LIVE UPDATES
Insights

Shkrimi i 110 viteve më parë: Do të marr vaporin! Do të shkoj në Shqipëri-UDHËTIMI i Ismail Bej Vlorës

Autor i shkrimit është Stéphane Lauzanne, kryeredaktori i gazetës, i cili e kishte njohur Ismail bej Vlorën në Stamboll.

28 Nëntor 2022, 12:36 Nga Ilir Ikonomi
Shkrimi i 110 viteve më parë: Do të marr vaporin! Do të
Ismail Qemali

DO TË MARR VAPORIN, DO TË SHKOJ NË SHQIPËRI

Ky shkrim është botuar 110 vjet më parë në gazetën e Parisit "Le Matin" dhe flet për aktin e jashtëzakonshëm të Ismail Qemalit, shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Autor është Stéphane Lauzanne, kryeredaktori i gazetës, i cili e kishte njohur Ismail bej Vlorën në Stamboll.

Shkrimi i 110 viteve më parë: Do të marr vaporin! Do të
〜 〜
Pasi luftoi pesë shekuj, Shqipëria do ta fitojë pavarësinë pa luftuar
Paris, 4 dhjetor 1912
Stéphane Lauzanne
Në Stamboll, gjatë dy javëve të para të luftës, ishte një njeri i cili thuajse nuk largohej për asnjë çast nga holli i hotelit ku rrinte. Ishte trupmadh, i fuqishëm, me flokë dhe mjekër të bardhë që ngërthenin brenda tyre dy sy në ngjyrë blu të thellë dhe mjaft shprehës. Rrethohej nga një grup i vogël njerëzish që diskutonin dhe komentonin pa pushim, ndërsa ai vetë qëndronte gjithnjë në heshtje.
- Shikojeni mirë këtë njeri, - më tha një ditë një diplomat që kaloi aty pranë. Një ditë ai do të jetë kryeministër e madje kryetari i një shteti që ende nuk ekziston. Në luftën ku është përfshirë Europa, ai do të jetë fitimtar pa e shkrepur njëherë…
Kështu e njoha Ismail Qemal Beun, ose më mirë e rinjoha, sepse kisha pasur nderin ta intervistoja 12 vjet më parë në Londër. Të dielën e kaluar mësuam nga një lajm se ai sapo ishte zgjedhur Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.
Gjatë atyre dy javëve, kur nuk kishte ditë pa një betejë, Ismail Qemali vinte mbrëmjeve dhe më pyeste shkurt:
- Ndonjë të re?
I tregova një ditë se turqit i kishin mundur serbët (këtë e njoftuan nja dhjetë herë në Stamboll) dhe ai duket se u kënaq e më tha vetëm kaq:
- Sa mirë!
Por të nesërmen, rrota e lajmit ishte rrotulluar paksa, ashtu si ajo e fatit dhe unë i tregova se bullgarët kishin mundur turqit. Ai nuk shfaqi kurrfarë emocioni dhe më tha përsëri:
- Sa mirë!
I thashë: Si ka mundësi që, si atëherë kur turqit fitojnë, ashtu edhe kur munden qenka njëlloj mirë?
Ai vuri buzën në gaz, e vetmja buzëqeshje që i kisha parë ndonjëherë, dhe, me fjalë të qarta, serioze dhe të matura më shpjegoi mendimin e tij që ishte edhe opinioni i një populli të tërë.
- Shumë mirë, tha, sepse cilido qoftë fitimtari ose i munduri, ka ardhur ora që kam pritur gjithë jetën dhe që populli im ka pritur me shekuj – ora kur Shqipëria më në fund do të heqë zgjedhën dhe do të bëhet shtet i pavarur.
Provoni të prisni në Gadishullin Ballkanik, përgjatë Adriatikut, një rrip toke 400 kilometra të gjatë dhe 120 të gjerë, përfytyrojeni atë plot shkëmbinj, pa rrugë dhe pa ura, sa që në stinën e shirave, as karvanët nuk ecin dot nëpër shtigjet e mushkave. Përfytyroni pastaj një racë njerëzish që nuk kanë të bëjnë fare me racat sllave, greke, turke, romane, pra me askënd tjetër në Perandorinë Osmane, por që ka ruajtur pastërtinë primitive të atletit. Këtu duhet të keni parasysh se flasim për malësorët më të ashpër të botës, në luftë të vazhdueshme, por që zbatojnë megjithatë doket më të çuditshme të mesjetës, si zakoni që lejon një grua të udhëtojë e vetme nga një cep i krahinës në tjetrin pa u sulmuar apo pa u ngacmuar nga askush. Përfytyroni të gjitha këto dhe do të keni një ide për Shqipërinë.
Por e veçanta është se në këtë vend të egër, të pakultivuar dhe të ashpër, ku besimet fetare kryqëzohen në shumë sekte, ideja e kombit i ka rrënjët fort në Europë.
E pyesja shpesh Ismail Qemalin:
- Si do t’i bashkoni katolikët e veriut, myslimanët e qendrës dhe ortodoksët e jugut?
- Ata janë të bashkuar, - më përgjigjej, - nga kulti i përbashkët i atdheut, të cilin e mbajnë brenda tyre prej 600 vjetësh!
Dhe Ismail Qemali nuk ekzagjeronte aspak.
Kur dallga turke gllabëroi Azinë, në fillim të shekullit XV, dhe, pasi theu digën e Kostandinopojës dhe u përhap në Gadishull, raca që i bëri qëndresën më të fuqishme ishte ajo e Shqipërisë së lashtë, raca shqiptare. Taborreve osmane iu deshën 15 muaj për të marrë Shkodrën dhe, kur jeniçerët hynë në qytet gjetën kufoma grash mbi gërmadha. Këto ishin gra që kishin hedhur shtiza njëlloj si burrat. Por u desh shumë më tepër se kaq, u deshën 50 vjet për ta nënshtruar të gjithë vendin dhe asnjë sulltan nuk mund të mburret se e mposhti këtë vend të papërkulur.
Pesë shekuj më pas, më 1878, kur Europa, që e ka zakon të tregohet bujare me plaçkën e popujve, por dhe nuk ka frikë se këta popuj mund t’i zemërohen, i bëri dhuratë Serbisë territoret e Kurshumlisë dhe të Vranjës, ndërsa Malit të Zi i dha Gucinë dhe Plavën, një kryengritje e madhe tronditi malësinë shqiptare. U desh që Serbia të mbështetej tek armët për ta marrë dhuratën që iu bë dhe që Europa të dërgonte një flotë ndërkombëtare përpara Ulqinit, që Mali i Zi të merrte të tijën…
Shqipëria e zemëruar u kthye atëherë kundër sovranes së saj, kundër Turqisë, e cila kishte lejuar të sakatohej toka e Shqipërisë së vjetër. Shpërtheu një kryengritje e tmerrshme. Portës iu desh të dërgojë një ushtri prej 30 mijë njerëzish për të shtypur revoltën patriotike në rritje.
Më në fund, përsëri dje, kur me vullnetin e qeverisë së Turqve të Rinj, Shqipëria, e lidhur këmbë e duar, u vu përpara skuadrës së pushkatimit të Turgut dhe Shefqet Pashës, nuk munguan ofertat për ndihmë nga të dërguarit serbë dhe bullgarë për shqiptarët nën trysni. Dukej sikur shqiptarët nuk kishin rrugë tjetër veçse të hynin në aleancën ballkanike.
Por ata nuk e kuptonin kështu. Ata nuk donin të shkëmbenin një nënshtrim me një tjetër, qoftë edhe dhjetë herë më të butë. Ajo që ata donin ishte pavarësia, të cilën ndoshta më në fund do ta marrin…
Por shihni sa i çuditshëm dhe paradoksal është fati në jetën e popujve; kjo racë që ka luftuar prej gjashtë shekujsh për të fituar lirinë, do ta marrë atë pas një lufte ku ajo vetë nuk do të luftojë aspak!
Një mëngjes, (më 2 nëntor) takova Ismail Qemalin i cili po nisej me një torbë në dorë.
- Ku po shkoni kështu? - e pyeta.
- Do të marr vaporin. Do të shkoj në Shqipëri.
Para pak ditësh, siç e përmenda, dëgjuam lajmin se ai jo vetëm që kishte arritur, por që një kuvend burrash të njohur shqiptarë, i mbledhur në Vlorë, e kishte zgjedhur kryetar të qeverisë së përkohshme, ndërsa flamuri kombëtar shqiptar ishte ngritur mbi ndërtesat publike.
Me të njëjtën anije që u nis Ismail Qemali, u nisën edhe Nabi Beu, ambasadori i Turqisë në Itali dhe Hilmi Pasha, ambasadori në Austri. I pari shkonte për të vulosur paqen përfundimtare në Romë. Tjetri do të përpiqej në Vjenë të bënte të mundur shpërthimin e luftës së përgjithshme.
Ata kishin me vete valixhe të mëdha. Por bagazhi më i rëndë për nga shpresat dhe nga vendosmëria ishte ai brenda torbës së vogël të Ismail Qemalit…

ismail qemali

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2022, 08:06 Meri Lika

Një vend pune për djalin

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshir&e...

Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet