LIVE UPDATES
Insights

Kryebashkiaku në arrest dhe Drejtimi i Bashkisë

Këto paqartësi prodhojnë akoma me shumë probleme kur shikohet ndërhyrja e kryeministrit. Nuk legjitimohet aspak asnje veprim i tij në veprimtarinë e bashkisë.

20 Mars 2025, 22:33 Nga Agron Haxhimali
Kryebashkiaku në arrest dhe Drejtimi i Bashkisë
agron haxhimali

TIRANË- Situata e një kryetari bashkie që ndodhet në arrest me burg ose në një regjim tjetër kufizues, si arresti shtëpiak, hap debate të mëdha mbi funksionimin e pushtetit vendor dhe ligjshmërinë e vendimeve të tij.

Nëse një kryetar bashkie është i penguar fizikisht dhe ligjërisht për të ushtruar detyrën, a mund të vazhdojë ai të firmosë vendime?

Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore 139/2015,kur një kryetar bashkie ndodhet në pamundësi për të ushtruar detyrën, Këshilli Bashkiak mund të emërojë një nga zëvendëskryetarët ushtrues detyre deri sa të ketë vendim sipas përcaktimeve ligjore nga nenet 61 dhe 62 të ligjit 139/2015.

Por zbrazëtitë ligjore i plotësojnë parimet, sidomos kur vendos integritetin moral mbi çdo interes tjetër. Në parim, një titullar i një institucioni publik që ndodhet në burg nuk mund të ushtrojë kompetencat e tij, pasi arrestimi përbën një pengesë ligjore dhe faktike për ekzekutimin e detyrave të përditshme.

Megjithatë, një boshllëk ligjor në kuadrin ekzistues mund të krijojë hapësirë për keqinterpretim.

Kodi i Procedurës Penale, në nenin 242, nuk parashikon pezullimin e zgjedhurve vendorë, ndërsa ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në nenet 61 dhe 62, nuk përcakton qartë procedurën për raste të tilla. Ndaj akti i zotit Veliaj për të nxjerrë urdheresa nga burgu për të zëvendësuar nënkryetaren e bashkisë nuk ndjek parime, por është manovër për të treguar pushtet me frymarrje nga fundi detit, dhe provokime politike.

Këto paqartësi prodhojnë akoma me shumë probleme kur shikohet ndërhyrja e kryeministrit. Nuk legjitimohet aspak asnje veprim i tij në veprimtarinë e bashkisë.

Por, përpos këtyre qëllimeve, shqetësimi i madhë nga kjo situatë është krijimi i paradoks ku, teknikisht, një kryetar bashkie mund të vazhdojë të mbajë postin për sa kohë nuk ka një vendim të prerë për shkarkimin apo pezullimin e tij.

Por akoma më i madh është shqetësimi kur politikisht kërkon ta mbajë bashkinë nën kontroll Kryeministri.

Vendime nga burgu: Ligjore apo të paligjshme?

Një çështje madhore është vlefshmëria e akteve të firmosura nga një kryetar bashkie që ndodhet në burg. Ligji nuk e ndalon shprehimisht ushtrimin e detyrës jashtë zyrave të institucionit, por parimet e administratës publike dhe praktika juridike tregojnë se një kryetar bashkie duhet të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë efektive dhe në një ambient të përshtatshëm për ushtrimin e pushtetit, siç është institucioni dhe zyra e bashkisë.

Në këtë kontekst, çdo akt i firmosur në rrethana të tilla mund të sfidohet ligjërisht nga çdo palë e interesuar, përfshirë institucionet që mbikëqyrin ligjshmërinë e veprimeve të pushtetit vendor. Firmosja e dokumenteve nga një qeli burgu nuk mund të konsiderohet një ushtrim normal i detyrës dhe bie ndesh me standardet e administratës publike.

Një precedent i rrezikshëm

Kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm për qeverisjen vendore dhe besimin e publikut te institucionet. A mund të lejohet që një kryetar bashkie të vazhdojë të udhëheqë një qytet nga burgu? A është legjitime që vendimet dhe urdhërat e tij të kenë fuqi ekzekutive kur ai vetë nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm në institucion?

Ngjarje të tilla kerkojnë reagime urgjente nga vetë Këshilli Bashkiak i Tiranës.61 anëtarët e nderuar të  këtij institucioni kushtetues dhe  përfaqësues të 600.000 banorëve duhet të marrin në dorë me integritet dhe në mënyrë civile fatin e bashkisë përtej interesave politike.

Qytetarët e Tiranës sot më shumë se kurrë kanë nevojë për vendimarrjen qytetare dhe ligjore të këshillit bashkiak. Sigurisht që interpretime të qartë ligjor dhe një ndërhyrje të autoriteteve përkatëse e qartëson situatën.

Nëse nuk ndërhyet çështje rrezikon të hapë një debat të madh mbi kufijtë e pushtetit vendor dhe integritetin e qeverisjes lokale.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse institucionet do të veprojnë për të mbyllur këtë boshllëk ligjor apo nëse do të lejohet që ky precedent të vijojë të sfidojë kuptimin bazë të ushtrimit të një detyre publike.

agron haxhimali erion veliaj

Sondazh

Poll
Insights 20 Mars 2025, 21:44 Ermal Mulosmani

Zeusi dhe Uriahu i katundit tonë

ermal mulosmani TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurr&eu...

Insights 19 Mars 2025, 10:30 Meri Lika

Shkëlqimi dhe rënia e shoqes Kim

Meri Lika Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në...

Insights 13 Mars 2025, 13:22 Ermal Mulosmani

Lista të mbyllura, lista të hapura

Ermal Mulosmani Dje ishte afafti i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, një spektakël mbarëpopullor për të par&eum...

Insights 10 Mars 2025, 11:51 Ermal Mulosmani

RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian

Ermal Mulosmani TIRANË- Diku nga fillimi i muajit Shkurt, ndërsa po ndiqja një kronikë rutinë lajmesh, shoh për herë t&e...

Insights 7 Mars 2025, 16:01 Andi Bushati

Populizëm shumë, fakte aSPAK

andi bushati TIRANË- Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që l...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet