LIVE UPDATES
Insights

Masat e ashpra kundër migracionit, pozitive në aspektin politik, por të dëmshme në atë ekonomik

15 Janar 2024, 09:17 Nga a.d
Masat e ashpra kundër migracionit, pozitive në aspektin politik, por
foto ilustruese

Nga Ruchir Sharma “Financial Times”

Kur emigrantët mësynë masivisht në kufirin jugor me Meksikën vitin e kaluar, ata u shndërruan në çështjen politike edhe më të nxehtë në SHBA, ku shumë demokratë iu bashkuan thirrjeve të republikanëve për marrjen e masave më të ashpra për të kontrolluar hyrjet e paligjshme.

Megjithatë, debati ekonomik po merr tjetër rrjedhë. Është folur dhe po flitet shumë mbi mënyrën se si rritja e emigracionit ndihmoi në ruajtjen e një gjendjeje optimale të rritjes ekonomike (as shumë e lartë por as shumë e ulët) gjatë vitit 2023 dhe se si reagimi politik po e vë në rrezik këtë përfitim të papritur.  

I nxitur nga luftërat, vështirësitë dhe fundi i pandemisë, emigracioni pësoi një rritje të ndjeshme në mbarë botën vitin e kaluar. Rritja e numrit të përgjithshëm, pra si të emigrantëve të ligjshëm po ashtu edhe atyre të paligjshëm, ka arritur nivelet më të larta ndër disa dekada në shumë nga vendet më të njohura si destinacione të preferuara.

Krahasuar me flukset mesatare vjetore në vitet 2010, emigracioni gati u 3-fishua në vitin 2023 në 3.3 milionë në SHBA dhe 670.000 në Britaninë e Madhe, ndërkohë që gati u dyfishua në Kanada dhe Australi. Në shumë vende, kishte nisur të shfaqej një kundër-reagim, i cili tani është përshpejtuar dukshëm.

Popullsia e lindur jashtë vendit, është rritur në mënyrë të qëndrueshme në SHBA që nga viti 1980. Sot ajo përbën gati 15 për qind të popullsisë në përgjithësi, një kulm i arritur për herë të fundit në vitin 1910, kur pati gjithashtu një varg politikanësh nacionalistë në politikën amerikane që nisën të bënin thirrje për kontrolle më të rrepta.

Pjesa më e madhe e reagimit aktual, është ndaj rritjes së kalimeve të paligjshme dhe të rrezikshme për jetën. Kjo kundërpërgjigje është nxitur pjesërisht nga një armiqësi e ripërtërirë ndaj emigrantëve, dhe pjesërisht edhe nga dëshira humane për t’i dhënë fund skenave të vuajtjes.  

Por në një periudhë në të cilën një popullsi në plakje po e redukton fuqinë punëtore në mbarë botën, emigrantët ofrojnë gjithashtu një nxitje praktike dhe shumë të nevojshme në aspektin e punës. Falë emigrantëve por edhe më shumë amerikanëve që po rikthehen në punë, forca e punës në SHBA në vitin 2023 u rrit 3 herë më shpejt se sa norma e rritjes së popullsisë në përgjithësi.

Dhe kjo e dhënë na ndihmon për të shpjeguar arsyen pse nuk ndodhi recesioni ekonomik që pritej nga shumë ekspertë të ekonomisë. Pra rritja e migracionit kontribuoi ndjeshëm në lehtësimin e mungesës së fuqisë punëtore, ngadalësimin e inflacionit dhe ngritjen e kërkesës konsumatore.

Emigrimi neto në SHBA përbënte afro çerekun e rritjes së shpenzimeve të konsumatorit, që vetëm vitin e kaluar ishte 2.7 për qind. Në Kanada dhe Britaninë e Madhe, shtimi i emigrantëve e rriti konsumin me rreth 1 për qind. Ndikimi i saktë mbi fuqinë punëtore është më i pasigurt, pasi është e vështirë të dihet me saktësi se cila pjesë e të porsa-ardhurve, veçanërisht në mesin e atyre që kanë hyrë ilegalisht, kanë gjetur një punë.

Por ndikimi ishte konsiderueshëm i mjaftueshëm që kreu i Rezervës Federale, Jay Powell, ta përmendte në konferencën e tij për mediat në dhjetor, kur ai e përmendi rritjen e emigracionit si një nga faktorët që lehtësuan pengesat në zinxhirët e furnizimit vitin e kaluar. Nga ana tjetër, kjo e reduktoi presionin në rritje mbi pagat dhe inflacionin.

Me pak fjalë, kushtet e vitit 2023 - me një rritje ekonomike çuditërisht të lartë dhe me një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme të inflacionit - ndodhën pjesërisht falë ndikimit të nënvlerësuar që patën emigrantët. Por tani forcat që nxitën emigracionin vitin e kaluar po zbehen.

Tashmë, administrata e Biden po ndalon në një numër rekord emigrantët e paligjshëm në kufi, dhe ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për të shtrënguar më tej masat kundër tyre, në rast se republikanët zotohen të miratojnë dhënien e më shumë fondeve për Ukrainën.

Patrulla Kufitare e SHBA-së, zbuloi dhe arrestoi shumë më pak emigrantë në javën e fundit të dhjetorit sesa në javët e mëparshme. Ajo mund të ishte një ndërprerje për Krishtlindjet, ose mund të pasqyrojë zbehjen e fluksit pas pandemisë. Sido që të jetë, një rënie e ndjeshme e emigracionit e kërcënon perspektivën e rritjes ekonomike për vitin 2024, duke qenë se shumë njerëz presin që të vazhdojë një rritje ekonomike e moderuar.  

Rreziku i madh, është se shqetësimet e ligjshme mbi migracionin e paligjshëm të përhapen duke kufizuar ose dekurajuar edhe fluksin e emigrantëve të ligjshëm. Kohët e fundit, Britania e Madhe ndërmori disa masa drastike për të përgjysmuar emigracionin legal dhe ilegal në vend, duke e kufizuar në maksimumi 300.000 në vit.

Australia sapo ka shtrënguar rregullat për dhënien e vizave për studentët dhe punëtorët me kualifikim të ulët. Edhe Kanadaja, që po rrit kuotën e emigrantëve të përhershëm, po merr masa për të kufizuar fluksin e punëtorëve sezonalë.

Duke vendosur ndoshta masat më të ashpra, Franca po kufizon ndjeshëm ndihmën sociale për të huajt, po e bën më të lehtë dëbimin e emigrantëve që iu refuzohet azili, dhe po i jep fund praktikës së dhënies automatikisht të shtetësisë për fëmijët e lindur në Francë nga 2 prindër emigrantë.

Këto hapa mund të jenë pozitive në aspektin e përfitimeve politike dhe sidomos në një botë të lodhur nga të huajt. Por ato janë hapa shumë të diskutueshme, nëse flasim për ndikimin ekonomik që kanë. Sipas një përllogaritjeje të kohëve të fundit, SHBA është e detyruar të lejojë afro 4 milionë emigrantë çdo vit, që të parandalojë rënien e popullsisë në dekadat e ardhshme.

Dhe shumica e ekonomive të zhvilluara, janë shumë larg momentit të rënies së popullsisë sesa SHBA-ja. Ndaj politikanët e zgjuar duhet të gjejnë një ekuilibër midis kontrollit të kaosit që shkakton emigracioni i paligjshëm dhe kufizimit të pasojave ekonomike të politikave anti-migracion.

masat kunder emigracionit

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet