LIVE UPDATES
Insights

Qeveria si bankë kursimesh, nuk di ku të çojë paratë

Sipas të dhënave nga ministria e Financave për periudhën Janar Shtator të këtij viti, investimet publike rezultuan 46 miliardë lekë nga 65 miliardë lekë që kishte planifikuar të ekzekutonte.

20 Tetor 2023, 21:37 Nga I.A
Qeveria si bankë kursimesh, nuk di ku të çojë paratë
Ervin Mete

TIRANË- Sufiçiti buxhetor i Shqipërisë, teprica mes të ardhurave që qeveria mbledh në arkën e saj dhe shpenzimet që ajo bën, arriti në 51.6 miliardë lekë ose mbi 490 milionë euro në fund të 9 mujorit. Të dhënat zyrtare të buxhetit tregojnë se sufiçiti i buxhetit vazhdon të rritet nga muaji në muaji teksa qeveria duket e paaftë të realizojë shpenzimet e planifikuara publike veçanërisht ato të investimeve.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave për periudhën Janar Shtator të këtij viti, investimet publike rezultuan 46 miliardë lekë nga 65 miliardë lekë që kishte planifikuar të ekzekutonte.

Për të gjithë vitin 2023, shpenzimet për investime publike janë programuar në masën 123.9 miliardë lekë. Kjo do të thotë se në 3 muajt e mbetur të vitit, qeveria duhet të realizojë rreth 80 miliardë lekë ose gati 2 herë më shumë investime në vlerë se sa ka realizuar në këto 9 muaj.

Për shkak të ecurisë së dobët të shpenzimeve, në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ndryshoi buxhetin e shtetit përmes një Akti Normativ. Ky Akt rishpërndau 46 miliardë lekë nga zërat e shpenzimeve me ecuri të dobët realizimi tek ato me ecuri më të mirë.

Por ekzekutim jo uniform i buxhetit të shtetit mund të krijojë një dallgë të re inflacioni në muajt e mbetur të vitit. Dhe teksa Banka e Shqipërisë lufton për të përmbajtur inflacionin, qeveria do të shpenzojë rreth 270 miliardë lekë në tre muajt e mbetur të vitit. Mesatarisht 90 miliardë lekë ose 860 milionë euro në muaj.

Teprica e parave në arkën e shtetit krijon dhe një problem moral të qeverisë përballë qytetarëve. Ajo mbledh të ardhura nga taksat dhe tatimet më shumë se sa mund të shpenzojë. E thënë ndryshe administrata gropos paratë që u merr qytetarëve në thesar. Jo pak, por 2.5 për qind të PBB-së.

Teorikisht kjo do të thotë se barra e taksave që qeveria ka vendosur mbi qytetarët është më e madhe se sa fuqia absorbuese e ekonomisë për kapitale publike. Ose që qeveria është e paaftë të hartojë dhe realizojë vepra publike. Dhe këtu zë fill konflikti moral.

Nëse qeveria merr, por nuk kthen mbrapsht, qytetarëve u lind e drejta të mos paguajnë. Por në Shqipëri po ndodh një paradoks. Qytetarët dhe biznesi duket se janë të gatshëm të vazhdojnë të paguajnë, pavarësisht asaj që bën qeveria me paratë. Dhe kjo mund të ketë vetëm një shpjegim. Ekonomia duket se ka presion të madh për të pastruar para. 

Marrë nga Kapitali.al

ervin mete

Sondazh

Poll
Insights 10 Tetor 2023, 09:22 Enkeleda Memisha Besmir Kanushi

Turizmi mjekësor në Shqipëri

foto ilustruese Roli i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Turizmin Shëndetësor, Robotika në Stomatologji. ...

Insights 9 Tetor 2023, 16:00 Esiona Konomi

Kush po i frikëson gratë?

KQZ Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po paraqiten zinxhir një sërë dorëheqjesh nga këshilltaret bashkiake të cil...

Insights 6 Tetor 2023, 16:17 Ben Blushi

Zjarret e Pishporos

Pishporo Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë...

Insights 2 Tetor 2023, 15:37 Lolita

Motra

Albano Bogdo Shprehja ne televizion publik se "filani i beri motren fistekut", me te qeshura dhe me synim poshterimin e nje personi, eshte tregues se ne 20...

Insights 2 Tetor 2023, 11:58 Mimoza Marjanaku

"Meditim përpara një bilete pa kthim"

Ç'të të them Ambra? Po 'tradhëton" vatanin tha babai im dhe une nuk desha ta kundërshtoja sepse nuk doja ta shqetësoja më...

Insights 30 Shtator 2023, 13:27 Ben Blushi

Në manastirin e Banjskës, në Kosovë

Pamjet nga qyteti Manastiri i Banjskës ku u vra një polic shqiptar dhe katër paramilitarë serbë ndodhet gati 20 minuta larg qyteti...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet