LIVE UPDATES
Insights

Tensionet Izrael-Iran nxisin frikën se lufta mund të përhapet përtej Gazës

29 Dhjetor 2023, 10:22 Nga a.d
Tensionet Izrael-Iran nxisin frikën se lufta mund të përhapet
foto ilustruese

Nga Jared Malsin & Anat Peled “Wall Street Journal”

Militantët e mbështetur nga Irani dhe forcat izraelite shkëmbyen sërish zjarr orët e fundit në Izraelin Verior, duke rritur frikën se lufta në Gaza mund të përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal, dhe që mund të përfshijë Libanin dhe Sirinë.

Ushtria izraelite tha se iu kundërpërgjigj zjarrit të mërkurën, pasi militantët e Hezbollahut në Liban lëshuan raketa në drejtim të Izraelit. Një sulm i veçantë ajror izraelit të mërkurën vrau 3 persona, përfshirë 2 shtetas libanezo-australianë. Ndërkohë një milici irakiane e mbështetur nga Irani, mori përgjegjësinë për një dron të ngarkuar me eksplozivë që u rrëzua në një pjesë të Lartësive Golan, zonë e aneksuar nga Izraeli.

Përshkallëzimi i dhunës vjen pas një sulmi ajror në Siri të hënën, që vrau një zyrtar të lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili drejton punën e një rrjeti grupesh paraushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme. Besohet se sulmi u krye nga Izraeli, por ky i fundit nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për të.

Gjatë ceremonisë mortore ku morën pjesë mijëra njerëz në Teheran, udhëheqësit iranianë u zotuan të hakmerren për vrasjen e zyrtarit, Sayyed Razi Mousavi. Përshkallëzimi i dhunës përgjatë kufijve veriorë të Izraelit, po ngre shqetësime se lufta e tij me Hamasin në Gaza, mund të shndërrohet në një konfrontim të gjithanshëm me lëvizjen militante Hezbollah të Libanit dhe një sërë grupesh të tjera militante aleate të Iranit në të gjithë rajonin.

Izraeli dhe Hezbollahu janë përfshirë rregullisht në përleshje të kufizuara me armë zjarri që nga sulmi i Hamasit i 7 tetorit, që e nisi konfliktin aktual. Por presioni ndërkombëtar, duke përfshirë edhe administratën e Bidenit, ka ndihmuar deri më tani për ta mbajtur nën kontroll frontin Izrael-Liban.

Një përplasje ushtarake në shkallë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut, mund të ishte shkatërruese për të dyja palët. Duke pasur nën komandë dhjetëra mijëra luftëtarë me përvojë në beteja dhe një arsenal raketash dhe armësh të tjera të ofruara nga Irani, Hezbollahu është një kundërshtar shumë më i aftë se Hamasi që është i armatosur relativisht lehtë.

Gjatë luftës së fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006, Izraeli e bombardoi rëndë Libanin, përfshirë aeroportin e Bejrutit dhe infrastrukturën tjetër civile, ndërsa Hezbollahu lëshoi ​qindra ​raketa mbi Izrael. Frenimi i armiqësive midis Izraelit, Hezbollahut dhe grupeve të tjera të milicisë të mbështetur nga Irani, ka qenë një synim diplomatik themelor i administratës se Joe Biden dhe i qeverive të tjera perëndimore gjatë gjithë luftës aktuale.

SHBA ia doli ta bindë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të anulonte një sulm parandalues ​​kundër Hezbollahut disa ditë pas sulmit të 7 tetorit. Udhëheqësit izraelitë paralajmëruan këtë javë se po e humbasin durimin me përpjekjet diplomatike perëndimore, ndërsa zyrtarët amerikanë dhe aleatët po punonin për të zbutur tensionet javët e fundit.

“Po skadon koha për të arritur një zgjidhje diplomatike të krizës”- thotë Benny Gantz, anëtar i lartë i shtabit të luftës në Izrael. “Në rast se bota dhe qeveria libaneze nuk veprojnë për të parandaluar qëllimet ndaj banorëve veriorë të Izraelit dhe për të distancuar Hezbollahun nga kufiri, atëherë këtë do ta bëjë ushtria izraelite”- theksoi ai.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari tha se Izraeli po kundërpërgjigjet ndaj sulmit të Hezbollahut, dhe se që nga fillimi i luftës kishte vrarë më shumë se 150 militantë në Liban, përfshirë 129 anëtarë të Hezbollahut. Por këto shifra nuk mund të verifikohen dot në mënyrë të pavarur.

“Hezbollahu po paguan një çmim të lartë për veprimet e tij. Dhe do të paguajë një çmim edhe më të lartë nëse vazhdon të sulmojë”- tha ai të mërkurën. Konflikti me një intensitet ende të ulët midis Izraelit dhe Libanit, ka ndodhur paralelisht me ofensivën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, ku sipas autoriteteve që nga 7 tetori në enklavë janë vrarë më shumë se 21.000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në këtë numër përfshihen si militantë po ashtu edhe luftëtarë. Sipas Izraelit, gjatë inkursionit brenda Izraelit më 7 tetor Hamasi vrau më shumë se 1.200 njerëz, shumica e tyre civilë. Sipas zyrës për shtyp të kryeministrit izraelit, që nga fillimi i tij konflikti ka zhvendosur deri tani më shumë se 230.000 njerëz nga shtëpitë e tyre në Izraelin Jugor dhe Verior.

Ai gjithashtu ka zhvendosur më shumë se 70.000 njerëz nga Libani jugor. Me 24.000 banorë, Kiryat Shmona është qyteti më i madh në Izraelin Verior që është evakuuar që nga fillimi i luftës në Gaza, pasi ka qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve të Hezbollahut. Vetëm të mërkurën mbi qytet ranë 16 mortaja, të cilat shkaktuan dëme në shtëpi dhe infrastrukturën publike, theksoi Avihay Shtern, kryebashkiaku i qytetit.

Shtern shtoi se ai nuk do t’u bëjë thirrje banorëve që të kthehen në qytet derisa Hezbollahu të largohet nga kufiri dhe qeveria të jetë në gjendje të garantojë sigurinë. “Sepse ne nuk mund të presim që një ditë mijëra militantë të kalojnë gardhin kufitar dhe të shohim tmerret që ndodhën në jug të Izraelit”- deklaroi ai.
Në mbarë rajonin, një sërë grupesh militante, aleate me Iranin, kanë mbajtur anën e Hamasit në këtë konflikt, përfshirë rebelët Houthi në Jemen, të cilët kanë nisur ditët e fundit sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, për të cilat ata besojnë se po shkojnë drejt Izraelit, duke ndërprerë kësisoj një rrugë shumë të rëndësishme të transportit global.

Vrasja e Mousavi-t, zyrtarit të lartë të IRGC-së, i rriti më tej tensionet Izrael-Iran. Duke folur gjatë funeralit të tij të enjten, udhëheqësi më i lartë i gardës revolucionare, gjeneralmajor Hossein Salami, tha se Mousavi ishte një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të organizatës dhe se Irani do të hakmerrej “në kohën dhe vendin e duhur”, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA.
Ndërkaq një zyrtar i IRGC-së tha në fillim të kësaj jave se sulmi i 7 tetorit, ishte kryer në formë hakmarrje për vrasjen e kreut të lartë të IRGC-së, Qassem Soleimani, në janarin e vitit 2020 nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara.

Por më vonë zyrtarët iranianë e hodhën poshtë këtë deklaratë, duke thënë se sulmi kishte qenë një nismë e vetë palestinezëve. Breshëria e regatave të lëshuara nga territori i Libanit të mërkurën, erdhi pas një sulmi ajror izraelit që vrau 3 persona, përfshirë 2 persona me shtetësi australiano-libaneze. Australia konfirmoi të enjten vdekjen e dy qytetarëve të saj, dhe tha se po hetonte pretendimet e Hezbollahut se një nga personat kishte lidhje me këtë grupim radikal.

iran izrael

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet