LIVE UPDATES

Insights

RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian

Njeriu që kishte shkarkuar tre Drejtorë të Përgjtihshëm, i dërguari special i Kryeministrit në RTSH, personi hijerëndë që njihet për mediokritetin total përveç barcaletave të tavolinave dhe nivelit banal të humorit, 81 vjeçari Leka Bungo, sapo u zu në shkelje të ligjit, klithi: “Unë kam çelësat e kashtës”.

10 Mars 2025, 11:51 Nga Ermal Mulosmani
RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian
Ermal Mulosmani

TIRANË- Diku nga fillimi i muajit Shkurt, ndërsa po ndiqja një kronikë rutinë lajmesh, shoh për herë të parë emrat e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Ishin aty emra shumë të nderuar të epokës komuniste, 80 vjeçarë me përvoja të jashtëzakonshme në filmin dhe estradën e kohës. Emri i tyre i rëndë dhe reputacioni i gjithëpranuar nostalgjik, ishin një garanci solide se ata veç e nderonin këtë Këshill me pjesëmarrjen e tyre. Dëgjova pastaj Leka Bungon që ankohej se “kishte vetëm çelësat e kashtës” dhe ishte i pafajshëm në të pabërat e frikshme që kishin ndodhur!

Çfarë ironie! Njeriu që kishte shkarkuar tre Drejtorë të Përgjtihshëm, i dërguari special i Kryeministrit në RTSH, personi hijerëndë që njihet për mediokritetin total përveç barcaletave të tavolinave dhe nivelit banal të humorit, 81 vjeçari Leka Bungo, sapo u zu në shkelje të ligjit, klithi: “Unë kam çelësat e kashtës”.

Por ajo që më ra në sy ishte mosha mesatare e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Siç ju thashë më lart, 3 prej tyre janë te të 80-at, nja dy afër të 70-ave dhe pjesa tjetër te të 60-at. Përveç njërit, të gjithë i kishin kaluar të 50-at.

Pra, Këshilli Drejtues ishte një qokë ku strehoheshi emra të ndritur të një kohe jo edhe aq të ndritur, për të gëzuar edhe një shtesë pensioni mbi pensionin e meritave të veçanta të dhënë me bujari nga Kryeministri!

Doemos që edhe Drejtori i Përgjithshëm që do zgjidhej prej tyre do të reflektonte përveçse dëshirën e punëdhënësit të tyre (Kryeministrit) edhe mentalitetin obllomovian të anëtarëve të tij.
Këtu më duhet të sqaroj pak termin “obllomovian”.

Obllomovi është një roman ikonë i letërsisë ruse të shekullit të XIX. Personazhi kryesor i romanit është Ivan Iliç Obllomovi, një çifligar i madh rus, trashëgimtar i një familjeje fisnike me mjaft prona dhe shërbëtorë.

Lavdia e familjes Obllomov i takonte të shkuarës. Tashmë, trashëgimtari i tyre, Obllomovi ishte katandisur në një qenie dembele në jetën e të cilit mbretëronte inercia. Në 100 faqet e para të librit, skenat janë brenda dhomës së Obllomovit, nga shtrati i tij legjendar deri te karrigia ku kishte penjuarin. Për çdo ide që i vinte në kokë, mendonte se meritonte si shpërblim gjumë shtesë, zbatimi i saj priste. Ai lumturohej pafund që dita ka kaluar dhe nata erdhi. Në gjumë ai varroste pyetjet e lodhshme se për çfarë kishte jetuar atë ditë dhe për çfarë do të jetonte nesër. Shtyrja e punëve ishte motoja e jetës së tij.

Do ishte krejt e mangët nëse nuk fus në këtë paralelizëm shërbëtorin e famshëm të Obllomovit, Zaharin! Zahari ishte shërbëtori historik i familjes. Një plak besnik që konkuronte dhëmb për dhëmb me zotërinë e tij për dembelizëm, gjumë dhe asgjëbërje. Kur Obllomovi e thërriste, diku nga ora 10 e mëngjesit, Zahari hungërinte si qen duke sharë ndër dhëmbë për këtë fat tragjik që i ra përsipër…

Pikërisht me Obllomovin më ka ngjarë gjithmonë RTSH-ja dhe me Zaharin Këshili Drejtues i saj. Një kalë gërdallë ku të gjithë kujdesen për të mos bërë asgjë. Sapo të vënë për vijë një Festival Kënge (të cilin si rregull ia japin personazheve që nuk punojnë në RTSH) bien në gjumin obllomovian duke gëzuar të mirat që vijnë nga menaxhimi, prona dhe financimet.

Dhe siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, askush nuk i kritikon për gjërat që nuk bëjnë, shumica e kritikave vijnë për të vetmen gjë që bëjnë, Festivalin e Këngës! Po nuk bëre asgjë je në rregull. Kështu mendon Këshilli Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm. Kështu ndoshta mendojnë edhe shefat e tyre. Le të strehohen ca miq aty dhe të gëzojnë një pension pleqërie në atë azil.

Ky ishte momenti kur mendova seriozisht të hidhja kandidaturën time për të qenë anëtar i KD. E pranoj, edhe vetë unë jam i vjetër për atë vend në kutin tim të gjërave. Por në mendje i kisha disa gjëra për tua sugjeruar. Që RTSH të distancohet nga Obllomovizmi, duhet që:
1) Të rinjtë të futen në strukturat drejtuese të tij. Është një domosdoshmëri që në trupin e sklerotizuar të injektohet gjaku i ri dhe adrenalina e domosdoshme që e kanë moshat 20-25 vjeçare.

Nëse mosha mesatare e drejtuesve të Televizionit është 60 vjeç edhe program që do bëjnë do të jetë për 60 vjeçarë. Apatia, ngadaësia, asgjëbërja, thashethemet dhe nostalgjia do të vazhdojnë të jenë refreni i mandatit të radhës. Disa pensionistë do të zëvendësohen me të tjerë. Dekoratat e një kohe të vjetër do të tunden për tu shoqëruarur me klithjet: “Kush je ti që guxon…”. Ata që e kanë në dorë zgjedhjen e Këshillit të ri, duhet të bëjnë çmos për të ruajtur nderin e tyre duke i lënë në pensionin e veçantë.

Unë do të bëhem mbështetje e çdo drejtuesi që paraqet projektin e përfshirjes së të rinjve në të gjitha strukturat. Mundet që të përshtaten formate të huaja apo të sillen origjinale, por ky duhet të jetë sipas meje, pika e orientimit të programacionit. Le të jenë argëtuese, informative, kulturore apo teknologjike, nuk ka rëndësi. Bordi Drejtues duhet të krijojë hapësira për rininë. Adrenalina që sjell rinia, energjia e tyre do ta marrë përpara gërdallën e plakur në çdo gërmë, në mendësi, drejtim, këshill drejtues dhe programacion.

Nuk mundet që strukturat drejtuese të RTSH-së të konceptohen si strehë për mosha të thyera, nuk mundet që Reformën ta bëjnë 80 vjeçarët. Edhe sikur të duan nuk munden. Zemreku i kohës së tyre tashmë nuke ka ritmin e kërkuar. Duhet energi e re.

Edhe vetja më duket i vjetër në këtë kuptim. Por çdo ditë përpiqem të shoh gjëra të reja, të përqafoj ide të reja, programe të reja. Nëse do të ndryshoja një gjë në listën e kushteve për këshill drejtues është përvoja në media. Një njeri që ka 10 vjet e kusur në media është i ezauruar nga idetë moderne. Uleni atë përvojë të paktën për gjysmën e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Krijoni hapësira edhe për të rinjtë.

Një ndër gjërat që e dallojnë një televizion tradicional nga një modern është vendi që zënë të rinjtë në të. 2) Krijimin e një ekipi kreativ cilësor me pagesa konkuruese Një pikë tjetër që do të këshilloja drejtuesit e Radiotelevizionit është krijimi i një ekipi shumë cilësor me krijues të rinj, grafistë, IT, menaxherë marketing dhe rrjetesh sociale. Kurrë nuk janë të tepërta paratë që shkojnë në drejtimin e duhur. Dhe ndryshimi i imazhit është shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi me studio cilësore ndoshta është një zgjidhje me projekte në rast se nuk gjenden kapacitetet e kërkuara krijuese.

3) Dhe e fundit që do këmbëngul është moscopëzimi i buxhetit. Nuk ka më keq se masivizimi dhe krijimi i një fondi për qoka qoftë politike apo klienteliste. Unë jam dhe do të mbetem përkrahës i çdo nisme që siguron kualitet të lartë profesional, të çdo projekti që sjell freski dhe frymë moderne.

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Insights 7 Mars 2025, 16:01 Andi Bushati

Populizëm shumë, fakte aSPAK

andi bushati TIRANË- Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që l...

Insights 19 Shkurt 2025, 21:26 Endri Xhafo

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

endri xhafo TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë p&...

Insights 19 Shkurt 2025, 18:22 Ola Xama

Çfare nuk shkon tek alibia e Veliajt?

erion veliaj TIRANË- Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK po gabon rëndë që po merret me heti...

Insights 19 Shkurt 2025, 11:36 Ben Blushi

Fundi i idiotësisë europiane

Ben Blushi TIRANA- Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë n...

Insights 18 Shkurt 2025, 20:13 Joni Shanaj

Kara Mahmudi i sotëm

Joni Shanaj TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund n&eu...

Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Raporti i OSBE/OHDIR: Në Shqipëria do të bëj progres në BE, të adresohen rekomandimet tona

Raporti i OSBE/OHDIR: Në Shqipëria do të bëj progres në BE, të adresohen rekomandimet tona

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: Ka nevojë për progres. Raporti i plotë do dalë në qershor

OSBE/OHDIR: Zgjedhësve nuk iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të ideve

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/OHDIR nxjerr raportin paraprak: Nuk u respektuan procedurat

"Ta harrojnë!" Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Vetëm Ai lart mund të ndalojë PD-në

"Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë!" Berisha: Opozita nuk do mbyllë sytë

Berisha për rezultatin në zgjedhje: Ndërhyrje! Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë të fshehtë

Ndodh çudia në Mirditë! Kutia me materiale zgjedhore mbërrin në KZAZ nr.14 pa kapak

Berisha: Krahas zyrës së Braçes është zbuluar dhe një tjetër në Astir

Nisja e numërimit të votave/Berisha deklaratë për mediat: Exit Poll-et e para si Memorandumi i Kuçit

Përfundon votimi, Berisha: Populli ka folur në mënyrë vendimtare

Berisha: Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit vërshuan drejt KZAZ-ve, për të ndikuar në rezultat

Braçe flet për mediat, truprojat e tij intimidojnë gazetarët

"S'të jap llogari ty fare", Braçe përplaset me gazetaren, Ambrozia Meta: Nuk largohem!

U kapën nga mbështetësit e PD-së, momenti kur patronazhistët socialistë largohen 'skëterrë' nga zyra

Pas disa telefonatash dhe mbi një orë vonesë, mbërrin policia në zyrën e patronazhimit në Tiranë

Sherr masiv në Tiranë mes demokratëve dhe zyrtarëve të PS-së, policia 'injoron' thirrjet e Këlliçit

"Më kapi Luan Tollozhina për gryke",e moshuara në Pogradec: Më tha fjalët që s’ka bir nëne t’i thotë

“E fshiva, e fshiva”- Qytetari kapet mat duke fotografuar votën në Librazhd

U dhunua nga Luan Tollozhina, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë

Ndodh edhe kjo në Memaliaj, komisionerët e PD-së kapin patronazhistin duke orientuar votuesit

"Kush shkel ligjin, do bëhet përgjegjës!" Berisha: Sot sovrani jep një verdikt historik!

Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë

Rama: Votoni me qetësi e durim dhe me bindjet tuaja, është detyrë qytetare

Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi

"Jam me katunaren time"/Rama publikon videon me bashkëshorten:Ulini durët se është heshtje zgjedhore

Noka dhe Vokshi debatojnë me qytetarët në Vorë, votuesi: Ore mashtrues! Jam unë Xhabafti, ça ka këtu

Babai i kandidatit socialist qëlloi me armë, momenti kur efektivët i marrin makinën për kontroll

Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë

Berisha: Ne që përmbysim dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë

Berisha: Brenda një mandati do shlyejmë borxhin për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit!

Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

Berisha:Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

Berisha: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita: Shqipëria nuk mundë të lejojë më edhe një mandat të Edi Ramës

Anëtari i parlamentit britanik në takimin përmbyllës të PD-së: Fitorja është pranë!

Këlliçi: 11 maj është dita e Shqipërisë Madhështore, të grisim pasaportën e rrënimit që prodhoi Rama

Këlliçi në mbylljen e fushatës së PD: Nuk ka rrugë që na bllokon, fitorja është e jona

“Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi!” Rama: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit

"Askush nuk e ndal ngjitjen tonë!" Rama: Disa thonë që kam lindur me fat për kundërshtarët që kam

"Ne marrim 20 mandate sepse e transformuam nga këneta!" Rama: Tirona ha bukë veç!

Rama bën parashikimet për mandatet për secilin qark: Është bllof, propagandë thanë disa

Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

PS mbyll fushatën në Tiranë/ Rama: Nuk ka rastësi që ne jemi këtu në 9 maj në ditën e Evropës

Deputeti gjerman : Berisha, i vetmi që mund t’ju garantojë pasaportën europiane

"Berisha, doktori i zemrës time!" Stresi në takimin e PD-së: I thash Noizy-t, je te partia e gabuar

"Vota jone duhet të jetë për Ramën!" Xhaçka mban fjalën në fushatë, Braçe "kapet mat" duke ironizuar

PD nis takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Berisha takon mbështetësit

PS nis takimin e fundit të fushatës, Rama shoqërohet nga bashkëshortja

PS gati për mbylljen e fushatës elektorale, socialistët ia marrin valles në Parkun Olimpik