LIVE UPDATES
Insights

Tre mënyrat se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë

15 Janar 2024, 09:15 Nga a.d
Tre mënyrat se si mund të përfundojë lufta në
foto ilustruese

Nga Brendan Cole “Newsweek

Ish-Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën, Philip Breedlove, parashikon 3 skenarë për luftën e nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë, dhe 2 prej tyre përfshijnë fitoren e Rusisë. “Në rast se nuk bëjmë asgjë ndryshe nga sa po bëjmë tani, Ukraina në fund do të humbasë pasi Rusia ka më shumë njerëz dhe thellësi territoriale sesa Ukraina”- thotë ai për Newsweek.

“Në rast se Perëndimi e braktis Ukrainën, ajo do të vazhdojë të luftojë me guxim. Por do të vdesin dhjetëra mijëra ukrainas të tjerë dhe në fund Rusia do të nënshtrojë të gjithë Ukrainën, e cila do të jetë sërish një shtet vasal i Moskës”- shton ai.

Breedlove, që si komandant i NATO-s gjatë viteve 2013- 2016, pa pasojat e aneksimit të Krimesë nga Putin në vitin 2014, akt që i parapriu pushtimit të tij në shkallë të plotë, mendon se nëse Perëndimi i ofron Ukrainës atë që i nevojitet për të fituar, ajo do ta fitojë këtë luftë.

“Kjo luftë do të përfundojë pikërisht ashtu siç duan dhe dëshirojnë politikë-bërësit perëndimorë”- thotë gjenerali me 4 yje. Nevoja për më shumë armë perëndimore, ishte më se e qartë në deklaratën e fortë të Volodymr Zelensky këtë javë, se lufta kundër Putinit nuk është vetëm e Kievit.

“Ai nuk do të ndalet derisa ne të gjithë ta mposhtim së bashku”- tha presidenti ukrainas të enjten e kaluar. Paralajmërimi i tij erdhi ditën që ligjvënësit amerikanë u rikthyen në Uashington pas pushimeve të fundvitit, dhe kur një fraksion i Partisë Republikane pengoi para Krishtlindjeve miratimin e një paketë të re ndihme prej 61.4 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Gjatë pushimeve të Kongresit, Ukraina përjetoi valën më të rëndë të bombardimeve ruse që nga fillimi i luftës. Më shumë se 500 raketa dhe dronë u lëshuan në të gjithë vendin, duke shkatërruar një maternitet, shkolla dhe apartamente, dhe duke vrarë 45 njerëz.

Teksa ka nisur fushata e zgjedhjeve paraprake në parti, ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij, po bëjnë thirrje t’i jepet fund ndihmës së SHBA-së ndaj Ukrainës, e cila që nga fillimi i luftës arrin në mbi 79 miliardë dollarë. Por Tom Malinowski, ish-drejtor i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një ish-ndihmës sekretar i shtetit për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe punën, nën administratën Obama, tha se frenimi i ndihmës e ka bërë “më të mundshme” një fitore të Putinit.

“Pyetja ndaj udhëheqjes republikane në Kongres është: A duan ata që nesër të fajësohen për fitoren e Rusisë në luftë? Ata duhet t’i përgjigjen tani kësaj pyetjeje. Shumica e gjërave në Kongres mund të hidhen poshtë. Nëse humbni një ditë, do të jetoni që të luftoni të nesërmen, por Ukraina nuk mund të jetojë për të luftuar një ditë tjetër”- thotë ish-kongresmeni demokrat i New Jersey.

Ndërsa lufta po hyn në vitin e saj të tretë, nga disa ligjvënës amerikanë ka gjithnjë e më shumë thirrje që Zelensky të hyjë në negociata me rusët dhe të lëshojë një pjesë të territorit. Megjithatë, Instituti për Studimin e Luftës parashikoi në dhjetor pasoja të tmerrshme të ngrirjes së konfliktit, apo më keq akoma të fitores së Putinit.

Lufta e Amerikës

Një Ukrainë e mposhtur do të shtynte pranë kufirit të NATO-s një ushtri ruse me një përvojë luftarake shumë më të madhe se forcat e para-pushtimit: nga Deti i Zi në Oqeanin Arktik. Kjo situatë do të kërkonte sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, të cilat mund të sfidohen  vetëm nga avionët amerikanë, duke lënë boshllëqe në strategjinë parandaluese të SHBA-së kundër Kinës.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me seli në Uashington, theksoi gjithashtu se një konflikt i ngrirë do të ishte më i keq sesa vazhdimi i ndihmës për Ukrainën, pasi do t’i jepte Putinit kohë për t’u përgatitur për një fushatë të re ndoshta edhe kundër NATO-s.

“Lufta e Ukrainës është lufta e Amerikës. Ne nuk duam të shohim fitoren e Putinit. Gjithçka varet nga miratimi i kësaj ndihme. Në të kundërt Putin fiton, besim, vrull dhe ndikim”- thekson Malinowski.

Kundërofensiva e madhe e Ukrainës që filloi në qershor 2023 me synim çlirimin e territorit të pushtuar nga Rusia, nuk dha rezultatet e pritura nga Kievi apo aleatët e tij. “Lufta e manovrimit nis me epërsinë ajrore. Ne nuk i kemi dhënë Ukrainës atë që i nevojitet për të vendosur epërsinë ajrore”- tha Breedlove.

Ai thekson se edhe se Ukraina është pajisur me disa armë me rreze të shkurtër veprimi, ATACMS (Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë) janë variante më të vjetra dhe më pak të afta se versionet moderne. “Ne nuk po u japim ukrainasve atë që u nevojitet për të fituar, por vetëm për të rezistuar në fushën e betejës. Udhëheqësit perëndimorë janë shumë të frikësuar nga përshkallëzimi, dhe nuk janë në gjendje të mendojnë se çfarë do të thotë një Putin i mundur”- nënvizon gjenerali.

Gabimet e Ukrainës

Kundërofensiva e Ukrainës u pengua nga dorëzimi i ngadaltë i automjeteve manovruese të blinduara, thotë për “Newsweek” Gustav Gressel, bashkëpunëtor në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR). Automjetet luftarake amerikane “Bradley” dhe tanket gjermane “Leopard” do të kishin qenë më efektive, nëse do të ishin dorëzuar kur ishte më i mirë pozicioni i forcave të mekanizuara të Ukrainës, thekson ai.

Eksperti përmend faktin që lufta për kontrollin e qytetit Bakhmut në rajonin Donetsk, pati një kosto shumë të lartë. “Ukraina ka bërë gabimet e saj. Ajo mbeti e mbërthyer në Bakhmut për shumë kohë, duke humbur në atë betejë shumë djem me përvojë.

Ajo trajnoi në mënyrë të pamjaftueshme rekrutët e rinj. Ne e dimë që nga Lufta e Dytë Botërore, se formacionet e sapoformuara kanë nevojë për kohën e tyre që të operojnë në terren në mënyrë të pavarur”- mendon Gressel.

Por kundërsulmi i Ukrainës nuk u dëmtua vetëm nga mungesa e mbulimit ajror. “Perëndimi e nënvlerësoi kohën e përshtatjes së rusëve me municionet precize të kontrolluara nga GPS. Ky vit do të jetë shumë më i vështirë për Ukrainën. Ne në Perëndim nuk e kemi rritur prodhimin tonë të municionit edhe për predhat e thjeshta të artilerisë”- thekson Gressel, duke shpresuar që në vitin 2025 zinxhirët e furnizimit me armë dhe trajnimi i trupave ukrainase do të jetë më i përmirësuar.

Strategjia e Luftës së Ftohtë

Përfitimet e Ukrainës gjatë vitit 2022 në fushën e betejës përfshinin rimarrjen e Kharkiv-it dhe Kherson-it, largimin e forcave ruse nga Kievi si dhe goditjet e forta ndaj Flotës së Detit të Zi të Putinit, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Por sukseset e mëparshme e frymëzuan Zelenskyn dhe administratën Biden që të vendosnin “synime jorealiste” në kundërsulmin që nisi në verën e vitit 2023, thotë për “Newsweek” Viktor Kovalenko, ekspert i çështjeve të mbrojtjes dhe një ish-ushtar ukrainas.

“Unë mendoj se ka ardhur koha që partnerët perëndimorë të Ukrainës të kalojnë në strategjinë e provuar të Luftës së Ftohtë. Dhe kjo do të thotë frenim i Rusisë kudo që duhet, dhe furnizim maksimal me armatime i Ukrainës dhe i gjithë vendeve përgjatë kufijve të NATO-s”- nënvizon ai.

Aktualisht Ukraina mund t’u tregojë aleatëve disa arritje. Ajo ka rifituar gati kontrollin e plotë të pjesës veriperëndimore të brigjeve të Detit të Zi, duke e shtyrë më në lindje dhe juglindje marinën ruse. Ndërkohë në tokë, forcat ukrainase kanë përparuar mjaftueshëm për të nisur përdorimin e artilerisë me rreze të shkurtër veprimi në urën tokësore drejt Krimesë, të cilën ajo po e godet rregullisht.

Por faza tjetër e luftës, e cila do t’i japë formë sigurisë evropiane për dekadat e ardhshme, nuk ka të bëjë vetëm me ndihmën e SHBA-së. Aleati i Putinit në Bashkimin Evropian, kryeministri hungarez Victor Orban, muajin e kaluar vuri veton ndaj një pakete ndihme prej 50 miliardë eurosh nga Brukseli, pa të cilën Zelensky ka thënë se do të jetë e vështirë që Kievi të mbijetojë teksa lufta po hyn në vitin e saj të tretë.

“Mbështetja perëndimore për Ukrainën duhet të ri-përqendrohet në ndërtimin e fortifikimeve dhe të aftësive mbrojtëse me shumë shtresa, në trajnimin e rekrutëve të rinj si dhe në rritjen e volumit të prodhimit të armëve në vendet e tyre, në mënyrë që të sabotohet çdo përpjekje e mëtejshme e Rusisë për të goditur apo gllabëruar më shumë territore ukrainase.

Vladimir Putin po vazhdon të kërkojë se ku mund të ketë një avantazh. Por një tranzicion i strategjisë së Ukrainës në fushën e mbrojtjes, i kombinuar me atë të parandalimit, nuk do t’i japë atij avantazhin që synon, pasi ukrainasit nuk do të dorëzohen në asnjë lloj rrethane”- përfundon Kovalenko.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Insights 6 Janar 2024, 14:13 Sonila Meço

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Sonila Meco Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën ni...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet