LIVE UPDATES
Insights

Si arriti ta dominojë politikën turke “makineria kombëtare” e Erdogan

11 Janar 2024, 08:20 Nga a.d
Si arriti ta dominojë politikën turke “makineria
rexhep tajip erdogan

Nga Murat Somer & Toygar Sinan Baykan “London School of Economics”

Zgjedhjet parlamentare turke të majit të vitit të kaluar, sollën një fitore tjetër për Recep Tayyip Erdoğan dhe Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Në kuadrin e një krize të rëndë ekonomike dhe pasojave të një tërmeti shkatërrimtar, ky rezultat ishte shumë  zhgënjyes për opozitën, e cila kishte qenë optimiste pasi bashkoi forcat kundër Erdoganit dhe koordinoi kandidatët dhe strategjitë përpara ditës së zgjedhjeve.

Erdogan është figura kryesore në politikën turke prej më shumë se 20 vjetësh. Dhe kjo ngre pyetjen se si ka mundësi që AKP ia ka dalë që të dominojë për kaq shumë kohë. Po ashtu, kjo duhet të na nxisë të shqyrtojmë procesin e “autoritarizmit “ që ka ndodhur në Turqi gjatë periudhës së Erdoganit në pushtet.

Në një studim të fundit, bazuar në punën e kryer në terren midis viteve 2018-2022 mbi organizimin e 4 partive politike turke - AKP, CHP, İYİ dhe HDP - ne synojmë të hedhim sado pak dritë mbi këto çështje.

Politika nepotike

Politika turke është karakterizuar prej kohësh nga klientelizmi dhe personalizmi. Sidomos në fshatra dhe qytete të vogla, partitë politike turke janë mbështetur tradicionalisht tek “më të njohurit në zonë” - pra tek familjet me status dhe rrjete kulturore, sociale ose tregtare -që mund të veprojnë si një nyje lidhëse ndërmjet shtetit dhe interesave lokale.

Megjithatë, ky sistem nisi të shpërbëhej gradualisht, pasi nga vitet 1960 e tutje shoqëria turke u urbanizua dhe u arsimua akoma më shumë. Një pasojë e këtij zhvillimi, ishte lindja e klasave të reja industriale, tregtare dhe profesionale.

Këta “të shquar të rinj” kishin shpesh një prejardhje modeste dhe konservatore, si dhe gëzonin pasuri dhe status në rritje, por pa rrjete patronazhi të trashëguara nga familja me ndonjë kapital social dhe politik. Figurat e njohura lokale filluan të humbnin terren, ndaj reaguan duke u përpjekur të mbronin ndikimin e tyre mbi hierarkitë shoqërore dhe politikat partiake.

Njëkohësisht, ngritja e një kulture të re urbane kapitaliste-konsumatoriste në Turqi, çoi në rritjen e pritshmërive për përmirësimin e standardeve të jetesës në mesin e të varfërve si dhe në një rritje të varfërisë strukturore. Në këto rrethana, “politika e më të shquarve” nuk mundi të trajtonte si duhet nevojat e zonave urbane.

Ndaj nisi të shkërmoqet modeli klasik i patronazhit. Më pas, gjatë viteve 1990 pati një rritje të partive masovike dhe me lidhje të thella ideologjike me mbështetësit e tyre. Këtu përfshiheshin edhe partitë e lidhura me lëvizjet shoqërore islame dhe kurde, të cilat u treguan më të afta për t`iu drejtuar aspiratave të njerëzve në zonat e varfra.

Dhe e gjithë kjo pati pasoja të mëdha për regjimin politik turk. Deri në vitet 1990, politika e “njerëzve të shquar” kishte prodhuar një klasë politike të fragmentuar, në kontrast me klasën relativisht më të bashkuar të elitave ushtarako-burokratike. Kjo bëri që një strukturë ushtarako-burokratike të mbikëqyrte një demokraci elektorale të ndërtuar mbi politikën shumëpartiake dhe tejet konkurruese.

Por në vitet 2000, urbanizimi dhe rritja e kapitalizmit konsumerist, kishin arritur një pikë pa kthim. Turqia ishte gati për një formë ndryshimi, e cila kërkonte përshtatje institucionale dhe një model të ri organizimi për partitë politike.

Përshtatja kryesore institucionale ndaj këtyre transformimeve socio-ekonomike, ishte edhe themeli nga ku lindi AKP, e cila u ndërtua kryesisht mbi kuadrot dhe gjurmët e modelit të partive islamike që kishin nisur që në vitet 1990 të ngrinin rrjetet jetike të mbijetesës për të varfërit në qytete si Stambolli.

Një makineri kombëtare

AKP-ja është në fakt një “makineri kombëtare”. Ajo u zhvillua si një parti e re masovike që varej nga funksionarët e saj besnikë në vend të figurave më të njohura lokale. Siç e vumë re gjatë punës tonë në terren, këta funksionarë besnikë vijnë zakonisht nga radhët e njerëzve me prejardhje më pak të privilegjuar apo janë njerëz të rinj të shquar, të cilët janë ngritur nga AKP-ja në poste të larta duke pasur një dominim politik, por edhe social dhe ekonomik.

Ndërkohë, partitë kryesore (duke përfshirë CHP-në e krahut të majtë) kanë mbetur të lidhura me “politikën e më të shquarve të zonës”. Ata vazhdojnë të varen nga figura të fuqishme lokale për të ruajtur mbështetjen e votuesve nëpërmjet patronazhit, të bazuar tek burimet personale dhe lokale të kontrolluara me shumë fanatizëm.

Në këtë kontekst, “Politika e makinerisë kombëtare” të AKP-së është dëshmuar të jetë shumë e qëndrueshme dhe e suksesshme. Sot Turqia përfaqëson një lloj të veçantë të “klientelizmit konkurrues”. Dhe kjo gjë ka sjellë dy pasoja të ndërlidhura, ku që të dyja kanë nxitur autokracinë.

Së pari, ajo i ka dhënë AKP-së dominimin elektoral, bazuar në një strategji që kombinon klientelizmin e madh dhe sistematik me populizmin socio-kulturor . Së dyti, ky dominim, i cili përforcohet nga organizimi shumë i fuqishëm kapilar i AKP-së dhe një shtresë më e unifikuar e “të rinjve” që kanë marrë pushtet nga partia, e ka dobësuar fuqinë e elitave ushtarako-burokratike të Turqisë.

Ndërsa rënia e pushtetit të ushtrisë mbi shoqërinë turke, mund të jetë parë në fillim si një zhvillim premtues parë një perspektivë demokratike, tanimë është e qartë se vendin e saj po e zë një formë e re e autoritarizmit. Tendencat që filluan të shfaqen që në vitet 1960, kanë arritur kulmin me shfaqjen e një partie radikalisht të personalizuar dhe klienteliste në formën e AKP-së, ku funksionarë partiakë ia detyrojnë udhëheqësit të partisë statusin e tyre shoqëror dhe pushtetin politik që zotërojnë.

Turqia në udhëkryq

Ngjitja e AKP-së në pushtet ka reflektuar si vazhdimësinë po ashtu edhe ndryshimin brenda sistemit politik turk. Kjo partia është e re, në kuptimin që varet nga një klasë e re elitash politike, e krijuar kryesisht nga vetë AKP-ja. Por kjo e fundit nuk ka arritur të distancohet nga klientelizmin dhe personalizmi i pushtetit që ndodhte dikur.

Përkundrazi, ajo ka krijuar versione të reja të këtyre qasjeve të dëmshme. Në fakt, AKP e ka sjellë klientelizmin në një nivel të ri, duke e centralizuar atë dhe duke krijuar një zonë të madhe elektorale të mbështetur në “rrjetet e mbijetesës” të partisë, që janë shumë të fuqishme.

Po ashtu ajo ka ndryshuar rrënjësisht balancën e fuqisë midis elitës ushtarako-burokratike dhe klasës politike civile, duke ndërtuar një parti të fuqishme masive që i siguron liderit të saj, Erdogan, një ndikim dhe kontroll të fortë mbi ushtrinë turke.

Së fundi, ndërsa politika konkurruese turke është ende e gjallë në Turqi, ajo gjendet aktualisht në një udhëkryq. Në rast se AKP-ja do ta forcojë më tej kontrollin e saj mbi politikën turke gjatë viteve të ardhshme, Turqia mund të shtyhet drejt autokracisë, të paktën për të ardhmen e parashikueshme.

Shënim:Murat Somer, profesor i shkencave politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Özyeğin, Stamboll. Toygar Sinan Baykan është ndihmës/profesor i shkencave politike në Universitetin Kirklareli, Turqi.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Insights 6 Janar 2024, 14:13 Sonila Meço

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Sonila Meco Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën ni...

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri

Berisha publikon biletën e avionit të Veliajt: E ka kthimin me 18 janar