LIVE UPDATES
Insights

A është në gjendje Evropa të armatosë Ukrainën apo edhe veten?

16 Janar 2024, 10:18 Nga a.d
A është në gjendje Evropa të armatosë Ukrainën apo
foto ilustruese

“The Economist”

Fati i luftërave zvarritëse, sikurse tentojnë të shndërrohen konfliktet në shkallë të gjerë midis kundërshtarëve të sofistikuar ushtarakisht siç janë Rusia dhe Ukraina, vendoset zakonisht nga pala që ka industrinë më të mirë të prodhimit të armëve.

Ekonomia ruse është gati 14 herë më e madhe se ajo e Ukrainës. Por burimet e përbashkëta të aleatëve të Ukrainës janë shumë më të mëdha, ndaj kjo e fundit duhet të jetë në gjendje të fitojë. Megjithatë, ndërsa konflikti po hyn në vitin e tij të tretë, është industria ruse e mbrojtjes ajo që po e kthen dalëngadalë luftën në favor të saj.

Dhe asgjë nuk e tregon më qartë problemin sesa predhat e artilerisë. Në kulmin e kundërofensivës përgjatë verës, Ukraina harxhonte rreth 7000 predha të tilla në ditë, shumë se tepër se rusët. Por kjo shifër ka ndryshuar tashmë. Që nga muaji i kaluar, ndërsa forcat ukrainase po përdorin me kursim vetëm 2000 predha në ditë, rusët po i godasin me 5-fishin e këtij numri.

Tani Perëndimi përballet me një zgjedhje, thotë Jack Watling, një ekspert i njohur në RUSI, një think-tank me seli në Londër. “Ajo mund t’i japë Ukrainës atë që i nevojitet ose t’i japë Rusisë një avantazh të pakthyeshëm”- thekson ai. Si Amerika po ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë probleme me dhënien e ndihmës për Kievin.

Në Uashington, një paketë e re ndihme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh po mbahet peng në Kongres, nga një mosmarrëveshje e ashpër pozitë-opozitë mbi emigracionin. Në Bruksel, 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) mbështetje financiare, po pengohen nga vetoja e udhëheqësit pro-rus të Hungarisë, Victor Orban.

Evropianët janë optimistë se ndihma do të miratohet në një samit të ri në fillim të shkurtit. Por Ukraina është shumë e shqetësuar se polarizimi i madh politik në SHBA dhe armiqësia e Donald Trump do ta pengojnë në mënyrë të qëndrueshme mbështetjen e Pentagonit. Dhe kjo mund ta lërë Kievin tërësisht të varur nga Evropa.

Deri më sot, evropianët nuk janë shfaqur aq keq përballë sfidës që kanë përpara. Ndihma e përkushtuar ushtarake e vendeve të BE-së ka tejkaluar 44 miliardë eurot e dhëna nga Amerika. Gjermania ka dhënë më shumë se 17 miliardë euro, ndërsa kontribut të madh po japin edhe vendet nordike.

Por jo të gjithë kanë dhënë aq sa kanë mundësi. Për shembull Franca, ka kontribuar me vetëm 0.5 miliardë euro. Marsin e vitit të kaluar, Brukseli premtoi se do të blinte nëpërmjet Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes dhe do t’i dërgonte në Ukrainë 1 milionë predha artilerie. Por deri muajin e kaluar ajo kishte arritur të dërgonte vetëm 480.000, edhe pse këmbëngul se do ta mbajë këtë premtim. Këtë muaj Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit në NATO, deklaroi se do të ndihmonte një grup vendesh anëtare të BE-së që të blejnë me shumicë 1000 raketa të mbrojtjes ajrore Patriot me vlerë rreth 5 miliardë euro.

Vetë NATO-s nuk i lejohet të dërgojë drejtpërdrejt në Ukrainë ndihma në armë të kalibrit të madh, por kjo lëvizje do t’i lejojë vendet anëtare të transferojnë asetet e tyre të mbrojtjes ajrore. Akti i BE-së për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve (ASAP), i miratuar në tetor, do të ofrojë 500 milionë euro për rritjen e prodhimit të predhave.

Por do të duhet kohë që ai të ketë ndonjë ndikim. Më 9 janar, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, propozoi një fond prej 100 miliardë eurosh për të zgjeruar ndjeshëm industrinë evropiane të mbrojtjes. Breton thotë se ky fond nuk është vetëm për të ndihmuar Ukrainën, por për t`u mbrojtur në rastin e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, nëse Trump bëhet sërish president.

Por është e paqartë nëse kjo ide mbështet nga dikush tjetër në Bruksel. Por asnjë nga këto përpjekje nuk është në lartësinë e sfidave që paraqet situata aktuale. Rusia i ka rritur me 68 për qind shpenzimet ushtarake për këtë vit, duke arritur në 6.5 për qind të PBB-së së saj.

Sipas Ministrisë estoneze të Mbrojtjes, prodhimi rus i municioneve të artilerisë do të arrijë këtë vit në 4.5 milion. Justin Bronk i institutit britanik RUSI, llogarit se Rusia po prodhon 100 raketa me rreze të gjatë veprimi çdo muaj, ose më shumë se 2-fishin e kapacitetit të saj në fillim të pushtimit të Ukrainës.

Në rritje është edhe prodhimi i predhave në SHBA dhe Evropë, por jo mjaftueshëm i shpejtë. Prodhimi i predhave 155 mm në SHBA është planifikuar të arrijë në 1.2 milionë deri në vitin 2025, një rritje me 6 herë nga viti 2023. Sash Tusa, ekspert i mbrojtjes në Agency Partners, vlerëson se prodhimi evropian do të arrijë në 1.25 milionë predha.

Por në dallim nga Amerika, ku fabrikat e municioneve janë në pronësi të qeverisë, Evropa varet nga kompanitë private, duke e bërë më pak të sigurt rritjen e prodhimit. Evropa ka 4 prodhues kryesorë të municioneve: Rheinmetall e Gjermanisë, Bae Systems e Britanisë së Madhe, Nexter në pronësi të qeverisë franceze dhe Nammo në pronësi të qeverive norvegjeze dhe finlandeze.

Pas Luftës së Ftohtë, ato u përqendruan në krijimin e më pak sistemeve që ishin më të sofistikuara. Përpara se të kalojnë në linjat e prodhimit me një ritëm të lartë, ata duan që qeveritë të ofrojnë sigurinë e kontratave shumëvjeçare, thotë Jan Pie, që drejton ASD, organizatën evropiane të tregtisë së mbrojtjes.

“Porositë për ne janë tashmë 3 herë më të larta se në mars 2022”- thotë Morten Brandtzaeg, kreu i Nammo. Ai thotë se kapaciteti i rritur i prodhimit është aq i madh, saqë qeveria duhet ta ndihmojë industrinë në ndarjen e rrezikut. Por ligjet e BE-së mbi konkurrencën kanë penguar llojin e investimeve direkte në këtë industri, siç mund ta bëjë Pentagoni.

Prodhuesi evropian më i prirur të rritë prodhimin është Rheinmetall. Ajo është zotuar për një prodhimin vjetor prej 700.000 predha artilerie deri në fund të këtij viti, dhe këtë vit do të ndërtojë në Ukrainë bazat e prodhimit dhe mirëmbajtjes të mjeteve të blinduara.

Shumica e porosive të saj paguhen nga Gjermania. Tusa e krahason këtë me Francën, porositë modeste të së cilës nuk përputhen me retorikën e presidentit Macron për kalimin në një ekonomi lufte. Një nga mënyrat që Evropa të rritë më shpejt prodhimin e armatimeve mund të jetë lehtësimi i specifikimeve teknike.

Dhe në luftërat e gjata, nevoja për sasi e tejkalon pothuajse gjithmonë cilësinë. Ndërkohë prodhimi i llojeve të tjera të municioneve, veçanërisht i sistemet e raketave me shumë lëshime të drejtuara (GMLRS) dhe interceptorët e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore (GBAD), është edhe më i vështirë për Evropën.

Ajo ia ka transferuar Amerikës një pjesë të madhe të prodhimit të raketave të saj. Ministria estoneze e Mbrojtjes vlerëson se deri në vitin 2025 Ukraina do të ketë nevojë për 8.760 GMLRS në vit. Ndërkohë për momentin Evropa nuk mund të prodhojë në sasi të mëdha. Nico Lange, ish-këshilltar i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes thotë se, që prodhuesi më i madh i raketave në Evropë, MBDA, të ndërtojë fabrika të reja, duhet që qeveritë të blejnë paraprakisht të paktën 10 vite prodhim. Nëse këto investime do të bëhen sot, ai mendon se raketat mund të fillojnë të mbërrijnë në masë në vitin 2026.

Nëse ndërpritet ndihma e SHBA-së, Evropa do ta ketë të vështirë ta furnizojë si duhet Ukrainën për të vazhduar luftën. Në terma afatgjatë, teksa mbështetja amerikane është gjithnjë e më e pasigurt, kontinenti s’ka zgjidhje tjetër veçse të rindërtojë industrinë e tij të mbrojtjes. “Ne kemi teknologjinë, tani duhet të ndërtojmë kapacitetet e duhura. Nuk kemi zgjidhje tjetër”- thotë Brandtzaeg.

ukraine evrope

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet