LIVE UPDATES
Insights

Porti i Durrësit/ Ola Xama: Si mundet që Komiteti dhe Kryeministri ta konsiderojnë të ligjshëm statusin strategjik? Është shkelje

Po administrata e Këshillit të Ministrave mbi çfarë baze ligjore rekomandoi miratimin e “Projekt-Marrëveshjes Kuadër” dhe si ka mundësi që asnjë nga ministrat në mbledhje nuk e kapi këtë shkelje? Nëse ka vullnet për hetime, vetëm te kjo pikë, më e pakta është “shpërdorim detyre”.

16 Nëntor 2022, 19:31 Nga Ola Xama
Porti i Durrësit/ Ola Xama: Si mundet që Komiteti dhe Kryeministri ta
Ola Xama

GARANTORI I INVESTITORIT STRATEGJIK TE PROJEKTIT “DURRES YACHT MARINA”

Ligji për “Investimet Strategjike në Shqipëri” përcakton shprehimisht që investitori strategjik duhet të dëshmojë 10% të kapaciteteve financiare për realizimin e projektit përmes bilanceve të shoqërisë që merr statusin strategjik, kreditimit nga institucione financiare vendase ose të huaja me besueshmëri të lartë, ose garantimit të 10% të investimit nga institucione financiare shqiptare ose të huaja me besueshmëri të lartë.

Kompania “EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT” ka një kapital prej 10 mijë lekësh dhe nuk e përmbush kriterin për të patur 210 milion euro që përmbush kushtin e 10% të vlerës së investimit. Po ashtu edhe në planin e biznesit firma thotë se nuk mund të sigurojë më shumë se 160 milion euro investime në fazën e parë, ku 80 milion janë të sajat dhe 80 nga bankat. Prandaj fut në lojë një garantor.

Sot kemi dy dokumenta të miratuara: një “Projekt-Marrëveshje Kuadër” e firmosur nga grupi negociator dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave ku garantor rezulton “NSHMI DEVELOPMENT LLC” dhe një Vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike që i jep këtë status kompanisë dhe njeh si garantor firmën “NSHMI DEVELOPMENT LLC”.

Po çfarë aktiviteti ka “NSHMI DEVELOPMENT LLC”? Është një kompani e cila merret me ndërtime dhe shit-blerjen e pasurive të patundshme në Dubai. Pra, nuk është institucion financiar dhe as bankë.

Atëherë si mundet që gjithë zinxhiri i grupit negociator me ekspertë dhe profesionistë të pavarur nga politika të rekomandojë statusin strategjik për këtë projekt në shkelje të ligjit? Nuk është shkelur as ndonjë VKM, apo vendim zbatues dhe të ketë hapësirë intrepretimi. Ligji thotë qartë që garantori ose duhet të jetë bankë, ose institucion financiar. Nëse ka bësueshëmri të lartë apo jo kjo le vend për interpretim.

Si ka mundësi që një zinxhir i tërë i administratës publike në Agjencinë për Zhvillimin e Investimeve të rekomandojë dhënien e statusit strategjik për këtë projekt? Si mundet që Komiteti i Investimeve Strategjike i përbërë nga ministra të rëndësishëm, Avokati i Shtetit dhe me në krye Kryeministrin ta konsiderojnë të ligjshëm statusin strategjik?

Po administrata e Këshillit të Ministrave mbi çfarë baze ligjore rekomandoi miratimin e “Projekt-Marrëveshjes Kuadër” dhe si ka mundësi që asnjë nga ministrat në mbledhje nuk e kapi këtë shkelje? Nëse ka vullnet për hetime, vetëm te kjo pikë, më e pakta është “shpërdorim detyre”.

ola xama porti i durresit

Sondazh

Poll
Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...

Insights 4 Nëntor 2022, 08:39 Stavros Tzimas

BE-ja dhe “çarja” ballkanike

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet