“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha vuri theksin te ndryshimi rrënjësor jo vetëm në numra, por mbi të gjitha në cilësinë dhe përfaqësimin e forumeve të reja drejtuese.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një bilanc të procesit të fundit të riorganizimit të strukturave të forcës kryesore opozitare, duke e cilësuar atë si transformimin më të thellë dhe më domethënës të partisë që nga themelimi i saj.
Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha vuri theksin te ndryshimi rrënjësor jo vetëm në numra, por mbi të gjitha në cilësinë dhe përfaqësimin e forumeve të reja drejtuese.
Shifra domethënëse të ripërtëritjes Sipas kreut të PD-së, procesi ka prodhuar shifra që dëshmojnë për një hapje të re të partisë ndaj kontributeve të reja, ku dy të tretat e Kryesisë së sapozgjedhur dhe tre nënkryetarë të PD-së janë zgjedhur për herë të parë në këto poste.
"Ne lamë pas një javë të veçantë, në të cilën PD përfundoi institucionalizimin e plotë të forumeve të saj. Me këtë rast, ajo çka dua t’u informoj të gjithë ju është se ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD dhe u them me kënaqësi, jo vetëm të ripërtëritjes në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti.
Kështu sot në Këshillin Kombëtar të PD, 60 përqind e përbëjnë të rinjtë dhe gratë dhe ky është një proporcionim shumë i rëndësishëm për ne sepse patëm trashëguar një deformim nga i cili u ndamë përfundimisht. Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD zgjidhen për herë të parë. Nga 14 sekretarë, vetëm 3 janë të rizgjedhur. Pra, mund t’u informoj se ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD pas themelimit të saj.
Por nga ana tjetër janë vendosur proporcione të domosdoshme të përfaqësimit në këtë parti.
Jam i bindur se kërkesa themelore për çdo qytetar dhe anëtar, mbështetës të kësaj partie ka qenë ripërtëritja.
U siguroj se në këtë proces nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndër më të shquarat. Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj.
Duhet të theksoj me këtë rast se ne jemi një parti që bazohemi tek vota e anëtarëve tanë dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që nuk u zgjodhën, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Unë ruaj për ta vlerësimin më të lartë. Theksoj se shumë prej tyre kanë funksione të tjera shumë të rëndësishme në PD, grupin e saj parlamentar dhe misione në drejtim të reformave themelore në interes të kësaj partie dhe të vendit.
Kjo është ajo çka unë desha t’u informoj ju. Por duhet të them prapë me kënaqësi se procesi i ripërtëritjes nuk ndalet dhe nuk do ndalet. Në mënyrë të përsëritur u kisha pohuar se PD ka rreth saj personalitete të shquara, individë me vlera ekselentë në fushat e veta. Dhe jo pak prej tyre garuan me sukses në këtë proces. Por janë të tjerë të shumtë që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë të lidhur me PD. Kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptare, vizionit të kësaj partie, të gjithë potencialin e tyre intelektual, profesional, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë dhe kudo që ndodhen. Për herë të parë në këtë proces ripërtëritje, u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës. Hapa të parë të rëndësishëm janë shënuar. Një nënkryetare partie dhe një sekretar për diasporën janë zgjedhur. Përpjekje të tjera do bëhen për ridimensionimin e rolit të diasporës në jetën politike të PD dhe të Shqipërisë. Pra, për të gjithë ata të cilët kërkonin me të drejtë dhe prisnin ripërtëritje si tipar kryesor, mendoj se hapa të rëndësishme janë shënuar dhe të tjera do vijnë.", u shpreh Berisha./Dosja.al
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca ko...
Ferit Hoxha SHBA- Në margjinat e Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është drejtuar me n...
Michael Gahler TIRANA- Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, pë...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në qeverin&...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për dy kërkesat e Partisë Demokratike, e cila kishte kë...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian ...
Foto ilustruse Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, njoftoi se janë shkëputur kontratat e pu...
Foto ilustruse TIRANA- Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë ky&cced...
Foto ilustruse TIRANA- Raporti i Komisionit Europian vlerësoi zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të vepr...