LIVE UPDATES
Insights

A do të ketë një luftë të re Izrael-Hezbollah?

9 Janar 2024, 15:01 Nga Adnan Nasser
A do të ketë një luftë të re Izrael-Hezbollah?
Foto ilustruese

Nga Adnan Nasser “National Interest”

Në një intervistë dhënë së fundmi për televizionin amerikan CNN, Ministri i Jashtëm i përkohshëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, bëri një lëshim të hapur publik kur deklaroi se qeveria e tij nuk mund të kontrollojë apo ndikojë dot mbi vendimin e Hezbollahut për të përshkallëzuar përplasjen e tij të armatosur me Izraelin.

“Ne nuk kemi mundësi që t’i urdhërojmë ata. Ne nuk po e pretendojmë këtë, por mund t’i bindim ata me argumente dhe mendoj se gjërat në këtë aspekt po funksionojnë”- tha Bou Habib. Intervista e Ministrit të Jashtëm u zhvillua gjatë vizitës së tij në Uashington, e cila synonte t’i kërkonte Shtëpisë së Bardhë të ushtrojë më shumë presion ndaj Izraelit për të pasur kujdes në sjelljen ndaj fqinjit të tij verior.

Megjithatë, ajo ishte një deklaratë që nxori në pah dorëzimin e mëtejshëm ndaj realitetit: se është në fakt Hezbollahu, dhe jo qeveria legjitime e Libanit, ai që dikton rregullat e hakmarrjes. Një anëtar i parlamentit libanez, Nadim Gemayel, tha për National Interest: “Ajo që deklaroi Habib përbën një pranim zyrtar të situatës de fakto”.

Sulmi me dron i 2 janarit në Dahieh, periferinë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut, të kontrolluar përgjithësisht nga Hezbollahu, që shkaktoi vdekjen e numrit 2 të Hamasit, Saleh Al-Arouri, bashkë me 6 tjerë, e solli luftën më afër shtëpisë për popullin libanez.

Izraeli mohoi të ishte përgjegjës për atë atentat. Megjithatë, shumë njerëz dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje qëndron Tel Avivi. Ndaj tani të gjithë presin të shohin se si do të hakmerren Hezbollahu dhe Hamasi. Duke mohuar se qëndrojnë pas vrasjes së Arourit, izraelitët mund ta akuzojnë Hezbollahun si fajtor për përshkallëzimin e tensioneve.

Kjo në varësi të reagimit të tij. Dhjetëra mijëra njerëz në të dyja anët e kufirit, janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre nga frika e sulmeve ajrore izraelite por edhe nga goditjet me raketa dhe artileri nga Hezbollahu. Ky i fundit pretendon se po lufton ndaj izraelitëve në mbështetje të kauzës së popullit palestinez për liri dhe pavarësi.

Megjithatë, mbështetësit e tij jetojnë në Liban, shumica në Libanin Jugor dhe në zonën e Dahieh. Dhe nëse do të shpërthente një luftë në shkallë të gjerë, ata do të ishin të parët që do ta ndjenin atë. Por s’do të ishin të vetmit. Në një fjalim të mbajtur të premten e shkuar Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, paralajmëroi se grupi i tij nuk mund të qëndrojë i heshtur pas vrasjes së Arourit dhe foli për pasojat e mundshme të kundër-përgjigjes ndaj Izraelit.

“Kjo do të thotë se ndaj luftës do të ekspozohet i gjithë Libani. Të gjitha qytetet, fshatrat dhe figurat politike. Është e sigurtë se vrasja e Al-Arouri nuk do të kalojë pa reagim dhe ndëshkim”- shtoi ai.

Kjo nënkupton atë që shumë njerëz i druhen prej disa kohësh: një luftë e re që mund të çojë në humbje të mëdha në jetë njerëzish dhe në dëme kolosale në infrastrukturë, duke e bërë luftën e vitit 2006 të duket si një përleshje e vogël.

Në një intervistë për “National Interest”, profesor Nadim Shehadi, që më parë ka drejtuar programin e Lindjes së Mesme në think-tankun britanik “Chatham House” me seli në Londër, ndau pikëpamjet e tij mbi situatën: “Aktualisht jemi në një luftë qëndrimesh dhe propagande. Njëra nga palët po bllofon dhe po rrezikon shumë. Unë mendoj se nëse Nasrallah nuk po bën bllof, ai do ta dërgojë Libanin drejt shkatërrimit.

Ai thotë se ka mbi 100.000 luftëtarë dhe 150.000 raketa. Në rast se izraelitët e besojnë këtë pretendim, atëherë kjo mund të përbëjë një pengesë. Por nëse del që ai po bën bllof dhe nuk i ka këto sasi armësh dhe këtë numër luftëtarësh, atëherë do ta tërheqë vendin në një luftë shumë shkatërruese, nga e cila do të ishte shumë e vështirë të dilej”.

Shehadi theksoi gjithashtu se situata aktuale në Liban, është shumë më e pasigurt sesa në verën e vitit 2006, kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan një luftë 1-mujore midis tyre. Pasi mbaroi lufta, shtetet e Gjirit Persik dhe komuniteti ndërkombëtar ndërhynë për të ndihmuar në rindërtimin e Libanit.

Ndërkohë tani, monarkitë e Gjirit si Arabia Saudite dhe Kuvajti, nuk po tregojnë shenja, të paktën deri tani, se do të japin të njëjtin kontribut në ekonominë libaneze. “Në atë kohë ne  kishim mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Nga Shtetet e Bashkuara por edhe vendet e Gjirit. Sot jemi plotësisht të izoluar. Për këtë arsye, nëse hyjmë në luftë ndaj Izraelin, do të jetë shumë e vështirë të dalim prej saj”- nënvizon ai.

Duke ndjekur retorikën e Hassan Nasrallah, duket se populli libanez duhet të vetëpërmbahet. Izraeli kapërceu një vijë të kuqe në raport me rregullat e vjetra të angazhimit ushtarak, pavarësisht mohimit të tij zyrtar. Një kundërpërgjigje e caktuar nga Hezbollahu pas sulmit të këtij fillim-muaji është e pashmangshme.

Përndryshe, kjo organizatë do të shihej si ngurruese dhe e frikësuar në sytë e armikut. Megjithatë, mundësia që hakmarrja të kthehet në një luftë në shkallë të gjerë si në Gaza është ende e ulët. Me shumë mundësi, do të kemi një përgjigje “proporcionale”. Se çfarë forme do  të marrë, nuk mund të jemi asnjëherë të sigurt. Megjithatë, kur ndodh, askush nuk duhet të habitet. Tani për tani duhet të presim.

Shënim:Adnan Nasser, analist dhe gazetar i pavarur i politikës së jashtme me fokus çështjet e Lindjes së Mesme.

 

abdallah bou habib

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Insights 6 Janar 2024, 14:13 Sonila Meço

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Sonila Meco Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën ni...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet