LIVE UPDATES
Insights

Hajduti bërtet kapeni hajdutin

Herë njëri e herë tjetri, herë avokati i njërit e herë avokati i tjetrit, të dyja palët duan të na tregojnë se sa të nderçim janë (se Bruti është burrë i nderçim kjo dihet), se sa shumë e kanë hapur shpirtin për këtë popull, dhe se sa shumë duan që Shqipërisë me këtë aeroport t’i ngrihet prestigji.

14 Nëntor 2025, 11:27 Nga Meri Lika
Hajduti bërtet kapeni hajdutin
Meri Lika

Në leksionet e para, në fakultetin ekonomik, të gjithë mësojmë se qëllimi i biznesit është fitimi. Por vërtetësinë e kësaj aksiome ka disa javë që po na e hedhin poshtë dy tregtarë të cilët kanë “fituar tenderin” për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Herë njëri e herë tjetri, herë avokati i njërit e herë avokati i tjetrit, të dyja palët duan të na tregojnë se sa të nderçim janë (se Bruti është burrë i nderçim kjo dihet), se sa shumë e kanë hapur shpirtin për këtë popull, dhe se sa shumë duan që Shqipërisë me këtë aeroport t’i ngrihet prestigji.

Në fakt nga ato çfarë kam dëgjuar, parë dhe lexuar këta dy individë e vetmja gjë që duan të ngrenë është përfitimi i tyre në kurriz të parave të shqiptarëve.
Kjo, gjithmonë sipas mendimit tim, është afera e radhës e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me disa të babëzitur.

Disa gjëra që unë kam vërejtur në këtë marrëdhënie dhe në këtë aferë po i rendis më poshtë:

1-      Gjithmonë sipas mendimit tim, kjo është një aferë e pastër korruptive, e cila ka shkelur barazinë në tendera duke e paracaktuar fituesin.

Shpjegimet që japin të dy ortakët (Pacolli dhe Ademi) janë shumë kontradiktore, i pari kërkon që nën rreshta dhe mbi rreshta të kuptohet se ortaku tjetër po kërkon përqindjen e sekserizmit, kurse i dyti kërkon të na mbushë mendjen se ai dëgjoi rastësisht për një tender e që pastaj i tha biznesmenit të madh që të konkurronin së bashku, e pastaj u gjendën dhe disa turq etj etj tjerrje të pëlhurës së Penelopës.

2-      Ky bashkim operatorësh ka shkelur kriterin kryesor që kishte ky tender, atë të ekeperiencës në ndërtimin e pistave.
Në faqen e prokurimeve publike https://openprocurement.al/sq/concession/vieë/id/25 secili prej nesh mund të shkarkoj: DOKUMENTAT E PROCEDURES KONKURRUESE TE KONCESIONIT https://openprocurement.al/tenders//agreements/DOKUMENTAT%20E%20PROCEDURES%20KONKURRUESE%20TE%20KONCESIONIT.pdf

dhe në faqen 27 të këtij dokumenti, pika 4 dhe 5, do të lexoj këtë tekstin që unë po vendos këtu:

4. Përvoja Kontraktore – Ndërtimi

Ofertuesi do të provojë aftësinë dhe kapacitetin e nevojshëm në projekte ndërtimore dhe / ose renovime gjatë 10 (dhjetë) viteve të fundit në të paktën 1 (një) aeroport të Kategorisë 4E, me kapacitet më shumë se 10 (dhjetë) milion pasagjerë.

Ofertuesi, ose, nëse Ofertuesi është Bashkim Shoqërish, një prej Pjesëtarëve duhet në provojë kapacitetin teknik sa i përket:

a. Renovimit të 10 (dhjetë) pistave gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit.

b. Ndërtimit të të paktën 2 (dy) Terminaleve gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit.

c. Renovimit / zgjerimit të 10 (dhjetë) Terminaleve gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit.

d. Ndërtimit të – të paktën – 2 Kullave të Trafikut Ajror gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit.

5. Ofertuesi, ose, nëse Ofertuesi është Bashkim Shoqërish, Operator i Aeroportit, do të provojë përmes renditjes së aeroporteve respektive:

a. Përvojë në: (a) zhvillim, dizain, inxhinieri, prokurim dhe ndërtim, operim dhe mirëmbajtje dhe (b) menaxhim dhe monitorim të projekteve të ndërtimit të Infrastrukturës Tregtare të Aeroportit gjatë 5 (pesë) viteve të fundit në të paktën 1 (një) aeroport me kapacitet më shumë se 10 (dhjetë) milion pasagjerë dhe 1 (një) aeroport me kapacitet deri në 5 (pesë) milion pasagjerë.

b. Përvojë menaxhuese: mirëmbajtje / riparim i ambienteve dhe prokurim i materialeve të nevojshëm. Ofertuesi do të paraqesë prova të eksperiencës së tij të certifikuar në projekte inxhenierike dhe mirëmbajtje.

c. Përvojë: në Aktivitetin e Aviacionit të Përgjithshëm (Genenal Aviation).

d. Përvojë në Sistemet apo Rrjetet Aeroportuale: Ofertuesi do të paraqesë prova të

eksperiencës së tij të certifikuar në sistemet aeroportuale (bashkë me aftësimin përkatës e të qenësishëm mbi trafikun).

Në mënyrë që të përmbushen kërkesat e pikave 4 dhe 5, Ofertuesi duhet të trajtojë fushat e mëposhtme sa i përket kapacitetit operacional dhe menaxhues:

i Ekspertiza e Operimit dhe Mirëmbajtjes: Siguroni dokumentacion që dëshmon ekspertizë në menaxhimin aeropotual të natyrës së përmendur më sipër. Në mënyrë të veçantë, Ofertuesi duhet të theksojë eksperiencën dhe kualifikimet në fushat e mëposhtme:

1. Përvojë thelbësore në menaxhimin dhe përmirësimin e aeroporteve të tjera tregtare.

2. Përvojë thelbësore në menaxhimin, mirëmbajtjen / riparimin e objekteve të aeroportit dhe prokurimin e materialeve përkatëse për mirëmbajtje

Nëse ndonjë prej nesh nuk di të lexojë dhe të kuptojë se kriter kryesor për fituesin ka qenë që të ketë përvojë në a.Renovim të 10 (dhjetë) pistave gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit, b. Ndërtimit të të paktën 2 (dy) Terminaleve gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit. c. Renovimit / zgjerimit të 10 (dhjetë) Terminaleve gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit. d. Ndërtimit të – të paktën – 2 Kullave të Trafikut Ajror gjatë 10 (dhjetë) vitet të fundit, atëherë mund të themi se ka probleme me shikimin.

Në faqen e Open Coorporates Albania kontrollova objektet e aktiviteteve të tre subjekteve tregtare që bëjnë pjesë në këtë bashkim operatorësh.

YDA Insaat Sanayi- Ndërtim dhe kontraktim, Zhvillim i Pasurive te Paluajtshme, aviacion (Menaxhim Aeroportesh), partneritet Publik-Privat (PPP), mjekësi dhe shëndetësi, energji, marketing dixhital, bujqësi, shërbime (Catering, Menaxhimi i Objekteve), Miniera, PVC, Prodhimi dhe teknologjia e Informacionit (IT).

Mabco- Projektimi dhe ndërtimi i ndërtesave, inxhinieria (konsulencë, projektim, transferim teknologjie, ndihmë, asamble, trajnim i stafit dhe menaxhim ndërtimi) në sektorët vijues: industriale, bujqësia, elektronika, mjekësia, turizmi, ushqimi, kimia, tekstilet dhe veshjet, ndërtimi, përfshirë ndërtimin si kontraktor i përgjithshëm; tregtia dhe transporti në përgjithësi; blerja e pasurive të patundshme, transaksionet financiare, përfaqësimet dhe pjesëmarrja në kompani të tjera; tregtia me shumice produkteve dhe përgatitjeve farmaceutike, parafarmaceutici të pajisjeve spitalore, të instrumenteve, të materialeve metalike. Kompania mund të krijojë kompani të ngjashme ose të marrë pjesë në to.

2A Group - Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave Ndërtimi i objekteve banesore dhe jobanesore Instalime të tjera ndërtimore Trajtimi i transportit "cargo" Ndërtimi i urave dhe tuneleve Ndërtimi i projekteve të shërbimeve publike për energji elektrike dhe telekomunikime Përfundimi dhe finalizimi i punëve të tjera të ndërtesave Tregtia e veturave dhe automjeteve me fuqi motorike të vogël Tregtia me shumicë e pijeve Testi i shpuarjes dhe shpuarja Tregtia e automjeteve të tjera Kërkime dhe zhvillime të tjera eksperimentale në shkencat natyrore dhe inxhinieri Aktivitetet e inxhinierisë dhe këshillimit teknik Testimi teknik dhe analizat Aktivitetet e këshillimit për biznes dhe këshillat e tjera për manaxhim Aktivitetet e arkitekturës Ndërtimi i projekteve të tubacioneve dhe kanalizimeve Transporti rrugor i mallrave Tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve Tregtia me shumicë e artikujve të parfumerisë dhe kozmetikës Instalime elektrike Aktivitetet e tjera të specializuara ndërtimi p.k.t. Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure, në dyqane të specializuara Ndërtimi i projekteve të ujit Demolimi i objekteve Punime suvatimi Punime për veshjen e dyshemeve dhe mureve Thyerja e gurit, formësimi dhe dhënia e formës përfundimtare Transporti i brendshëm ujor i mallrave Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara Përgatitja e vendpunishtes Punime hidraulike, instalime të ngrohjes dhe kondicionimit të ajrit Lyerja dhe vendosja e xhamave Punimet e kulmit (çatisë) Aktivitetet shërbyese të rastit për transportin tokësor Tregtia me shumicë e produkteve të duhanit Tregtia me shumicë e tekstileve Tregtia me shumicë e drurit, materialeve të ndërtimit dhe pajisjeve hidrosanitare Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara Ndërtimi i projekteve të tjera të ndërtimit civil p.k.t. Punime montimi nga druri dhe materiale të tjera.

Lehtësisht secili mund të lexojë dhe të shikojë se cila është shoqëria që plotëson kriterin kryesor që kam thënë më lartë.

Pra në momentin që shoqëria turke largohet nga ky bashkim, bashkë më të ikën dhe plotësimi i kriterit të cilën tashmë nuk e plotëson më askush.

Sipas mendimit tim, në këtë moment bashkimi i operatorëve duhet të ishte penalizuar nga shteti shqiptar, për shkelje të kushteve të kontratës dhe të bëhej anulim i koncensionit.

 

3-      Shoqëria 2A Group pretendon se ka financuar një shumë e cila i jep të drejtën e marrjes së 49% të pjesmarrjes në kapital dhe këtë financim e vërteton me punimet dhe furnizimet që 2A Group ka bërë për VIA-n (Vlora International Airport)
Unë nuk mund të flas nëse ka marrëveshje apo kontrata të lidhura mes ortakëve të VIA-s në lidhje me përqindjet e tyre të pjesëmarrjeve, por mund të them se nëse 2A e lidh financimin e saj me punë të kryer si furnitor i VIA-s kjo është e gabuar.
Furnitori ka një marrëdhënie tregëtare me VIA-n edhe edhe nëse nuk është paguar kjo nuk do të thotë se detyrimi barazohet me aksione. Në bazë të ligjit furnitori, në lidhje me pagesat e pakryera, duhet t’i drejtohet gjykatës dhe kjo e fundit brenda 45 ditësh jep vendim për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Duhet të ndajmë Ortakun dhe Shoqëria. Ortaku është një person i cili ka investuar dhe nuk ka lidhje me furnitorin, likujdimi i furnitorit është përgjegjësi e administratorit dhe e shoqërisë por detyrimi i tij nuk përkthehet në aksione.

4-      Në Ekstraktin e shoqërisë ortakët fillestar kanë qenë me përqindjet Mabco 58%, Yda 40% dhe 2A Group me 2%. Në 29.12.2022 Yda largohet nga ortakëria dhe aksionet e saj i blen Mabco e cila shkon në 98%. Kjo është situata e aksioneve në shoqërinë koncensionare VIA. Të gjithë dokumentacionet e tjera të cilat nuk janë të depozituara në QKB nuk kanë vlerë administrative.

5-      Nëse më sipër thashë se veprimet nuk kanë vlerë administrative, në lidhje me pretendimet e blerjes së aksioneve të YDA-s me 3.5 milion euro e cila nuk është paraqitur si shitje kuote kapitali, them se është evazion i pastër fiskal.

U mundova të hedh pak dritë në lidhje me këtë histori mbi ato çfarë unë kam parë, lexuar dhe vlerësuar.
Në fund më duhet të them se kjo histori ka filluar të shpërndajë një erë të padurueshme, erën e rëndë të korrupsionit.

meri lika

Sondazh

Poll
Insights 6 Nëntor 2025, 11:12 Meri Lika

Grup i strukturuar kriminal

Meri Lika Pëpara disa ditësh kam bërë një letër të hapur për zotin Altin Dumani, në të cilën i kam d...

Insights 24 Tetor 2025, 11:30 Irena Beqiraj

Armiku i madh i demokratëve!

Irena Beqiraj E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet