LIVE UPDATES
Insights

Tre të panjohura dhe një gjë gati e sigurt mbi zgjedhjet presidenciale amerikane

16 Janar 2024, 10:20 Nga a.d
Tre të panjohura dhe një gjë gati e sigurt mbi zgjedhjet
foto ilustruese

Nga Alessio Marchionna “Internazionale”

“Kaosi shoqëron kudo Donald Trump, dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë një vend

në rrëmujë”- ka thënë së fundmi Nikki Haley, kandidate për nominimin zyrtar të Partisë Republikane në garën për presidencialet e këtij viti.

“Në të gjithë karrierën e saj politike, Haley ka qenë në listë-pagesën e donatorëve të institucioneve që duan politikën e kufijve të hapur për emigrantët”- është kundër përgjigjur Donald Trump, favorit për të garuar sërish për president nën siglën e republikanëve.

Më 15 janar, me grupet parlamentare të Iowa, nisi zyrtarisht procesi që do të përfundojë më 5 nëntor me zgjedhjet presidenciale. Atë ditë do të zgjidhen gjithashtu edhe 1/3 e senatorëve, i gjithë Kongresi, 11 guvernatorët dhe parlamentarët e 85 asambleve legjislative shtetërore. Do të jenë muaj të ngarkuar, ku do të ndodhin shumë gjëra të ndërlikuara mbi të cilat do të flitet dhe analizohet, sidomos kur dinamika politike përzihet me problemet gjyqësore të Donald Trump.

Unë gjykoj se ky vit zgjedhor në SHBA do të sillet rreth 3 çështjeve kryesore. E para: Sa dhe si do të ndikojnë gjyqet ndaj Trump në orientimin e votuesve? Prej kohësh ka qenë e qartë se shumica e republikanëve mendojnë se ish-presidenti është i pafajshëm apo edhe viktimë e një komploti të inskenuar nga demokratët.

Prandaj, gjyqet nuk do të kenë një ndikim aq të madh në zgjedhjen e kandidatit zyrtar. Kjo edhe sepse një pjesë e madhe e delegatëve - zyrtarët e zgjedhur nga vota popullore që përzgjedhin kandidatin në konventën e partisë në korrik - do të caktohen përpara se të kemi ndonjë vendim nga gjyqet e shumta ndaj Trump.

Nga ana tjetër, situata mund të ndryshojë në fushatën elektorale kundër kandidatit demokrat, kur për të fituar duhet të bindësh edhe njerëz të tjerë përveç mbështetësve të t’u më besnikë. Ndërkohë në shkurt, Gjykata e Lartë duhet të vendosë nëse Trump ka të drejtë të kandidojë apo jo, bazuar në përcaktimet kushtetuese.

Dhe këtu gjyqtarët pritet të vendosin në favor të tij. Por edhe atëherë do të mbeten disa pikëpyetje: Çfarë ndodh nëse Trump shpallet fajtor dhe dënohet gjatë fushatës zgjedhore? Po sikur të fitojë zgjedhjet ndërkohë që vazhdojnë gjyqet ndaj tij?

E dyta: Si do të votojnë të rinjtë dhe pakicat? Sipas sondazheve më të fundit, këto grupime të konsideruara prej kohësh si besnike ndaj Partisë Demokratike, po zhvendosen pjesërisht drejt republikanëve. Biden do të përpiqet të rifitojë mbështetjen e tyre, ndërsa kandidati republikan do të shfrytëzojë mundësinë për ta diversifikuar bazën e tij elektorale.

Kjo do të thotë se të dyja partitë do të harxhojnë shumë burime për të bindur afro-amerikanët, hispanikët dhe të rinjtë, në dallim nga fushatat e fundit, kur fokusi ishte kryesisht tek votuesit e bardhë të klasës punëtore.

E treta: A mund të bëhet më pak popullor Joe Biden? Presidenti hyri në vitin zgjedhor me një vlerësim prej vetëm 39 për qind, më i keqi në histori. Demokratët janë mbi të gjitha të shqetësuar pasi administratës aktuale nuk i njihet merita për situatën e shkëlqyer ekonomike, dhe me një rritje shumë më të lartë se pjesa tjetër e botës perëndimore dhe me një nivel punësimi shumë të lartë.

Ata shpresojnë që me afrimin e zgjedhjeve, votuesit demokratë do të mblidhen rreth presidentit, dhe që thirrjet për të mbrojtur demokracinë nga Trump mund të bindin votuesit e moderuar. Koha do të krijojë mundësinë për të pasur një ide pak më të qartë.

Për momentin ka një çështje edhe më urgjente, duke pasur parasysh se jemi të prag të zgjedhjeve paraprake republikane: A ka njeri që mund ta rivalizojë Trumpin? Deri pak muaj më parë përgjigja dukej po, dhe favoriti ishte guvernatori i Floridës Ron DeSantis, cilësia kryesore e të cilit ishte të qenit një “Trump” më i ri dhe më i pranueshëm. Por me kalimin e javëve, DeSantis ka treguar se është i paaftë të menaxhojë një fushatë zgjedhore në nivel kombëtar. Mbi të gjitha, është bërë e qartë se votuesit republikanë që votojnë në zgjedhjet paraprake, nuk duan një kopje të Trump, pasi më mirë preferojnë të zgjedhin origjinalin.

Nga fundi i vitit të kaluar, kur DeSantis po binte në sondazhe, ajo që po rritej ishte Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadore e SHBA-së në OKB gjatë viteve 2017- 2018, pikërisht gjatë administratës Trump.

Fitorja e saj në zgjedhjet paraprake do ta bënte atë gruan e parë që do të fitonte nominimin e Partisë Republikane, dhe po ashtu vajzën e parë të 2 emigrantëve që do të ishte kandidate presidenciale (prindërit e saj mbërritën në SHBA nga India në vitet 1960 dhe emri i saj në zyrën e gjendjes civile është Nimarata Randhawa).

Rruga e saj drejt nominimit është plot me pengesa, por jo tërësisht të pakalueshme. Haley duhet t’i tejkalojë pritshmëritë në shtetet e para ku do të zhvillohet votimi, duke treguar se është një kandidate e besueshme. Pastaj duhet të shpresojë që kandidatët e tjerë të vegjël të largohen nga gara, dhe që zgjedhjet paraprake të shndërrohen në një garë me dy persona, ku njerëzit të bëjnë dallimet mes saj dhe Trump.

Në shtetin Iowa, votuesit nuk shprehen përmes zgjedhjeve normale, por përmes grupeve parlamentare, takimeve me debate të organizuara nga partia në palestra, shkolla, bashki, kisha dhe hapësira të tjera publike. Të paktën një mbështetës për secilin kandidat merr fjalën dhe përpiqet të bindë të pranishmit që të marrin anën e tij.

Pas përfundimit të diskutimit, të gjithë pjesëmarrësit e grupit parlamentar shprehen me votim të fshehtë. Sipas mesatares së sondazheve, Trump ka një avantazh prej rreth 35 për qind ndaj Haley dhe DeSantis, pavarësisht se është më pak i dukshëm për banorët e Iowa-s se kundërshtarët e tij.

Ish-presidenti mendon ndoshta se baza e tij elektorale tashmë është mjaft e motivuar. Haley duhet të bëjë çmos që të zgjidhet të paktën e dyta, pas Trump, duke luajtur të gjitha karta e saj 8 ditë më vonë në New Hampshire, në verilindje, ku sondazhet e tregojnë atë jo shumë larg nga ish-presidenti.

Javët e fundit, Trump ka filluar ta sulmojë Haley-n, duke e akuzuar se është mike e Kinës dhe se dëshiron të rrisë taksat. Në realitet, ish-guvernatorja ka qëndrime shumë konservatore për të gjitha çështjet kryesore të politikë së brendshme. Ajo e mbështet shumicën e masave të Trump për emigracionin, është në favor të dispozitave më kufizuese për abortin, kundër garantimit të të drejtave për komunitetin LGBT+, propozon shkurtime të mëdha në shpenzimet sociale, dhe nuk i duron sindikatat.

Por çështja në të cilën spikat më shumë është politika e jashtme, pasi e akuzon Trump se ka dobësuar aleancat tradicionale ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. Haley po përpiqet të bindë votuesit republikanë duke u fokusuar në një faktor karakterial dhe jo politik:ajo është e vetmja kandidate e pjekur që do t’i japë fund kaosit të lënë pas nga Trump.

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet