LIVE UPDATES
Insights

Si përfundoi xhubleta e Rita Orës në muzeun antropologjik të universitetit Cambridge

Familja Sahatçiu - Ora dhe vetë Rita disponojnë një dokumentacion të plotë të dorëzimit të kostumit, si dhe foto të relikteve të tjera të Miss Durham-it. Ndër to janë fotot e shumë gjerdanëve dhe ornamenteve të përdorura nga gratë në Veriun e Shqipërisë, e veçanërisht ato zadrimore.

1 Dhjetor 2022, 14:00 Nga k.m.
Si përfundoi xhubleta e Rita Orës në muzeun antropologjik të
Momenti i takimit

XHUBLETA SHQIPTARE NË UNESCO

Për çdo shqiptar dhe veçanërisht për njerëzit e kulturës, pranimi i Xhubletës Shqiptare si pasuri botërore e UNESCO – s është një lajm i mrekullueshëm. Me këtë rast dua t’i kthehem një kujtimi të bukur që lidhet me Xhubletën Shqiptare, dhuratë e Qeverisë Shqiptare dhënë artistes së madhe shqiptare nga Kosova, Rita Ora, pas shfaqjes që ajo kishte dhënë në Sheshin NËNË TEREZA në Tiranë, për nder të 28 Nëntorit të Njëqintë të Shpalljes së Pavarësisë.

Dhurata iu dorëzua Rita Orës në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Londër, në nderim të Festës tonë Kombëtare, në sallën “Edith & Herbert.”

Dëshiroj ta ndaj këtë moment me miqtë e mi në Facebook.

Falemnderit!
===========================================================

KOSTUMI 100-VJEÇAR I “RITA ORËS” NË MUZEUN ANTROPOLOGJIK TË UNIVERSITETIT CAMBRIDGE - PËRKRAH KOLEKSIONIT TË MISS EDITH DURHAM.

Disa ditë më vonë, Familja Ora më kontaktoi përsëri. Ata shprehën falënderimet dhe kërkuan “leje”, që atë vlerë të madhe të kombit tonë, xhubletën 100-vjeçare, t’ia dhuronin Muzeut Antropologjik të Universitetit Cambridge. Aty, mendonin ata, ai kostum do të kishte shumë më tepër vlerë sesa në shtëpinë e tyre. Gjuhëtari dhe historiani Agim Morina, pjesëtar aktiv i Bashkësisë Shqiptaro - Britanike, iu kishte sugjeruar se ai kostum me aq vlerë do të përbënte një eksponat shumë të rëndësishëm të kulturës sonë materiale në Universitetin e Cambridge-it. Një gjesti fisnik të tillë nuk do t’i përgjigjesha kurrë negativisht. Në emër të Rita Orës, kostumi iu dorëzua universitetit nga prindërit e saj, Vera dhe Besniku. Ata u ndihmuan nga antropologia dhe arkeologia ligjore e atij universiteti, Nora Weller, dhe bashkëshorti i saj, Marc Weller. Ndihmesë dha, si përherë, studiuesi i njohur Bejtullah Destani. Kostumi u ekspozua përkrah vlerave të tjera materiale të vendosura aty në koleksionin e marrë nga Shqipëria nga Miss Edith Durham. Familja Sahatçiu - Ora dhe vetë Rita disponojnë një dokumentacion të plotë të dorëzimit të kostumit, si dhe foto të relikteve të tjera të Miss Durham-it. Ndër to janë fotot e shumë gjerdanëve dhe ornamenteve të përdorura nga gratë në Veriun e Shqipërisë, e veçanërisht ato zadrimore.

Më pas mora një mesazh nga Rita, në të cilin shkruante: I dashur Ambasador! Ka qenë një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë për mua dhe familjen time të merrnim pjesë në festimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, më 28 nëntor 2012. Unë kurrë nuk do ta harroj atë moment kur dhamë shfaqje në Sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, nën rrebeshin e një shiu, që nuk pushonte. Tek shihja sesi njerëzit, edhe në atë mot të keq, qëndronin në shesh, duartrokisnin dhe gëzonin bashkë me ne muzikantët nga Londra, ndjehesha edhe më e lumtur për atë, që po bënim. Unë ju dëshiroj juve çdo të mirë, jetë të sigurt dhe mirëqenie për brezin e fëmijëve të gjeneratës së re. Ju jeni tanimë në një botë të re, kur mund të përfitoni nga çdo mundësi që jeta iu ofron.

Me respekt: Rita Ora.
Marrë nga libri: AMBASADOR I PUSHTETIT TË BUTË, faqe 264 – 265.

rita ora xhubleta

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2022, 08:06 Meri Lika

Një vend pune për djalin

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshir&e...

Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet