LIVE UPDATES
Insights

Dështimet e bujshme në politikën e jashtme gjatë 2023-shit, Biden nuk ka me çfarë të mburret gjatë fushatës presidenciale

Ndërkohë presidenti Joe Biden ka pasur shumë pak suksese në politikat që ka ndjekur. Në pjesën më të madhe të vitit që po mbyllet, nuk pati ndonjë dështim të bujshëm. Megjithatë situata ndryshoi ndjeshëm gjatë 2 muajve të fundit, teksa presidenti i dha qeverisë izraelite lejen për të zhvilluar një luftë brutale në Gaza.

28 Dhjetor 2023, 10:34 Nga a.d
Dështimet e bujshme në politikën e jashtme gjatë 2023-shit,
Joe Biden

Nga Daniel Larison “Responsible Statecraft”

Rekordi i politikës së jashtme të administratës Biden në SHBA për vitin 2023, nuk do t’i japë presidentit aktual të SHBA-së shumë arsye për t’u mburrur gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Amerika gjendet më shumë nën presion në fund të këtij viti sesa në fillim të tij.

Ndërkohë presidenti Joe Biden ka pasur shumë pak suksese në politikat që ka ndjekur. Në pjesën më të madhe të vitit që po mbyllet, nuk pati ndonjë dështim të bujshëm. Megjithatë situata ndryshoi ndjeshëm gjatë 2 muajve të fundit, teksa presidenti i dha qeverisë izraelite lejen për të zhvilluar një luftë brutale në Gaza.

Kësisoj pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, presidenti Biden e angazhoi Uashingtonin në mbështetje të një tjetër lufte të huaj. Në të njëjtën kohë, u fut në një ngërç konflikti Ukrainë-Rusi. Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë detyrim për ta mbështetur këtë luftë, presidenti vendosi ta kthejë atë në një nga politikat e tij kryesore, duke e lidhur atë ngushtë me mbështetjen për Ukrainën në retorikën e tij publike.

Biden nuk ka arritur të na japë asnjë arsye bindëse, se përse mbështetja e pakushtëzuar për fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza, është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Dhe që nga ajo kohë kostot e kësaj mbështetje vetëm sa janë rritur.

Për më tepër, mbështetja ndaj kësaj lufte i ekspozoi forcat amerikane në Irak dhe Siri ndaj sulmeve të reja nga milicitë lokale, duke çuar dhe në rritjen e rreziqeve për anijet amerikane në Detin e Kuq, pasi Houthi-t kanë nisur sulmet ndaj anijeve tregtare në shenjë proteste kundër luftës.

Rreziqet që konflikti mund të përshkallëzohet dhe të përhapet në pjesë të tjera të rajonit, kanë qenë vazhdimisht në rritje. Po ashtu, është rritur rreziku që SHBA-ja të përfshihet direkt në një luftë me shumë fronte. Instinkti i presidentit Biden për të mbështetur Izraelin deri në fund, e ka bërë më të mundshëm një luftë në shkallë më të gjerë, dhe ka vendosur para një rreziku më të madh forcat amerikane. Mbështetja e SHBA-së për Izraelin në Gaza, jo vetëm që ka lënë në hije pjesën tjetër të agjendës së politikës së jashtme të Biden, por e ka lidhur Uashingtonin me një fushatë bombardimesh pa dallim, dhe me një rrethim ndëshkues që po zhyt qindra mijëra civilë palestinezë në kushtet e urisë ekstreme.

Me këtë qasje, administrata e Biden, jo vetëm që ka zhdukur atë që kishte mbetur nga besueshmëria e Uashingtonit për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar, por e ka lidhur ngushtë SHBA-në me krimet e luftës të kryera kundër civilëve palestinezë.

Dëmi që i është shkaktuar imazhit të Amerikës ka qenë tashmë i konsiderueshëm, ndërsa dëmi ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë në një periudhë afatgjatë, ka të ngjarë të jetë domethënës. Pengesat e mëdha për axhendën e vetë Biden, kanë qenë të pamohueshme.

Nisma më e madhe diplomatike e administratës për vitin 2023 - ndjekja jo shumë e menduar e normalizimit të raporteve saudito-izraelite - u bllokua kur lufta e fundit në Gaza, tregoi se kuptimi i administratës mbi situatën në rajon ishte në thelb i mangët.

Pasi e pranoi supozimin e rremë, sipas të cilit marrëveshjet e normalizimit të raporteve ndërshtetërore, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Izraelit dhe shteteve-kliente arabe do të stabilizonin rajonin, administrata nuk arriti të kuptonte se sa keq po shkonin gjërat në Palestinën e pushtuar.

Ashtu si paraardhësit e saj, administrata Biden nuk bëri asgjë për të mbajtur nën kontroll qeverinë e koalicionit të Benjamin Netanyahut, teksa kjo e fundit vazhdoi aneksimin gradual të Bregut Perëndimor. Duke besuar se palestinezët mund të anashkaloheshin pa ndonjë rrezik të madh dhe që ankesat e tyre mund të injoroheshin, administrata po përpiqej të zbulonte se çfarë nxitjesh do të duheshin për ta bindur Mohammed bin Salman të miratonte normalizimin e raporteve Izrael-Arabi Saudite.

Nëse kjo nismë do të kishte rezultuar e suksesshme, do të kishte nënkuptuar një tjetër angazhim për sigurinë, dhe më shumë kosto për Shtetet e Bashkuara. Ndaj ishte pozitive që kjo u hoq dorë nga ajo politikë. Nuk është e qartë se sa ndikuan negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Izrael-Arabi në vendimin e Hamasit për të sulmuar Izraelin.

Por për SHBA-në ishte qartazi e padobishme të harxhonte kaq shumë energji në përpjekjen për të joshur sauditët në një marrëveshje të tillë, në kushtet kur tensionet midis izraelit dhe palestinezëve ishin gati të shpërthenin sërish.

Deklarata tashmë famëkeqe e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, e bërë vetëm pak para fillimit të luftës, se si rajoni ishte më i qetë nga sa kishte qenë ndër dekada, pasqyronte faktin se sa shumë administrata i besonte vërtet njoftimeve të saj për mediat.

Mbështetja për luftën i ka kushtuar SHBA-së shumë në vendet e të ashtuquajturit Jug Global, ndërsa kundërshtimi kokëfortë i administratës për një armëpushim, e ka lënë Amerikës më shumë se kurrë më parë të izoluar në OKB në raport me një çështje madhore.

Administrata e pati theksuar më herët rëndësinë e konkurrimit për ndikim me fuqitë e tjera të mëdha në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi. Por me pozicionin e saj të ashpër ndaj Gazës që ka mbajtur muajt e fundit, duket se ka zhdukur shumicën e kapitaleve politike që kishte fituar.

Sidomos për një administratë që flet vazhdimisht për rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së, ajo e ka tejkaluar veten në armiqësimin dhe largimin e pjesës tjetër të botës nga Amerika lidhur me këtë çështje. Mbështetja e SHBA-së për luftën në Ukrainë, është dobësuar nga mbështetja për luftën në Gaza në dy mënyra.

Së pari, ajo ka e larguar vëmendjen dhe burimet e SHBA-së nga Ukraina, pasi SHBA-ja e ka kthyer sërish fokusin e saj në Lindjen e Mesme. Dhe kjo qasje ka qenë një tallje me retorikën e administratës në mbështetje të Ukrainës. SHBA-ja e kaloi pjesën më të madhe të 2 viteve të fundit, duke lartësuar rëndësinë që ka ligjit ndërkombëtar, me synim mbledhjen e mbështetjes për Ukrainën.

Por më vonë tregoi se SHBA-ja nuk i mban klientët dhe partnerët e vet me të njëjtin standard që pret nga shtetet e tjera. Gjithsesi rekordi i Biden këtë vit nuk është tërësisht negativ. Në aspektin e punëve të mira, SHBA-ja shënoi një përparim modest në stabilizimin e marrëdhënieve me Kinën afër fundit të këtij viti.

Kjo ndodhi pas muajsh përkeqësimi të lidhjeve ndërshtetërore, që pas incidentit me balonat e spiunazhit kinez në shkurt, të cilat u kapën teksa fluturonin mbi SHBA. Ndërkaq, pati një përparim të vogël diplomatik me Iranin në verë, që çoi në lirimin e amerikanëve që ishin arrestuar gabimisht nga qeveria iraniane.

Por për fat të keq, më vonë administrata hoqi dorë nga zhbllokimi i aseteve iraniane që ishin ngrirë nën sanksionet e “presionit maksimal”, pasi nuk donte që ai fond të shihej si një “shpërblim” për Iranit pas sulmit të Hamasit. Ndërkohë administrata Biden, siguroi së fundmi një tjetër marrëveshje me qeverinë venezueliane për lirimin e të burgosurve.
Edhe pse këto ishin rezultate pozitive, nuk ishin me shumë peshë. Administrata aktuale pati më shumë sukses në punët me aleatët e vendosur. Ajo e zhvilloi më tej marrëveshjen e ndarjes së teknologjisë, AUKUS, me Australinë dhe Britaninë, dhe përfitoi nga një përmirësim i përkohshëm në marrëdhëniet midis Koresë së Jugut dhe Japonisë për t’i
forcuar lidhjet me të dyja.

Në të dyja rastet, ajo po shtynte një derë të hapur, dhe është e diskutueshme nëse ndonjëra nga këto marrëveshje do të zgjasë. Por të paktën ato mund t’i tregohen publikut si shembuj ecjes përpara të agjendës së presidentit amerikan Joe Biden.
Edhe më shumë se sa në vitet e mëparshme, politika e jashtme e administratës Biden në vitin që po lëmë pas, ka qenë e karakterizuar nga mbështetja e tepërt tek mjetet ushtarake, teksa janë bërë shumë pak përpjekje në fushën e diplomacisë.
Kjo mund të jetë një nga arsyet pse publiku sot nuk e miraton në shumicë trajtimin e politikës së jashtme nga ana e Joe Biden. Si për hir të interesave të tij vetjake, ashtu edhe për hir të interesave të SHBA-së, presidenti duhet të bëjë disa ndryshime të mëdha të kursit që do të ndjekë gjatë vitit të ardhshëm ndaj Gazas, dhe në qasjen e tij të përgjithshme ndaj botës.

Shënim:Daniel Larison, redaktor në portalin Antiwar.com, i doktoruar për histori në Universitetin e Çikagos, SHBA.

joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet