LIVE UPDATES
Insights

Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar

28 Janar 2024, 07:31 Nga Juli Emiri
Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar
juli emiri

TIRANË- Nuk di se sa herë është ulëritur në protestën e teatrit nga unë dhe kolegët e mi, për rrezikun që i kanosej krejt artit, e jo vetëm ndërtesës, me shembjen e saj. Sa herë është ulëritur që ky është një sulm ndaj teatrit si institucion e jo si ndërtesë, ndaj të gjitha institucioneve të artit e jo vetëm teatrit e ndaj të gjithë artistëve, jo vetëm atyre të "çmendurve" të protestës.

Ditë pas dite vërtetohen një më një ato që janë thënë në atë protestë.

-Teatri Kombëtar u shemb që të ndërtohet një i ri më i mirë. Po i kthehem në fund kësaj.
-Teatri i Operas dhe Baletit, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore u bë Teatri i Operas dhe Baletit dhe ansamblit popullor.
-Ministria e Kulturës u shkri me Ministrinë e Ekonomisë.
-Teatri Migjeni u shkri me Drejtorinë e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, Ministrinë Ekonomike të Arsimit, Drejtoria e Çerdheve dhe e Kopshteve dhe Degën Ekonomike të Kukturës.
-Kinema Agimi është bërë një qendër kulture.
-Galeria e Arteve është mbyllur prej vitesh.
-Cirku është mbyllur prej vitesh.
-Teatri i Fëmijëve po zhvendoset (nëse) te liqeni.
-Biblioteka kombëtare te liqeni.
-Thuhet që dhe Universiteti i Arteve do të zhvendoset.
-Thuhet që dhe Qendra Kombëtare Kinematografike do të shkrihet në një drejtori.
Çfarë vihet re nga këto fakte? Tre fjalë kyçe: mbyllje, zhvendosje, shkrirje.
Mbyllja e një institucioni arti s'besoj se ka nevojë për koment. Mbyllja është mbyllje dhe nuk ka asnjë pretekst. Është vrasje ndaj artit.

Zhvendosja , në mos është një fjalë tjetër për mbylljen (përderisa në emër të zhvendosjes institucionet mund të mbyllen pa afat) është një zhvlerësim i artit duke e çuar në periferitë e qyteteve që të mos shkojë askush, mundësisht. Nuk është zhvillim periferie, se zhvillim periferie do të quhej nëse do të shtohej një institucion tjetër në periferi, jo të zhvendosej ai që është në qendër.

Shkrirja është vrasja më e ndyrë nga të treja, se ka paturpësinë të paraqitet dhe si avantazh, madje investim. Çdo institucion funksionon më mirë kur është më vete. Edhe në shkollë kur bën lëndën Gjuhë -Letërsi nuk është njësoj si kur bën gjuhën më vete dhe letërsinë më vete. Kur Baleti është më vete dhe Vallja popullore është më vete zhvillohen më shumë se kur shkrihen e nuk merret më vesh ku fillon njëra e ku mbaron tjetra. Kur teatri është më vete, estrada më vete, ndarja është e qartë dhe zhvillohen të dyja si gjini më vete, nuk bëhen një tallava ku janë njësoj si skeçet, si teatri, si mbrëmja poetike etj etj. "Do të jetë një qendër kulturore" thuhet gjithmonë e më tepër për çdo institucion arti, duke e paraqitur si një risi e zhvillim faktin që do të ketë shumë aktivitete kulturore të gjinive të ndryshme. Rezultati është shndërrimi në disa ambiente ku hyn kushdo që i thotë vetes artist e i fut dhe fjalën kontemporan mbrapa, e nuk po i kujtohet më njeriu se çfarë quhet art në të vërtetë. Arti i masave. Kjo është filozofia e shtëpive të kulturës e kthyer pak në gjuhë "kontemporane". Edhe restaurimet e teatrove duken të gjitha si shtëpitë e kulturës në komunizëm. Nuk është e rastësishme. Asgjë nuk është e rastësishme. Është e unifikuar. Kështu dhe Arturbina, u tha para se të bëhej që do të ishte një teatër "ultramodern" kontemporan. Nuk ka kushtin minimal për të qenë teatër; akustikën. Jo më dhomat e aktorëve me dushe.

Se nuk u bë për teatër. U bë për qendër arti. Qendër kulturore. Qendër kontemporane. Vërini ç'emër të doni. E pas gjithë kësaj, si pritet të jetë Teatri i Ri? Nuk po hyj te vjedhja e territorit e aspektet e tjera për të mos dalë fare nga tema. Po rri te arti. Teatri i ri do të jetë një hapësirë kontemporane ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Si piramida. Si kinema Agimi. Edhe te piramida janë bërë shfaqje, por nuk është teatër. Edhe te kinema Agimi janë bërë shfaqje, por nuk është teatër. Është thjesht një hapësirë alternative. Kështu dhe Teatri i ri -që me silogjizëm do të jetë po aq "ultramodern" sa dhe turbina- do të jetë një hapësirë alternative. Dhe ky nuk është thjesht rezultati pastër logjik, por dhe një pohim që Erion Veliaj e ka bërë me gojën e tij.

Por jo vetëm kaq. Ndërkohë shkrirja e institucioneve nënkupton edhe shkrirje fondesh. Ai fond që do nxirret psh në Kulturë a në Teatrin Migjeni etj, ndoshta dhe mund të duket më i madh (nëse); por do të jetë një fond i përbashkët i gjithë mishmashit të madh të institucioneve ku nuk do merret vesh se sa qindarka do të përfundojnë në fund vetëm për shfaqje teatri psh. Se do të jenë të gjitha në një vend, e nuk është çudi që disa mbrëmje poetike të marrin më shumë fonde se një shfaqje e mirëfilltë teatri, përderisa quhen të dyja shfaqje arti dhe jepen në të njëjtën ndërtesë.
Kështu që nuk ka asgjë për t'u çuditur në shkrirjen e teatrit Migjeni. E as në të tjerat. Është një rrjedhë krejt logjike. Është ditur fare mirë çfarë po ndodh. Këtë zgjodhët.
Kur u shkri Ministria e Kulturës, imagjinoni sa lehtë mund të shkrihet një drejtori, sa lehtë mund të bëhet Drejtoria e Ekonomisë dhe Inovacionit psh. Zgjodhët vetëasgjësimin. Zgjodhët vrasjen e artit.
Nga një e çmendur e protestës.

teatri migjeni teatri kombetar juli emiri

Sondazh

Poll
Insights 18 Janar 2024, 15:53 Auron Tare

Ikja e Skëndërbeut nga kjo botë

17. Janar. Ikja e Skenderbeut nga kjo bote. Si zakonisht shqiptaret e facebook bene me qindra statuse per Skenderben, kete figure me permasa europiane. Eshte ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet