LIVE UPDATES
Insights

Poshtërimi i “Njeriut të Davosit” dhe pse bota e ka humbur besimin tek udhëheqësit

17 Janar 2024, 09:01 Nga a.d
Poshtërimi i “Njeriut të Davosit” dhe pse bota e ka humbur
Foto ilustruese

Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal

Është sërish ajo periudhë e vitit. Drejtues korporatash, politikë-bërësit, aktivistë të famshëm të OJQ-ve, gazetarët dhe intelektualët kanë shkuar në Alpet zvicerane për të marrë pjesë në takimin e 54-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Nëse delegatët janë seriozë për temën e shpallur të këtij viti, “Rindërtimi i besimit”, ata do të përballen me disa diskutime shumë të vështira. Si tek e majta, po ashtu edhe tek e djathta ekstreme, teoricienët e konspiracionit e shohin Forumin e Davosit dhe aleatët e tij si një rrjet të plotfuqishëm që i imponon me sukses një axhendë të keqe pjesës tjetër të botës.

Por ky lexim e bën Davosin të duket si një forum okult. Në fakt, skandali i vërtetë i Davosit nuk është se ai po arrin të dominojë botën. Po dështon bujshëm në këtë mision. Axhenda kryesore e Davos-it - një rend global sigurie, një ekonomi e integruar botërore dhe arritja e përparimit drejt objektivave, përfshirë de-karbonizimin e ekonomive, barazinë gjinore dhe zhdukjen e varfërisë ekstreme - është e diskutueshme në disa drejtime dhe disa pika.

Por ajo nuk është as sekrete dhe as e poshtër. Por larg imponimit të kësaj axhende ndaj një bote të robëruar, elitat e Davos-it po shtrëngojnë duart me njëri-tjetrit ndërsa ëndrra e tyre po vdes dalëngadalë. 2023-shi ishte një tjetër vit i vështirë për axhendën e Davosit.

Lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon, dhe Moska është aktualisht në avantazh në atë që duket si një luftë e gjatë dhe rrënuese. Lindja e Mesme është zhytur sërish në kaos, me ndërprerjen së fundmi të transportin detar në Detin e Kuq, ndërsa konflikti po përshkallëzohej dhe zgjerohej.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Perëndimit kanë vazhduar të përkeqësohen, ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Tajvan, janë një tregues se edhe viti i ardhshëm do të jetë i mbushur me tensione. Konflikti është një dukuri negative për tregtinë e lirë, dhe prishja e rendit global të sigurisë po e hedh në erë integrimin ekonomik, që është në qendër të agjendës së Davosit.

Përplasja e fortë midis Kinës dhe Perëndimit, po nxit një shkëputje nga të dyja palët. Me futjen e kufizimeve të reja mbi importet si nga Bashkimi Evropian po ashtu edhe nga SHBA, që synojnë kufizimin e efektit në prodhimi me paga të ulëta dhe me pak rregulla në Kinë dhe gjetkë, po dobësohet akoma më shumë edhe synimi i garantimit të tregtisë së lirë.

Dhe nuk është e habitshme që si Banka Botërore po ashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po parashikojnë këtë vit një ngadalësim të rritjes ekonomike globale. Duke parashikuar që flukset e tregtisë globale do të jenë vetëm 50 për qind e mesatares në dekadën para pandemisë së Covid-19, Banka Botërore paralajmëron se vitet 2020 mund të jenë një dekadë e humbur për ekonominë botërore, ku më të goditura do të jenë vendet e varfra.

Ndërsa lufta po përhapet dhe ekonomia globale po ngadalësohet, po zbehen edhe shanset për ndonjë përparim domethënës në axhendën sociale të Forumit të Davosit. Tema si tranzicioni i energjisë dhe drejtësia gjinore, sado të denja dhe të rëndësishme që mund të jenë, bien disa vende më poshtë në listën e prioriteteve, në kushtet kur vendet janë duke zhvilluar ose duke u përgatitur për luftë.

Numri i refugjatëve të dëshpëruar, që aktualisht vlerësohet në 114 milionë, po rritet në mënyrë të pashmangshme. Dhuna kundër civilëve e shoqëron valën në rritje të luftërave. Në këto rrethana, grupimet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët e tjerë socialë janë të detyruar të fokusohen tek krizat humanitare dhe jo mbi problemet ekzistuese sociale.

Duke pasur parasysh këtë panoramë, mund të thuhet se synimet e Davosit janë kryesisht të dështuara. Dikur diskutimet në këtë fourm kishin të bënin me atë se si mund të përfitohej më shumë nga skena globale që ndërtuan presidentët dhe aleatët e SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore dhe viteve 1990.

Por tashmë kohët kanë ndryshuar. Tani çështja është se si kompanitë dhe vendet të mund të menaxhojnë rreziqet e një rendi botëror që po shpërbëhet. Pra si të menaxhohen zinxhirët e furnizimit në një epokë të rivalitetit SHBA-Kinë?

Si mund përshtatesh me mbylljen e rrugës detare në Detin e Kuq, dhe ndoshta edhe të Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe milicitë e mbështetura prej tij? Si duhet ta menaxhojë një vend politikën e tij të sigurisë, në një botë ku fuqia e SHBA-së duket se po pakësohet dhe kur nuk qëndrojnë më supozimet komode të së kaluarës?

Vetë motoja e takimit të këtij viti “Rindërtimi i besimit”, e pranon se diçka ka shkuar keq. Ky është një fillim i mirë, por nuk shkon aq larg sa duhet. Propagandistët gënjeshtarë rusë dhe përpjekjet e Kinës për të ndikuar tek opinionin publik amerikan, janë probleme serioze që duhet të adresohen.

Por njerëzit nuk po e humbasin besimin tek udhëheqësit e tyre, sepse ua ka mjegulluar trurin dezinformimi. Ata po e humbin besimin sepse e ndjejnë se nuk po funksionon qasja e establishmentit ndaj problemeve kryesore të ditës.

Pra kjo nuk është në thelb një krizë besimi, por një krizë kompetencash. Po pse votuesit do të prisnin që një “klasë ekspertësh”, që kishte gabuar për kaq shumë kohë në lidhje me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Covid-in, ta dinte se si të përballeshim me një sfidë aq të vështirë dhe të shumanshme siç është tranzicioni i energjisë?

E pse do t'u besonin ata politikanëve evropianë dhe amerikanë, që po dështojnë kaq rëndë për të përballuar emigrimin masiv të paligjshëm dhe për të menaxhuar zhvillimin e vrullshëm të Inteligjencës Artificiale? “Perandori është lakuriq!” po bërtasin kudo populistët. Për ta bërë këtë mesazh të paefektshëm, Njeriu i Davosit s'ka nevojë për konsulentë imazhi dhe specialistë të dezinformimit. Ai duhet të vishet.

forumi ekonomik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet