LIVE UPDATES
Insights

Ngërçet dhe mundësitë e Partisë Demokratike!

25 Nëntor 2025, 08:38 Nga Rita Lumi
Ngërçet dhe mundësitë e Partisë Demokratike!
Selia Blu

Debati brenda Partisë Demokratike nuk ekziston për të parë të vërtetën në sy, për të diskutuar se si PD mund të shndërrohet në një alternativë serioze ndaj mazhorancës aktuale. Ndaj publikisht po shkruaj atë që anëtare themeluese e PD mendoj se duhet ta them publikisht.

1. Standardi i dyfishtë për drejtësinë: kërkesa për largimin e të hetuarve, por ofrimi i një tjetri nën hetim

Nuk është koherente që të kërkohet largimi i figurave të PS-së me argumentin se “janë nën hetim nga SPAK”, nëse njëkohësisht ofrohet si alternativë një lider i opozitës që është vetë nën hetim nga po i njëjti institucion. Ky standard i dyfishtë dobëson besueshmërinë e PD-së, sepse publiku pret që një parim të zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjitha palët politike. Pa këtë koherencë, opozita vështirë se mund të ndërtojë moral politik dhe të fitojë mbështetje në zonat gri.

2. Perspektiva e vitit 2029 dhe sfida reale e moshës dhe konsumit publik.

Edhe nëse Sali Berisha do të konsiderohej si figura më serioze dhe më e pastër, fakti që në vitin 2029 ai do të jetë 85 vjeç e bën të vështirë krijimin e një projekti fitues elektoral afatgjatë. Në kushtet e sotme, votuesit kërkojnë energji, qëndrueshmëri dhe vizion afatgjatë, diçka që një lider i kësaj moshe, përtej cilësive personale, e ka objektivisht më të vështirë ta ofrojë. Prandaj, nëse do të ketë tranzicion, ai është më i arsyeshëm të ndodhë para vitit 2027, për t’i dhënë kohë figurës së re të konsolidohet pa kosto zgjedhore.

3. Pjesëmarrja e dobët në foltore/protesta si sinjal i brendshëm për Sali Berishën.

Mungesa e pjesëmarrjes në foltore, tubime dhe protesta nuk është rastësi. Ajo shihet si reagim i heshtur i demokratëve, të cilët po komunikojnë se duan ndryshim, qasje të re dhe figurë që të sjellë energji të re politike. Kur strukturat lokale nuk aktivizohen, kjo është një formë sinjali brenda partisë që thotë: “Ne po distancohemi.”

4. Lëvizja anti-Berishë do ta dëmtonte PD-në; tranzicioni i qetë është zgjidhja më optimale

Një lëvizje e re kundër Sali Berishës do ta copëtonte sërish PD-në, do të prodhonte përplasje të reja, militantizëm emocional dhe zvogëlim elektoral. Zgjidhja optimale është që Berisha të ketë një rol simbolik si president nderi, ndërsa t’i hapet rrugë një gare të hapur, të ndershme dhe demokratike për kryetar të PD-së. Një figurë e re, e dalë nga garë reale, do të kishte mundësi të projektohej si alternativë ndaj Edi Ramës.

5. Qëndrimi i kushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë

Një nga sfidat më të dukshme të PD-së sot është fakti se qëndrimet publike ndaj SPAK-ut, reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja shpesh duken të kushtëzuara nga problemet ligjore që lidhen me Sali Berishën. Kjo krijon një përplasje të brendshme: nga njëra anë PD kritikon qeverinë për bllokimin e drejtësisë, por nga ana tjetër nuk mund ta mbështesë hapur SPAK-un, sepse çdo lëvdatë interpretohet si goditje ndaj kryetarit të saj de facto.

6. Shpenzimi i energjisë politike në mbrojtjen e çështjeve gjyqësore të një individi

Aktualisht, një pjesë e madhe e energjisë politike, mediatike dhe organizative e PD-së shkon për të komentuar apo mbrojtur çështjet e Sali Berishës në SPAK, së bashku me çështje të tilla si “Partizani” dhe “21 Janari”. Kjo ka një kosto të madhe politike: partia harxhon potencialin që mund ta përdorte për të goditur qeverinë, për të denoncuar korrupsionin, për të prodhuar alternativa dhe për të fituar terren tek publiku. Në vend të kësaj, ajo shpesh mbetet e ngërthyer në ciklin e gjyqeve të një individi.

Kjo situatë ka krijuar edhe një problem tjetër: PD është bërë e kompleksuar të mbështesë publikisht SPAK-un. Edhe në një skenar hipotetik ku SPAK do të arrestonte dhe vetë Edi Ramën, ekziston frika se PD do të ishte e ndarë në reagim, sepse së pari duhet të justifikojë pozicionin ndaj çështjeve të Berishës.

7-Në vend të përfundimit
Këto teza tregojnë qartë se PD është në një pikë ku duhet të bëjë zgjedhje strategjike: ose vazhdon me modelin aktual, i cili e kufizon, e kompleksuar dhe e mban të preokupuar me problemet e një individi që politikisht ka zero shanse të jetë fitues; ose ndërmerr një tranzicion të qetë dhe racional që i jep mundësi të rikthehet si alternativë reale në vitet që vijnë.
Ja sheshi, ja mejdan; ndryshoni partinë pastaj ndryshoni Shqipërinë!

rita lumi partia demokratike

Sondazh

Poll
Insights 17 Nëntor 2025, 10:16 Meri Lika

Jam e lodhur nga protestat!

Para shumë vitesh kur vendosa për herë të parë syzet për të parë larg, pashë një qytet plot ngjyra të c...

Insights 14 Nëntor 2025, 11:27 Meri Lika

Hajduti bërtet kapeni hajdutin

Meri Lika Në leksionet e para, në fakultetin ekonomik, të gjithë mësojmë se qëllimi i biznesit është fitimi. P...

Insights 6 Nëntor 2025, 11:12 Meri Lika

Grup i strukturuar kriminal

Meri Lika Pëpara disa ditësh kam bërë një letër të hapur për zotin Altin Dumani, në të cilën i kam d...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!