LIVE UPDATES
Insights

Populizëm shumë, fakte aSPAK

Përpara se të konformohet me instiktet e hakmarrjes, përpara se të bjerë pre e populizmit, një gazetar duhet ngrejë pyetje, të kërkojë faktet dhe të mos mbërijë në konkluzione pa rrokur krejt të vërtetën

7 Mars 2025, 16:01 Nga Andi Bushati
Populizëm shumë, fakte aSPAK
andi bushati

TIRANË- Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që lidheshin pohuajse të gjitha me episodin e pakëndshëm të largimit tim nga emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit. Disa, duke më nisur dhe sekuencën video të programit më qanin hallin për pozitën e mjerueshme ku kisha përfunduar, pa u lënë të shpreh një mendim të vetëm, për gati gjysëm ore të plotë. Të tjerë më fshikullonin për gjaknxehtësinë e largimit nga studioja dhe për fjalorin e përdorur teksa bëja këtë veprim.

Një palë e tretë më justifikonin duke më ngushëlluar se askush nuk ka pse qëndron si trung në një arenë, ku logjika është e dënuar të vritet me çdo kusht, nga histeria e britmave populiste.

S’do të isha marrë fare me këtë incident banal, nëse rrethanat që e pollën atë nuk do të kishin qenë thelbësisht të rëndësishme. Në tryezë ishim mbledhur për të diskutuar një ngjarje të mbështjellë me aureolën e një skandali: Daljen e dokumentit se SPAK kishte vënë nën përgjim një anëtar të një Gjykatës Kushtetuese, për një çështje ku Prokuroria e Posatçme ishte vetë palë: atë akuzuarit për krime të rënda, Pëllumb Gjoka.

Tema qëndrore ishte a do përdoreshin përgjimet e SKY ECC për ta mbajtur atë në burg, apo ato nuk do të konsideroheshin si prova, duke i hapur kështu udhën e pafajsisë, shumë kriminelëve dhe politikanëve të kapur në rrjetën hetuesve francezë dhe belgë. Pra çështja ishte e një rëndësie të veçantë. Nisur nga kjo, SPAK, për të cilin këto të dhëna janë tejet të rëndësishme për një sërë procesesh të mëdha, dyshoi me të drejtë se mund të ketë pasur presion nga bandat dhe nga politika për ti zhbërë të dhënat e nxjerra nga telefonët e kriptuar. Ata pretendojnë që kanë pasur indicie se njerëz të fuqishëm kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarin Gent Ibrahimi, prandaj kanë vendosur ta përgjojnë atë, për 15 ditë, në periudhën midis marrjes së vendimit 8-0 kundër Pëllumb Gjokës, pra lënies së tij në burg dhe kohës që duhej për të arsyetuar këtë vendim.

Një nga argumentet e dyshimit të fortë të SPAK është se Kushtetuesja duhet ti zbardhë vendimet brenda treidhjtë ditësh dhe ndërkohë e ka kapërcyer këtë periudhë një mujore.

Kjo është pak a shumë ngjarja e kompikuar e përmbledhur në mënyrën më të divulguar të mundshme. 

Lidhur me të duhet të shprehesha edhe unë, pasi kisha dëgjuar me durim të gjithë parafolësit, përfshirë dhe drejtuesin e emisionit, që i jepnin të drejtë veprimit të SPAK. Personalisht nuk isha krejtësisht kundër atyre që ishin thënë plot zell dhe pathos për punën e “heronjve të fëmijëve tanë”. Edhe në mendjen time vërtitej dyshimi se SPAK mund të kishte të drejtë, pasi presioni politiko-financiar i grupeve kriminale për të bërë të pavlefshme malin me përgjime të gjendur në Sky ECC, do të ketë qenë i pa imagjinueshëm.

Por bashkë me këtë bindje që e ndaja njësoj me të tjerët, doja të shprehja edhe disa dyshime që mendoj se përbëjnë ADN e çdo gazetari që ka vendosur të mos shërbejë si papagalli i askujt. Pra nuk doja të kundërshtoja askënd, thjeshtë të ngrija disa pyetje si psh:

A mundet një prokuror, që para gjykatësit, formalisht, është në pozitë të barabartë edhe me kriminelin më të madh, të ketë një pozitë të avantazhuar duke përgjuar arbitrin që do të vendosë në procesin ku ai është palë? Pra, ndonëse dihet se kush është Pëllumb Gjoka, a e ka të drejtën edhe ai për një proces të barabartë dhe të drejtë, ku prokurori mos ketë në dorë armën e shantazhimit të gjyqtarit? 

Mbrojtësit e SPAK thonë se ai ka vepruar brenda ligjit, po a duhet ta pranojmë kaq lehtësisht një akt përgjimi të vendosur nga një prokuror pa vendim gjykate? A mos kanë vallë të drejtë ata thonë se pas 24 orësh këtë gjë duhet ta validonte gjykata?

SPAK sjell si argument se zbardhja e arsyetimit nga kushtetuesja u vonua përtej afatit 30 ditor, duke lënë të kuptohet se ketu mund të dyshohet për korupsion. Po në sa raste të tilla ka vepruar kjo gjykatë kështu? A nuk janë zbardhur edhe vendimet për Berishën apo Kodin zgjedhor shumë më vonë se afati i parashikuar. A mos duheshin vënë edhe këtu gjykatësit kushtetues nën përgjim?

Dhe së fundi, tani gjithçka ka përfunduar dhe vlefshmëria e malit me fakte të Sky ECC nuk është zhbërë, a duhet ta dimë se cila qe indicia që e vuri nën përgjim Gent Ibrahimin? 

Pa e pasur këtë transparencë nga ana e SPAK, pa e ditur se cilat qenë rrethanat e ngjarjes, personat që ndërhynë dhe paratë që u premtuan për të infuencuar një vendim të rëndësishëm gjykate, pra pa u ditur të gjitha këto që çuan në këtë vendim ekstrem për përgjimin e Ibrahimit ne nuk mund të mbërrijmë në konkluzionin se cili ka të drejtë. Unë përpiqem të mos bëj pjesë tek ata gazetarë që nxjerrin konkluzione pa ditur provat. Dhe pa qenë në djeni të tyre nuk mund të thoja nëse SPAK kishte vepruar në mënyrë korekte dhe legjitime apo thjeshtë e kishte përdorur të gjithë këtë si shantazh për të marrë vedimin që i duhej? 

Kaq doja të thoja. Këto dilema u mundova të ngrija, më kot. Por në një atmosferë të kapluar nga histerizmi kjo u bë e pamundur. Pse? Sepse derejtuesi i emisionit shpalosi devizën: më mirë të përgjojë SPAK-u se sa të fitojnë kriminelët. Sepse në krah kisha një kolege që rekej të përligjte normalitetin e përgjimeve pa vendim gjykate. Sepse përballë gjendej një politikan, që arsyetonte se për të mbrojtur SPAK-un nuk kishte nevojë që të dinte faktet që dispononte prokurori, pasi midis Prokurorisë Speciale dhe Kushtetueses ai personalisht kishte vendosur ti besonte të parës.

‘Kjo mendësi prej kasapësh në mbrojtje të “heronjve të fëmijëve tanë” me mbështetje të gjërë në sondazhet popullore, ma bëri të pamundur qoftë dhe artikulimin minimal të dilemave që me shqetësonin. E në këto kushte i rashë me grusht tryezës dhe u largova.

Por ky akt gjaknxehtësie, që mund të marrë shumë më tepër klikime sesa një shqetësim racional, në botën efemere të rjeteve sociale, është krejtësisht i papërfillshëm në raport me mendësinë që u bë shkas për provokimin e tij. Dhe kjo mendësi buron nga prirja populiste që po mbizotëron në pjesën dërrmuese të studiove televizive për tu konformuar me atë që del e pëlqyer në sondazhe.

Natyrisht unë jam i ndërgjegjshëm se një pjesë e madhe e publikut e sheh SPAK-un si një instrument hakmarrjeje. Të vjedhur, të nëpërkëmbur e të padëgjuar për tre dekada, instikti i tyre i revanshit përkëdhelet sa herë që dëgjojnë për izolimin e Berishës, rrëmbimin si bandit të ish presidentit dhe plasjen e tij në burg, rrënien dramatike të “zdromsit” të Tiranës dhe denigrimin e tij përmes publikimit të faturave marramendëse të mbathjeve dhe sytjenave që ka blerë e shoqja.

Por duke e kuptuar këtë, vijoj të këmbëngul se para se të konformohet me instiktet e hakmarrjes, një gazetar duhet të kërkojë faktet, një vëzhgues i ndershëm dhe neutral duhet të ketë qëllim të vërtetën, një njeri me formim intelektual duhet të shtrojë pyetjen se ç’do të pjellë më pas kjo dallgë populizmi.

Këto shqetësime po vriten me heshtje dhe po bien pre e një censure të pandërgjegjshme në arenën e debatit tonë publik. Prandaj për ti bërë ato qoftë edhe sadopak të dëgjueshme nganjëherë duhet ti biesh me grusht tryezës. Apo qoftë dhe të largohesh prej saj kur të pranishmit janë të pa interesuar ti thërresin në ndihmë arsyes.  

andi bushati

Sondazh

Poll
Insights 19 Shkurt 2025, 21:26 Endri Xhafo

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

endri xhafo TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë p&...

Insights 19 Shkurt 2025, 18:22 Ola Xama

Çfare nuk shkon tek alibia e Veliajt?

erion veliaj TIRANË- Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK po gabon rëndë që po merret me heti...

Insights 19 Shkurt 2025, 11:36 Ben Blushi

Fundi i idiotësisë europiane

Ben Blushi TIRANA- Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë n...

Insights 18 Shkurt 2025, 20:13 Joni Shanaj

Kara Mahmudi i sotëm

Joni Shanaj TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund n&eu...

Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet