyese, një lektori që jep lëndën e komunikimit ndërkulturor se grua (por edhe burrë) nuk lind, por bëhesh? Se, cicat, a kofshët, a krahët e fryrë, faqet me qime, këmbët e depiluara, apo siç thotë vetë profesori “diçkaja e fryrë poshtë mbathjeve”, këto të gjitha nuk mjaftojnë për të na bërë grua a burrë?
Meqë jemi te Simone De Beauvoir, si mund t’ja themi shkurt e pastër atë që De Beauvoir e ka thënë mjaftueshëm pastër? E që është: “Trupi i gruas është një nga elementët esencialë të situacionit që ajo ze në këtë botë. Por trupi i saj nuk mjafton për ta përkufizuar atë; vetëm biologjia nuk na jep dot një përgjigje për pyetjen që na shqetëson: pse është gruaja Tjetra (the Other)?”

Pra, si t’ja themi pa e lënduar se mes asaj që burrë a grua të bën “diçkaja brenda pantallonave” dhe asaj që thotë Simone De Beauvoir, sipas së cilës grua nuk lind, por bëhesh, ka të drejtë pikërisht De Beauvoir dhe jo Fuga?
Si t’ja shpjegojmë pastaj kontributin themelor të Margaret Mead që na e ka thënë disa dekada më parë se nuk është biologjia që përcakton tiparet e njeriut, por kultura? Që një profesor të ketë interes ndaj një ideje, duhen disa fakte empirike, si për shembull, t’ia paraqesim atij, pa e fyer, se në kulturën e Mundugumorëve që zbuloi Mead, rolet gjinore nuk ekzistonin, sidomos se të dyja sekset ushtronin role që profesori do i konsideronte sot si role ekskluzive për burrat?

Apo se në shoqërinë Tchambuli kishte vërtet role gjinore, por këto ishin krejt të kundërta nga ato që njeh prof. Fuga - pra atë që Fuga mendon se bëjnë burrat për shkak të biologjisë së tyre e bënin gratë - dhe atë që sipas Fugës duhet ta bëjnë gratë për shkak të biologjisë, në fakt e bënin burrat - e që ishin të përcaktuara jo nga biologjia por nga kultura dhe historia e tyre?
“Je bashkëshort 1 ose 2, ose 3, kur paguan taksat e bashkisë sado të kripura të jenë”, shkruan Fuga, “por kur merr leje barre je grua se burrë nuk mbetesh dot shtatzanë”.

Po si t’ja thuash profesorit që në vitin 2023 në vendet perëndimore por edhe në vende si Shqipëria lejen e lindjes nuk e merr vetëm gruaja por edhe burri? Lejet prindërore ‘maternity’, ‘paternity’ dhe/ose ‘paternal leave’, jepen sot për prindërit që lindin por edhe për ata që adoptojnë një apo më shumë fëmijë, si dhe për partnerët e tyre që nuk lindin. Në Shqipëri këtë leje të lindjes e përfitojnë edhe burrat mjaft të kenë paguar sigurimet, që nga viti 2014. Se prindër, nënë e baba, nuk të bën as sperma e as veza, as mitra e as penisi (të paktën jo vetëm ato), por sidomos koha e përkushtimit pa kushte ndaj fëmijës, jeta që jeton me fëmijën, kujtimet që formon me të, qoftë kjo fëmija biologjik apo jo. Megjithatë, paniku i profesor Fugës nuk ishte vetëm për çështjet e gjinisë, rolet gjinore, rolin determinant të biologjisë në to. Ishte një shkrim që denonconte atë që ai e quan “eksperiment social me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë "baba", "nënë" me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2.”

Mendova se mos kishte dalë ndonjë informacion i ri dhe më trembi sidomos ajo fjala “eksperiment”. Po ç’të jenë këta që bëjnë eksperimente të tilla?! Po si ka mundësi që bordet e etikës së insitucionit shkencor u kanë dhënë lejen për të vazhduar eksperimentet me jetët e njerëzve, pa i informuar njerëzit më parë? Ç’bord etike na qënka ai? Nëse s’ka leje, ç’eksperiment social na qenkërka ky pa leje?

Tani, dikush që nuk e di dallimin mes seksit dhe gjinisë, rrezik nuk e di as që seksi nuk përcaktohet dot vetëm nga penisi apo vagina, se mund ti kesh të dyja, të dukshme ose të padukshme deri në një moshë të caktuar, e as vetëm nga kromozomet se mund të kesh kromozome XX edhe XY, por mund t’i kesh edhe të dyja në një gjëndje natyrore siç ndodh me shumë individë interseks, e nuk përcaktohet as nga karakteristikat dytësore seksuale siç mund të jenë qimet në fytyrë, zëri, apo gjoksi, sepse secila prej tyre, ose të gjitha bashkë mund të kenë variacione në moshë të ndryshme që ekzistojnë natyralisht në personat interseks. Vallë të mos e dijë as edhe që eksperimentet bëhen pasi kalojnë në sitën e bordeve të etikës?
Po nëse s’janë kolegë akademikë të profesorit, ç’të jenë vallë këta që na bëkërkan eksperimente sociale në Shqipëri? Të jenë vallë humanoidët Na’vi në planetin imagjinar Pandora të Avatarit?

Në fakt nuk ka asnjë eksperiment, por vetëm një debat të ndërtuar mbi të pavërteta që synon të ngjallë panik në shoqëri, e që përmes këtij paniku të margjinalizojë një komunitet të tërë dhe të mbajë të ngrirë nevojën e Shqipërisë për të ecur përpara drejt standarteve të Europës.

Komuniteti LGBT në Shqipëri të cilin një masë dërrmuese e njerëzve e shikojnë si autor të këtyre eksperimenteve sociale që përmend Fuga, nuk kërkon të ndryshojë mënyrën si fëmijët i njohin prindërit e tyre dhe as mënyrën si ndërveprojnë me ta. Komuniteti LGBT që përbëhet nga njerëz që janë bij e bija, nëna e baballarë, vëllezër e motra, të afërm, miq e mikesha, nuk kërkojnë të zhdukin as nënën as babain (po si mundet t’u japësh njerëzve pushtetin që në të njëjtin shkrim ia ke dhënë natyrës determinante të biologjisë?), e as të ndërtojnë role të reja. Ata kërkojnë që të njihen para ligjit dhe para shtetit për rolin që ata/ato kanë në familjet e tyre.

Për shembull, dy nëna lezbike që rrisin dy vajzat e tyre në Shqipëri duan që të figurojnë në çertifikatat e binjakeve të tyre. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut. A mundet ti thuash një nëne apo edhe një babai apo dy prindërve çfarëdo që ata nuk kanë të drejtë të figurojnë në çertifikatat e fëmijëve të tyre?! A mundet ne të jemi një shoqëri që nuk ua lejojmë fëmijëve tanë të jenë fëmijët tanë?!

Prof. Fuga i kishte alergji ato që i duken “paradokse logjike”, ndaj e kam të pamundur mos ia kujtoj që të gjithë këtë panik që ka konstruktuar në Facebook-un e tij e ka të palogjikshëm. Po si more profesor e zhbëre gjithë atë argument për rëndësinë e biologjisë dhe e shndërrove në hi e pluhur me vetëm një çertifikatë imagjinare?! Po pse more, çertifikata e lindjes që lëshon Gjendja Civile paska pushtet të ndryshojë “dy gjinjtë e nënës që baba nuk i ka”, apo “diçkanë e fryrë poshtë mbathjeve” të babës?! Po pse more profesor, marrëdhenien që ne kemi me prindërit tanë, ndërveprimet që ne kemi me ta i mësojmë te Gjendja Civile apo në shtëpi? Po ata qindra mijëra shqiptarë të diasporës që jetojnë në një nga vendet perëndimore që e mbron të drejtën e familjeve LGBT për të patur jetë familjare, shteti ua mëson kulturën e shtëpisë ku kanë lindur?!

“Eshtë antiligjor” shkruan më tej Fuga, “sepse bie ndesh me Kodin e Familjes, pra indirekt edhe me Kushtetutën ku ky ligj bazohet”. Pra, sipas kësaj logjike që të biesh ndesh me Kushtetutën, duhet më së pari të biesh ndesh me Kodin që është një shkallë më poshtë, ose e thënë ndryshe, që të shkelësh Kushtetutën duhet të shkelësh më parë Kodin!
Po sa flagrantërisht i paditur duhet të jesh për të mos e kuptuar që mund të shkelësh Kushtetutën edhe pa e shkelur Kodin?! Po sa i paditur duhet të jesh që të mos e kuptosh se vetë Kodi i Familjes mund të jetë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës që kërkon mbrojtjen e së drejtës së gjithsecilit për të patur jetë familjare, ndërsa Kodi i Familjes e garanton këtë të drejtë vetëm për disa?! Në një rast të tillë duhet ngushtuar Kushtetuta meqë Kodi është i ngushtë, apo zgjeruar Kodi që t’i ngjajë Kushtetutës?

“Historia Ime”, që është zëri kryesor në Shqipëri për të drejtat e komunitetit LGBT, i ka bërë një pyetje prof. Fugës. Pyetja është, a kanë të drejtë prindërit LGBT që të jenë në çertifikatat e lindjes së fëmijëve të tyre? Ja disa shembuj nga bota: 50 shtetet amerikane u japin mundësinë të gjithë prindërve që të shënohen në çertifikatat e fëmijëve të tyre. Dy nëna apo dy baballarë që rrisin fëmijët e tyre kanë të drejtë të kenë emrat e tyre në çerfikatat e lindjes. Janë dy nëna, apo një nënë e një baba, apo dy baballarë, ata kanë njësoj të drejtë për tu mbrojtur gjatë kohës që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore ndaj fëmijëve të tyre.

Kanadaja po ashtu. Në British Columbia emërtimet nënë e baba nuk figurojnë në çertifikatë jo pse fëmijët nuk kanë nënë ose baba por sepse çertifikata është një mjet ligjor që ndërton një kornizë brenda së cilës fëmija nis të ndërtojë marrëdhëniet me shtetin, jo me nënën e as me babain. Aty nuk shkruhet Prindi 1 apo prindi 2, por vetëm emrat e dy prindërve, pavarësisht gjinisë a seksit të tyre. E nëse ka ndonjë shqetësim se kush emër shkruhet më parë, edhe këtë shqetësim e kanë zgjidhur kanadezët. Ka provinca që i shkruajnë emrat paralelisht në një kolonë horizontale, duke e zgjidhur (në një mënyrë alla labçe do thoshte dikush) atë mediokritet dhe dembeli mendore që përpiqeni të ushqeni ju.

Nga 27 vende të BE, 16 prej tyre e garantojnë këtë të drejtë. Prindërit zgjedhin si do figurojnë në çertifikatat e fëmijëve të tyre. Pra, nuk është çështja të arrestojmë të drejtat e atyre që tashmë i gëzojnë këto të drejta, por t’u garantojmë atyre që nuk i kanë këto të drejta që ti gëzojnë ato. Pra nuk është çështja si të përjashtojmë ca, që të shtojmë ca të tjerë, por si të mos përjashtojmë asnjë nga mbrojtja ligjore. 11 vendet e tjera të BE kanë dhe ato një vizion të qartë përpara: Një vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut kundër Bullgarisë ka përcaktuar se fëmijët e prindërve të së njëjtit seks duhen njohur si familje, edhe nëse kodet nacionale të familjes e përkufizojnë martesën si një marrëdhenie mes një burri dhe gruaje. Ndërkohë që vendet mund të ruajnë natyrën tradicionale të atij përkufizimi, kjo nuk do të thotë se format e tjera të familjes (ajo adoptive për shembull, apo familjet e krijuara përmes bashkëjetesës) të mos gëzojnë mbrojtjen ligjore, përfshirë të drejtën e prindërve për të patur emrat në çërtifikatat e fëmijëve. Aty do të shkojë edhe Shqipëria. Do apo nuk do profesor Fuga.

Dhe meqë ra fjala, profesor, kjo nuk është temë e lirisë seksuale, siç qëllimisht (ose për shkak të padijes) e zvogëlonit ju çështjen politike të komunitetit LGBT për t’i bërë ligjet e vendit të tyre më të drejta. Zvogëlimi i temave të drejtësisë sociale në çështje të seksit, do e bënte edhe Michel Foucault të përpëlitej në varr. Ai e ka argumentuar në mënyrë brilante se ky proçes për ta burgosur njeriun në një diskur seksual, pra për ti dhënë diskurit të seksit rolin për ta përkufizuar njeriun, ndodh për shkak të marrëdhënies fluide që seksi ka me pushtetin dhe njohurinë. Në momentin që seksi shdërrohet në një diskur publik pra është bërë “njohuri” (matter of discussion, a matter of knoëledge), është shndëruar kështu edhe në burim pushteti që buron nga njohuria: Kush flet për seksin? Kush di për të? Kush ka të drejtë ta interpretojë? Kush e ka informacionin për të? Kush është “ekspert” i seksit? Kush e përcakton se çfarë është normale e çfarë jo? Çfarë është homoseksuali? A është përvers, a është "personage"? A t’i japim lirinë të bëjë seks? Po si ta bëjë seksin? E kështu me rradhë.

Ironikisht, jeni i vetmi njeri që flet për lirinë seksuale, në një mënyrë që pastaj e merr si argument dhe e mbështet kryepolici shqiptar i seksit, Akil Pano! Absolutisht “Fukojane” kjo situatë kur ju i jepni komunitetit LGBT ‘të drejtën’ apo ‘aprovimin’ për liri seksuale e në të njëjtin postim ju përgëzon ‘seks-polici’ shqiptar Akil Pano. Bëheni kështu dy individë që kanë aty nevojë për seksin – ose më saktë për seksin si objekt bisede, si diskurs publik – që të marrin prej saj pushtet.
Siç Foucault do argumentonte, komplimentimet tuaja (tuajat dhe të Akil Panos) të ndërsjellta, menjëherë sapo ju na ‘jepni leje’ që “le të ketë qejf burri me burrin dhe gruaja me gruan”, pra “secili në qejf të vet”, janë prova më e gjallë empirike në daçi, se si e folura për seksin nuk bëhet për të na ndriçuar mbi ndonjë të vërtetë a mbi diçka që nuk e dimë, por bëhet që t’ju japë juve pushtet, si medemek forca disiplinuese, siç do thoshte prape Foucalt, paçka se disiplinimi juaj funksionon përmes Facebook e shtrihet te një masë e madhe e paditur, e jo përmes institucioneve si burgu, spitali, a shkolla.
Ju pra, forca disiplinuese që ju jep ky fuzion kitsch mes jo-tamam-priftit e jo-edhe-aq-filozofit dhe solidariteti i ndërsjelltë në publik, ju duhet diskuri publik për seksin, si mjet për të usthruar pushtet, një pushtet që ju legjitimon përsiatjet në Facebook (në rastin tuaj prof. Fuga) ose shton relevancën publike (në rastin e seks-policit Akil).
Një fuzion pushteti që gazetari Ervin Qafmolla e satirizoi në mënyrën më origjinale dhe brilante të mundshme, kur ju komentoi: “U laga duke dëshmuar shkëmbimin me kaq dashuri mes ju të dyve”.

artan fuga kristi pinderi zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll
Insights 6 Janar 2023, 11:02 Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Artan Fuga Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për ...

Insights 29 Dhjetor 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...

Insights 16 Dhjetor 2022, 11:17 Sonila Meço

Si u katandisëm kësisoj xhanëm?! Si?

Sonila Meco Na janë çakërdisur prioritetet, kemi bërë një vend nga ku duan të ikin pa kthim shumica. Si ka mund&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet