LIVE UPDATES
Insights

Jam e lodhur nga protestat!

Por me kalimin e viteve, dalëngadalë këto ngjyra filluan të zbeheshin. Mendova se ndoshta numri i syzeve ishte rritur dhe vrapova tek okulisti. Lajmi i mirë ishte se numri kishte vite që ishte i njëjti, lajmi i keq, se ngjyrat e qytetit po vdesin.

17 Nëntor 2025, 10:16 Nga Meri Lika

Jam e lodhur nga protestat!

Para shumë vitesh kur vendosa për herë të parë syzet për të parë larg, pashë një qytet plot ngjyra të cilin miopia më kishte penguar ta shihja.

Por me kalimin e viteve, dalëngadalë këto ngjyra filluan të zbeheshin. Mendova se ndoshta numri i syzeve ishte rritur dhe vrapova tek okulisti. Lajmi i mirë ishte se numri kishte vite që ishte i njëjti, lajmi i keq, se ngjyrat e qytetit po vdesin.

Po i vdesin ngjyrat qytetit të ngarkuar me barrën e më shumë se 1.7 milion hapave (dmth më shumë se 850,000 banorëve), për të cilët nuk ka rrugë ku të ecin, nuk ka ujë që të lahen, nuk ka ajër që ta thithin, nuk ka shëndetësi që t’i shërojë, nuk ka polici që t’i mbrojë, nuk ka qeveri që t’i respektojë. Po vdesin ngjyrat sepse po vidhet, po përdhoset, po shitet e po bjerret, po kthehet në kafshatë për krimin dhe korrupsionin.

Në një vend tjetër, p.sh. në Nepal, njerëzit nuk do vazhdonin të ecnin mes kësaj pangjyrësie shpresëvrasëse, por do të protestonin derisa të arrinin të ndryshonin ngjyrat e vendit të tyre.

Por ne nuk e bëjmë dot, se nuk jemi nepalez.

Ose sepse...

Në fakt unë jam e lodhur nga protestat. Nuk jam e lodhur nga protestat epike, që zgjasin ditë e muaj, që trazojnë qytete, që përmbysin pushtete, që krijojnë histori.

Jo!

Jam e lodhur nga protestat shkollë nate, ato që duket sikur nisin me energji, po pastaj fiken pa u ndezur mirë, nga ato që janë bërë si rregullim makinash në një servis të falimentuar: e çojmë çdo vit, e hapim kapakun, bëjmë pak zhurmë, pastaj e mbyllim dhe e shtyjmë prapë përpara me duar, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Jam lodhur nga protestat ku itenerari është gjithmonë i njëjtë: mbledhja, kamerat, parullat, fjalimi që e kemi dëgjuar tashmë njëqind herë. “Nuk do të ndalemi!”, “Ky është fillimi i fundit!”, “Qeveria ka rënë!”, thënie që duken sikur dalin nga një kasetë e vjetër që vetëm kush ka nostalgji e dëgjon akoma.

Jam lodhur nga kjo qeveri, që çdo ditë më kujton se imagjinata e njeriut për abuzimin, arrogancën dhe zhvatjen paska kufij shumë më të gjerë se sa mendonim. Më lodh mënyra si qeshin, si tallin, si flasin për “suksese”, ndërsa njerëzit po ikin, po varfërohen, po mbyten. Më lodh të shoh çdo ditë diçka që normalisht do rrëzonte 10 qeveri rresht, por këtu thjesht kthehet në meme dyditore.

Jam e lodhur nga të qenit e ndershme, jam e lodhur nga morali, virtyti nga fytyrësia. Jam e lodhur nga justifikimi i asaj që nuk paramendova, por dhe i asaj që mendova dhe e thashë.

Jam e lodhur nga sistemi. Nga shpresa e shitur, nga premtimet boshe, nga mendimi se çdo përpjekje qytetare përfundon në ajër, pa ndikim real. Nga rutina e kotësisë politike, ku protesta kthehet në ritual, dhe çdo vit shohim të njëjtin spektakël: zhurmë, pak marshim, pastaj largim i shpejtë për kafetë dhe drekat e ditës.

Jam lodhur nga opozita, e cila është kthyer si një shtëpi e braktisur që është akoma në inventarin e vendit veç nga zakoni. Nuk frymëzon, nuk ngre peshë, nuk mban përgjegjësi, nuk merr rrezik. Dhe më e keqja, nuk ka as zë.

Jam e lodhur nga përfituesit pa ideal, nga servilët politik, nga koristët e kryetarëve, nga minjtë akrobatë që kërcejnë sa në një parti politike në tjetrën, kur shohin se anija po mbytet.

Jam e lodhur nga zhgënjimi kolektiv, nga lodhja e një populli i cili nuk hesht, por nuk ka kujt t’i flasë.

Sondazh

Poll
Insights 14 Nëntor 2025, 11:27 Meri Lika

Hajduti bërtet kapeni hajdutin

Meri Lika Në leksionet e para, në fakultetin ekonomik, të gjithë mësojmë se qëllimi i biznesit është fitimi. P...

Insights 6 Nëntor 2025, 11:12 Meri Lika

Grup i strukturuar kriminal

Meri Lika Pëpara disa ditësh kam bërë një letër të hapur për zotin Altin Dumani, në të cilën i kam d...

Insights 24 Tetor 2025, 11:30 Irena Beqiraj

Armiku i madh i demokratëve!

Irena Beqiraj E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet