LIVE UPDATES
Insights

Bandat që kontrollojnë Ekuadorin nga brenda qelive të burgut

11 Janar 2024, 08:13 Nga a.d
Bandat që kontrollojnë Ekuadorin nga brenda qelive të burgut
foto ilustruese

Nga Carolina Mella “El Pais”

Penitenciaría del Litoral dhe institucioni korrektues Rajonal, që ndodhen brenda të njëjtit kompleks, janë burgjet më të populluara në Ekuador. Ato janë të vendosura në qytetin bregdetar Guayaquil dhe mbajnë në total 10.000 të burgosur, ose më shumë se çerekun e të gjithë të burgosurve në këtë vend të Amerikës së Jugut.

Atje kontrollin e kanë vetë të dënuarit. Ata drejtojnë jo vetëm 15 njësitë brenda kompleksit të burgut, por kontrollojnë edhe trafikun e drogës dhe aktivitetet e krimit të organizuar që ndodhin jashtë tij. Po ashtu, janë ata që vendosin se kush duhet të hyjë dhe kush jo.

Madje kanë edhe çelësat e qelive të tyre. Në këtë mënyrë këto banda kanë arritur të nxisin terror në të gjithë vendin. Shembulli më i fundit ndodhi të martën, kur të paktën 10 persona humbën jetën, përfshirë dy oficerë policie. Deri tani janë identifikuar 7 banda kriminale që kanë pushtet brenda burgjeve.

Në njësitë e burgut Rajonal, në krye janë Los Choneros, që përgjigjen para bosit të tyre José Adolfo Macías, i njohur me nofkën Fito. Ndërkohë në Penitenciaria del Litoral, 12 ndërtesat janë ndarë midis Chone Killers, Águilas, Fatales, Latin Kings, Lobos, Tiguerones dhe Mafias.

Pikërisht këtu u ndez shkëndija që shkaktoi masakrën e parë të madhe në burgje më 23 shkurt 2021, ku u prenë kokat 79 të burgosurve. Ishte fillimi i një krize sigurie që është përshkallëzuar që nga ajo kohë, duke rrëzuar 3 qeveritë e fundit në Ekuador, sepse asnjëra prej tyre nuk ka arritur të sigurojë kontrollin e asaj që ndodh brenda burgjeve.

Tani, drejtuesit e karteleve ekuadoriane e kanë sfiduar qeverinë e re të presidentit Daniel Noboa përmes një vale sulmesh të dhunshme që nisën që të dielën e 7 janarit, kur autoritetet kuptuan se lideri i Los Choneros, ishte arratisur. Trazirat shpërthyen në 7 burgje.

Kamerat e sigurisë bëjnë të mundur të shihen qartë lëvizjet e të burgosurve teksa ngjiten e zbresin një shkallë druri në çati, flasin në telefon dhe pushojnë në dhomat e tyre. Kushdo që kalon në rrugën kryesore mund t’i dallojë, ashtu si oficerët e policisë dhe ushtarakët që ruajnë postbllokun e parë të sigurisë në hyrje të burgut.

Gjithçka ndodh para syve të atyre që supozohet të kenë kontrollin e burgut. “Burgjet janë qytete ku sundojnë të burgosurit. Ata kanë atje bizneset e tyre. Në Rajonal, që në momentin që hyn, të ofrojnë për të ngrënë pulë të pjekur dhe ka një karrocë plot me ushqime. Këto janë biznese për të ushqyer strukturën që kanë krijuar brenda”- thotë një oficer policie që ka punuar në të dyja burgjet.

Pyetja është se arrijnë të futen brenda burgut pulat, karroca e ushqimit, bombolat e gazit, armët, municionet, bombat, droga dhe alkooli i kapur në sasi të pallogaritshme. Përgjigja është korrupsioni i një sistemi të drejtuar nga një agjenci qeveritare e quajtur SNAI. Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut, që e vizitoi kompleksin në vitin 2021, shkroi në një dokument drejtuar qeverisë: “Korrupsion i paprecedentë brenda burgjeve, si rezultat i neglizhencës prej vitesh të shtetit ndaj sistemit penitenciar, si dhe mungesës së një politike gjithëpërfshirëse në këtë sektor, ka çuar në një vetëqeverisje”, duke lënë të kuptohet se kontrolli i brendshëm ushtrohet nga vetë të arrestuarit.

Struktura punon me një drejtues për çdo njësi burgu, i cili raporton tek kreu i bandës. Oficeri i policisë që shpjegoi për EL PAÍS se si funksionon ky rrjet korrupsioni, e përshkroi atë pozicion si atë të një “menaxheri”. “Për shembull Fito që ishte në Rajonal, nuk e dinte domosdoshmërisht se çfarë po ndodhte në një nga pavionet e Penitenciaria-s. Atë e informonin drejtuesit e bandës së tij dhe ata që kanë lidhje me Los Choneros në çdo pavion. Ai ishte një lloj menaxheri i Los Choneros”- thotë ai.

Në çdo qeli, drejtuesit paguhen për gjithçka. Qelitë, me përmasa 2 me 2 metra, mund të mbajnë nga një deri në 8 ose 10 të dënuar, në varësi të shumës që mund të paguhet. “Nëse duan një dhomë të mirë, trafikantët e drogës paguajnë deri në 1500 dollarë në muaj. Madje në këto qeli ka edhe ajër të kondicionuar”- shprehet ai.

Në një qeli me 2 krevate marinari për 4 persona, secili mund të paguajë rreth 300 dollarë në muaj. “Kush nuk paguante flinte në dysheme”- vuri në dukje burimi i policisë. Aktivitete të tilla brenda njërës prej këtyre njësive të banimit, mund të sjellin deri në 20.000 dollarë të ardhura në muaj.

Prandaj, shumë nga konfliktet midis bandave kriminale ndodhin “për kontrollin e pavioneve dhe qendrave të vuajtjes së dënimit, të motivuara kryesisht nga përfitimet ekonomike që  mund të kenë nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme” paralajmëroi IACHR në raportin e saj, duke shtuar se lufta e egër për kontroll dhe pushtet zhvillohet edhe jashtë burgjeve.

Modeli i burgjeve të Guayaquil u përsërit më vonë në burgje të tjera që janë të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit dhe që ndodhen nën komandën e bandave të ndryshme. Kriminale. Burgjet në Cotopaxi, Quito, Cuenca, Machala, Chimborazo, që u shfaqën në krye të trazirave më të fundit, janë nën kontrollin e Los Lobos, bandës kriminale që po përpiqet të arrijë kontrollin e plotë mbi krimin e organizuar brenda dhe jashtë burgjeve të Ekuadorit.

ekuador

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Insights 6 Janar 2024, 14:13 Sonila Meço

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Sonila Meco Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën ni...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet