LIVE UPDATES
Insights

Safet Bajri, "Ëngjëlli i Shkodrës" që lëviz me makina të blindura

Safet Bajri ankohet se është sulmuar nga mediat dhe se i është shqetësuar familja. Kjo, ndërkohë që ai nuk thotë asnjë fjalë për familjet e atyre që janë vrarë, për fëmijët që kanë mbetur jetimë dhe për prindërit që kanë varrosur djemtë e tyre.

21 Shkurt 2025, 14:43 Nga Flamur Vezaj
Safet Bajri, "Ëngjëlli i Shkodrës" që lëviz
safet bajri

TIRANË- Në një rrëfim që do të bënte për të qeshur edhe më naivin, Safet Bajri mundohet të shfaqet si një qytetar i zakonshëm, që nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit. Sipas tij, në Shkodër nuk ka “të fortë”, edhe pse mbiemri Bajri është i lidhur ngushtë me një sërë ngjarjesh kriminale, nga vrasjet e deri te zhvatja e bizneseve.

Por nëse nuk ka të fortë, atëherë përse Shkodra është nën terror? Përse ai dhe njerëzit e tij lëvizin me makina të blinduara, madje njëra me targa false? Përse qyteti përjeton atentate të njëpasnjëshme dhe dhunë të strukturuar? Po ai vetë, përse e ndjen të nevojshme të mbrohet kaq shumë, kur, sipas tij, nuk ka asnjë konflikt?

Safet Bajri ankohet se është sulmuar nga mediat dhe se i është shqetësuar familja. Kjo, ndërkohë që ai nuk thotë asnjë fjalë për familjet e atyre që janë vrarë, për fëmijët që kanë mbetur jetimë dhe për prindërit që kanë varrosur djemtë e tyre. Ai flet për “urrejtje” kundër tij dhe familjes së tij, por nuk e shpjegon dot pse Shkodra është bërë një arenë hakmarrjeje, ku emri i tij dhe i klanit të tij përmendet në çdo ngjarje.

Sa për masakrën e Dobraçit? Ai “ndihet keq”, por rastësisht makina që kreu vrasjen u nis pikërisht nga zona e tij. Një tjetër rastësi “e pafajshme”. Ashtu siç ishte rastësi që në Belgjikë u dënua për trafik droge, prostitucion, zhvatje biznesesh me dhunë dhe kërcënime, ndërsa në Shkodër, sipas tij, “nuk merret me gjoba”.

Pretendoi se nuk ka lidhje me politikën, por harruan ta pyesin se në përgjimet e fundit ata flasin për Ramën, Ballën e deri me libër shtëpie për deputetin Harushën etj, duke urdhëruar të mos votoj edhe në parlament, e lere më emërimet për llogari të tyre në polici, administratë etj!

Sa për vrasjet e ndodhura ndër vite në Shkodër, ai s’di gjë. Për Gjinin (të fundit të provuar) të cilin i vëllai i tij Behar Bajri e vrau për llogari të Martinajt? Asgjë. Dhe kur justifikimet i sosën, ai la të kuptohet se “fëmijët e viktimave që rivalët kanë vrarë, tashmë janë rritur dhe po marrin hak”. A thua ky është realiteti që po përjeton Shkodra? Një cikël i pafundëm hakmarrjeje, ku viktimat e djeshme bëhen ekzekutorët e nesërm?

Ironia më e madhe? Ai pretendon se nuk ka pasuri, se nuk i janë sekuestruar prona, por ndërkohë lëviz me tre makina të blinduara dhe në shtëpi i gjetën 18 mijë euro që, sipas tij, ishin “paratë e vajzës 10-muajshe”. Në këtë histori, vetëm Safeti dhe familja e tij janë viktima, të tjerët s’kanë rëndësi.

Dhe pavarësisht të gjitha këtyre fakteve, ai vazhdon të flasë sikur të ishte një qytetar i zakonshëm, një i pafajshëm që i është bërë padrejtësi. Por Shkodra i njeh mirë si “të pafajshmit” ashtu edhe të vërtetat e heshtura që fshihen pas tyre.

safet bajri flamur vezaj

Sondazh

Poll
Insights 19 Shkurt 2025, 21:26 Endri Xhafo

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

endri xhafo TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë p&...

Insights 19 Shkurt 2025, 18:22 Ola Xama

Çfare nuk shkon tek alibia e Veliajt?

erion veliaj TIRANË- Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK po gabon rëndë që po merret me heti...

Insights 19 Shkurt 2025, 11:36 Ben Blushi

Fundi i idiotësisë europiane

Ben Blushi TIRANA- Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë n...

Insights 18 Shkurt 2025, 20:13 Joni Shanaj

Kara Mahmudi i sotëm

Joni Shanaj TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund n&eu...

Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj