LIVE UPDATES
Insights

Miti i Protestave

Protesta revolucionare, me pasoja të rinj të burgosur që rrihen e masakrohen qelive të komisariateve dhe mbahen në proçese të gjata e të lodhshme kërkojnë njerëz që nuk kanë çfarë humbin.

13 Nëntor 2022, 07:44 Nga Ermal Mulosmani
Miti i Protestave
Foto nga protesta

Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë ç’tu dalë përpara dhe burgosin dhjetera militantë protestues. Lexova edhe një shkrim të Bushatit dhe një prononcim të Lubonjës që e quanin të dështuar protestën e sotme pikërisht mbi këtë argument. Protesta revolucionare, me pasoja të rinj të burgosur që rrihen e masakrohen qelive të komisariateve dhe mbahen në proçese të gjata e të lodhshme kërkojnë njerëz që nuk kanë çfarë humbin. E vërteta është që në Shqipëri është reduktuar numri i njerëzve në nivel varfërie ekstreme që u ka ardhë shpirti në majë të hundës dhe janë gati të përleshen e të burgosen për politikë. Kapitalizmi e largon njeriun nga politika, e detyron të gjejë shtigje mbijetese. Emigracioni thith të rinjtë, zhvillimi bën të vetën, njerëzit e kanë mendjen si të gjejnë mundësi pasurimi, legale ose jo. Shqipëria e vitit 2022 nuk është e njëjtë me atë të vitit ’98 kur sapo kishim filluar. Shtresat më të varfëra gjenden në periferi dhe e kanë të pamundur të organizohen për të ardhur në Tiranë…. Flukse të tilla spontane si ato të viteve ‘90 apo ‘97 do jetë e pamundur të mblidhen më.

E pamë se ku çuan protestat e dhunshme të Lulit. Dorëzoi pushtetin lokal dhe shaktërroi me qindra të rinj burgjeve dhe gjyqeve pafund. Prodhoi një flluskë sapuni. Për sa kohë numri i pjesëmarrësve është i mjaftueshëm për të treguar mbështetje apo revoltë por i pamjaftueshëm për të trembur pushtetin, protesta nuk i prish punë askujt. Ah, do ishte krejt ndryshe sikur NUMRI i protestuesve të ishte 5 herë më i madh, të ishte mbushur bulevardi i tërë cep më cep, të trembte edhe dronin e Carlos. Atëherë nuk ka nevojë për dhunë fizike fare. Mjafton që 100 mijë vetë të vijnë e të rrinë dhe pushteti tmerrohet, Kryeministri ul tonet, kërkon bashkëpunim dhe zbythet. Kur ke përpara 100 mijë vetë që kërkojnë dorëheqjen është si të gjendesh përpara një luani në shkretëtirë, do të dridhen leqet e këmbëve. Prandaj koncepti i protestave të dhunshme duhet larguar nga mendja e politikanëve opozitarë dhe për sa kohë që në shesh janë 10-15 mijë vetë të mbledhur në çdo cep të Shqipërisë.

Nëse janë 100 mijë, atëherë e marrin vetë situatën. Por, me ç’shoh unë 100 mijë s'do jenë më kurrë. Atëherë si do dorëzohet regjimi? Çdo regjim rrëzohet nga zullumet e veta dhe këtë radhë zullumet janë si asnjëherë më parë. Denoncimet gjithashtu. Ish Ministrat po përfundojnë në burg, skandali mbyt skandalin. Njerëzit kuptojnë fort mirë që po vidhen. Ata që nuk kuptojnë duhet shpjeguar thjesht e kuptueshëm. Duhet ndryshuar sistemi zgjedhor në proporcional të pastër me prag të ulët në mënyrë që edhe vota e fraksionuar (siç është) të mos tretet por të bëhet e dobishme. Në këtë mënyrë, edhe nëse shkohet me dy subjekte opozitare dëmi do ishte minimal. Protestat mund të ishin teste për të kuptuar se sa është mbështetja në momente të caktuara. Kaq. Nuk mund të merret pushteti pa vota. Ose kështu e mendoj unë xhanëm…

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll
Insights 4 Nëntor 2022, 08:39 Stavros Tzimas

BE-ja dhe “çarja” ballkanike

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...

Insights 2 Nëntor 2022, 16:40 Klodian Tomorri

Sistemi që po shemb veten

Klodian Tomorri Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurish...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet