LIVE UPDATES
Insights

Zeusi dhe Uriahu i katundit tonë

Kandidaturat ai nuk i shpall, mundësisht deri një ditë përpara afatit. Le të shpërthejnë servilizmat, lëpirjet, fantazitë, miqësitë, thashethemet, gazetat, analistët!

20 Mars 2025, 21:44 Nga Ermal Mulosmani
Zeusi dhe Uriahu i katundit tonë
ermal mulosmani

TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurrë nuk e kam besuar se një gjurmë e tillë dinjiteti do të gjendej në personalitetin e Veliajt.

Dhe intuita nuk do më zhgënjente, befasia ishte vetëm një iluzion.

Gjatë këtyre ditëve e kam kursyer Veliajn si një njeri karriera politike e të cilit ka marrë fund dhe burgu do të jetë adresa e tij për një kohë të gjatë. Nuk e kam qejf të jem pjesë e korit që ngazëllen për fatkeqësitë e tjetrit.

Por ky statusi i fundit i tij, i neveritshëm, e meriton t'ia publikoj edhe një herë shkrimin më të saktë që kam bërë ndonjëherë për raportet e Ramës me Veliajn.

****
Unë e njoh Erion Veliajn,” – fillonte spoti promovues i Kryeministrit Rama në fushatën e zgjedhjeve bashkiake të 2015-ës në Tiranë. Vazhdimi ishte i gjatë, por Rama i kishte thënë të gjitha me këtë fjali të shkurtër.

“Unë e njoh Uriah Hipin,” – më tingëllonte mua në veshë. I kam të qarta të gjitha arsyet se pse Uriahu fitoi ndaj kandidaturave alternative për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nëse mendoni se fitoi për ndonjë arsye normale, si zelli për punë, idetë novatore a gjepura të tilla, kjo do të thotë se nuk e keni idenë se kë keni kryeministër.

Ai në fjalime vërtet thotë “T’i gjejmë punës njeriun dhe jo punën njeriut”, por kjo vlen veç për fjalime. Ndërsa në realitet Kryeministri argëtohet shumë nga konkurenca mes sivëllezërve të sojit, në përpjekjet servile për vëmendjen e Tij.

Kandidaturat ai nuk i shpall, mundësisht deri një ditë përpara afatit. Le të shpërthejnë servilizmat, lëpirjet, fantazitë, miqësitë, thashethemet, gazetat, analistët!

Zeusi i kundron nga lart, me nënqeshje dhe me ndjesinë e Perëndisë, që “vran e kthjell” mbi këtë katund, dhe shikon sesi katundarët bëjnë parashikimet e motit.

I la edhe atëherë kandidaturat të shpërthenin. I pari ishte Artan Lame, një bashkëpunëtor i vjetër i Zeusit të katundit tonë.
Lameziu, që vdes për monumente të vjetra, pulla poste, togëza këmishash e rripash të kapterëve të Zogut e gjëra të tilla, kishte 2 vjet që merrej me legalizimet. Domethënë, njeriut që për ideal të shpirtit ka mbrojtjen e monumenteve të kulturës, personit që kishte 4 vjet që bërtiste për ndërtimet kaotike, bathorizimin e Tiranës, rregullin urban, pikërisht atij i la hiç më pak sesa detyrën “t’u jepte tapinë këtyre të Bathores”.

Kokëulur, martiri Lame nisi punën nëpër getot që shante, dhe u çonte tapinë te shtëpia ndërtuesve të paligjshëm, të cilët kishin grabitur tokën e pronarëve. Lameziun, që tallej me “Tokën e Xanun”, Zeusi e çoi në negociata me Nue Rrokun. Dhe Nua Rroku, sipas gojëve të liga, nuk e la pa shpërblyer Lameziun me mirënjohje për begenisjen.

Pas dy vitesh mirëqenieje me Nuan, Lameziu deklaroi: “Më hanë duart për Tiranën!”, dhe u vetëshpall kandidat 6 muaj përpara. E mbani mend si e kundërshtoi Zeusi kandidaturën? Kur dikush e pyeti, ai u përgjigj “Pikërisht se i hanë duart, ne nuk do ta kandidojmë!” Publikisht, në televizor, ia dha shuplakën. Pas një viti Lamja kaloi në infarkt dhe mezi shpëtoi. Zoti qoftë me të në të ardhmen e inshalla nuk ka qenë deklarata e Zeusit që e bëri me zemër.

Uriahu dukej në rrugë të mbarë. Lamja iku, rruga po shtrohej. Zeusi nuk jepte shenja, por Atij i pëlqen gjendja e pezullt, ndaj kjo nuk është ndonjë shenjë e keqe.

Pastaj doli ai spoti “”Unë e njoh Uriahun”.

Pikërisht ngaqë e njihte servilizmin ekstrem, lëpirjen, nënshtrimin, imitimin deri në detaje të shefit, Ai vendosi për Uriahun. Por vetëm këto nuk mjaftonin. Zeusi ia njihte edhe aftësinë për intriga, helm, poshtërsi. Ai e dinte po kaq mirë se të gjitha këto intriga do të zhvilloheshin paralelisht me servilosjen e nënshtrimin dhe do t’i drejtoheshin vetëm atij, Zeusit të katundit tonë! Kjo gjë i pëlqente pa masë dhe kjo ishte arsyeja pse e kandidoi.

Uriahu pa t’i rritej ndikimi në katund. Ndonjë iluzion, që ia ushqenin katundarët tanë, se “tanimë ka ardhur koha jote”, i pëlqente. Jargë i dilnin nga goja, dopamina i rritej në tru. Megjithatë ai kurrë nuk mund të ishte i sigurtë, ndaj priste si Beria agoninë e Stalinit. Ditën përpiqej të imitonte deri edhe nënshkrimin, lëre pastaj fjalorin dhe gjestikulacionin.

Ndonjëherë fantazia e orëve të mëngjesit pa gjumë e çonte shumë larg, në një kohë pa Zeusin e katundit tonë. Pastaj në çast trembej se mos sinjale të veprimtarisë subversive të trurit të tij mbërrinin deri në Surrel dhe kapeshin nga antenat e Zeusit. I largonte ato mendime dhe e gjente veten fajtor pse mendja e tij nuk i bindet Zeusit si gjithë pjesa e qenies tjetër servile.

Dhe vërtet, dukej se ndonjë sinjal i tillë kishte mbërritur në Surrel. Natën e Vitit të Ri, Zeusi i katundit tonë doli në televizor e tha: “Ka një komplot dhe koka e tij është Uriah Hipi. Ai një ditë do të varet në një nga ato pemët që mbjell vetë në televizor!”

Duheshin edhe 5-6 orë të fillonte festa e Vitit të Ri. Uriahu u tmerrua. Zeusi ia kishte lexuar ëndrrën.

Oh, çfarë drame! E kishte me veten dhe me mendjen që nuk i bindej e shkonte sa andej këndej!

Ai Vit i Ri u kthye në një mynxyrë. Përpiqej ta detyronte trurin të mendonte vetëm gjëra të mira për Zeusin, me shpresën se

Ai do t’ia kapte mendimet. U zotua se kurrë nuk do të mendonte më ashtu!

Mendonte si e si të gjente një mekanizëm që i tregon momentin se kur duhet të fillojë të mendojë kundër Zeusit dhe Ai të mos e pikasë. Iu kthye në një makth të madh. Dikur e gjeti një zgjidhje, duhet të gjej rezonimin me mendjen e Zeusit.

Mendja e Uriahut do të ishte e zënë vetëm me përpjekjen për të thënë ato që ai mendonte se po mendonte Zeusi. Pra, të thonte ato gjëra për të cilat ishte i sigurt se i pëlqenin Zeusit, të rriste nivelin e servilizmit dhe nënshtrimit në një shkallë të paparë deri tani.

Me shpresën se duke menduar kaq gjatë për gjëra të mira truri i tij do të zihej dhe nuk do të kishte kohë të shkonte në hone të rrezikshme për qenien e tij. Po sikur mendja të kishte ndonjë çast të lirë?!

Në një emison televiziv kuptoi që meditimi është gjendje pamendimi. Kjo ishte gjeniale! Fytyra iu ndriçua menjëherë! Duhej filluar një kurs meditimi. Sa herë mendja mund të fluturonte, pa dëshirën e tij, në zona të rrezikshme, ky mund ta zaptonte me meditimin. Kjo ishte gjetje e mrekullueshme!

Një ditë, një mik i Zeusit i tregoi atë barcaletën e akrepit që pickoi bretkosën, ndërkohë që kjo po e shpëtonte. Për forcë zakoni, Uriahu u tmerrua. Se mos e kishte me atë, me qitje të largët?!

Pastaj u kthjellua. “Unë jam kërmill, jo akrep,” — mendoi dhe u qetësua.

13 Prill 2019. U publikua me titullin "Zeusi dhe Uriahu i katundit tonë".

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Insights 19 Mars 2025, 10:30 Meri Lika

Shkëlqimi dhe rënia e shoqes Kim

Meri Lika Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në...

Insights 13 Mars 2025, 13:22 Ermal Mulosmani

Lista të mbyllura, lista të hapura

Ermal Mulosmani Dje ishte afafti i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, një spektakël mbarëpopullor për të par&eum...

Insights 10 Mars 2025, 11:51 Ermal Mulosmani

RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian

Ermal Mulosmani TIRANË- Diku nga fillimi i muajit Shkurt, ndërsa po ndiqja një kronikë rutinë lajmesh, shoh për herë t&e...

Insights 7 Mars 2025, 16:01 Andi Bushati

Populizëm shumë, fakte aSPAK

andi bushati TIRANË- Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që l...

Insights 19 Shkurt 2025, 21:26 Endri Xhafo

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

endri xhafo TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë p&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet