LIVE UPDATES
Insights

Letër e hapur, kandidatit për të drejtuar Bashkinë Shkodër

Drejtimi i nji qyteti që i ban nder tan Shqipnis asht nji mision fisnik per t’cilin do kisha dasht me ju përgzu por ju nuk ma jepni at mundsi per shkak të mjeteve dhe hileve që po përdorni.

10 Maj 2023, 07:45 Nga Ted Kopliku
Letër e hapur, kandidatit për të drejtuar Bashkinë
Ted Kopliku

I nderumi zotni Beci

Letrën e hapur e lexova dhe kisha një përgjigje po t’hapun.

Misioni që keni ndërmarr asht nji mision ambicioz, sidomos kur bahet fjal për nji qytet si Shkodra, historia e t’cilës e ban t’pamujtun ngritjen në nivel të saj, të cilitdo që don me e përfaqsu. Bekimit t’Zotit, me t’gjitha cilsitë e kryeqendrave të civilizimeve ma t’mdhaja, i asht shtu edhe ai i banorve t’saj.

Drejtimi i nji qyteti që i ban nder tan Shqipnis asht nji mision fisnik per t’cilin do kisha dasht me ju përgzu por ju nuk ma jepni at mundsi per shkak të mjeteve dhe hileve që po përdorni.

Kam dëgju që keni një thes me pare t’cilin doni me e hap veç n’qoftse merrni drejtimin e ksaj bashkie. Flitet për nji shumë prej 170 milion eurosh, nji pjese të mire të së ciles doni me e hedh rreth kalasë. N’hymje t’Shkodrës. I kam pa me vëmendje projektet e juaja 3D. Ma shumë se Shkodër, ngjante me Lugomaren e Vlorës e Velieren e Durrsit. Pra, si projekt me e unifiku edhe Shkodrën me qytetet e tjera, simas vizionit të atij që keni ardh me përfaqsu. Na thonë që kta investime vijnë veç n’qoftse ne kena mençurinë me ju zgjedh ju. Kta kërcnime nga ai që përfaqsoni, ban që betoni n’3D, me na u duk si rrethim e ju si i dergumi i pushtusit, negociator i « kushteve t’dorzimit ».

Rrethimi, zotni Benet, asht koncept mesjetar. Nuk mundesh me i premtu shodranve që kan me u kthy « portë europiane » moderne me koncepte kaq t’dala mode. N’rastin ma t’mir, nuk i ke kuptu dhe nuk i njef qytetart të cilëve i drejtohesh. Teknika mesjetare ushtarake e rrethimit konsiston n’fitoren e t’drejtës me jetu, n’këmbim të së drejtës me ken i lirë. Shkodra, si thojn edhe ata që të mbshtesin, asht dashni sepse Shkodra para t’gjithave asht LIRI. Shkodra asht Shkodër se ka triumfu përballë çdo rrethimi, ndryshe nga çdo qytet tjeter. Kjo e ka farktu edhe karakterin e saj unik. Nën rrethim ajo ka prodhu kulture, art e humor, por asnjiher nënshtrim.

Perveç se nuk i kuptoni, ju nuk ndiheni si nji prej tyne. Nuk ndiheni shkodran. Kjo s’ka lidhje me djalektin që nuk keni apo lukun europian që ju karakterizon. Kjo madje ju afron edhe ma shumë me Shkodrën, e cila ka ken Europë pa ekzistu Europa. Ju nuk ndiheni shkodran sepse n’vend që me u ba zëdhans i rrethimit dhe manaxher i dorzimit, ju ishte dasht me i fol shpirtit rebel t’Shkodrës. Tu ndishit shkodran do e kuptoshit.

Do ju kisha than, po t’mos ishte leter e hapun, që Shkodra të dhjet në rrethim, por s’gjej fjal ma t’pershtatshme për nji letër t’hapun prandaj spo ju a them.

Kto teknikat me beton e lmosh n’këmbim t’lirisë i kan refuzu edhe kur regjimi t’vritte. Edhe at’herë na ndërtoshin Komitetin e Partisë, Turizmin apo Shpin e Oficerave, si ato projektet e juaja 3D. Sot regjimi asht i eger, por prap ma i but se dje. Nuk te vret, thjesht të shtyn me lan vendin  për me ja liru atyne që as e njofin e as e ndjejnë.

Ndër të tjera, jeni i pabesushëm. N’qoftse qeveria që ju përfaqsoni kishte ba gjithçka që asht n’kompetencat e saj (s’di a i ka mbet gja tjetër jasht kompetencave) dhe i kishte mbet pengesë veç drejtimi i Bashkisë Shkodër për me përmbyll projektet, ju a kisha dhan voten me sy mbyll. Përveç ksaj, nuk asht von me korigju gabimet e atyne që përfaqsoni, me nji propozim, përshembull, me i kthy edhe nji herë Shkodrës ata drejtorit rajonale apo Gjykaten e Apelit. Por nuk ju  kam ndi n’asnji rresht tu i permend. Ndoshta nuk e dini, por Shkodra ka ken qendër administrative e ka pas gjykata qysh n’kohën e Mbretnesh Teuts. 

Edhe kto fletë-rrufet që i çoni administratës së bashkisë duke i kërku t’mos përfshihen në fushatë, ndërkohë që keni krejt administratën e shtetit mas vedit, në filozofinë e rrethimit bajn pjes. Në ato që ju i quni letra t’hapuna ka veç nji mesazh : “m’leni t’futem, ndaçi me ju konsideru specialista dhe me vazhdu me marr rrogen”. T’isha n’vendin tuj n’vend qe t’sfidosha punojsit e Bashkis, do sfidoja kandidatin qe keni përballë, Kryetarin e saj.

Ai veç n’nji vit i ktheu Shkodrës shume nga gjanat qe kan lind n’Shkodër e që veç aty nuk gjindeshin ma. Ju si njeriu i thesit, at që ai ka ba për nji vit kishit mujt me e çu përpara. Kthimin e Simfonisë së Shkodrës mas 32 vjetsh ti me e çu ma larg po thojm, me ba edhe Teatrin e Operas dhe Baletit e me e kthy Shkodrën n’qendër kulturore si i ka hije. Përball ke nji kandidat që mas 6 marsit ka zhvesh kostumin e politikanit dhe ka hi nen lkuren e shkodranit, tu i  dhan jetë qytetit e tu tregu ambicie per kthimin e tij n’qender rajonale.

Perball programit t’tij me kam n’tok nuk i kishe shit andrra n’beze shkodranve me ura e peme qe mbijn n’uj, por t’i ofroshe nje vizion tjeter për Shkodrën. Nuk e keni ba sepse as nuk e njifni Shkodren, as nuk ndiheni pjes e saj. Nuk guxoj me ju than që as nuk e doni, sepse edhe e panjoftuna mund të terheqë, por tu pa kampin që keni zgjedh, kam dyshime.

Për me e mbyll zotni Benet, oferta mesjetare e rrethimit nuk pin uje n’Shkodër. Shkodrën nuk e bajn Europë as betoni që doni me vu rreth kalasë, as pozitiviteti që ju mendoni që keni zbulu aty (sinonim i moskokçarjes n’diskursin tuj). Shkodrën e ban Europë e dashni LIRIA që ka zgjedh gjithmon. Nanës së triumfit ndaj rrethimeve nuk mundeni me i premtu europianizim nëpërmjet mekanizmash mesjetar.

Shkodra e ka pagu shtrejt rezistencën ndaj nënshtrimit, por si për çdo luftar lirie asht çmimi që duhet me pagu për forcën që ka.  LIRIA madje asht vetë forca dhe identiteti i saj. Me përgjegjshmëri, një qytetar shkodran.

ted kopliku benet beci

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2023, 21:25 Ola Xama

Një bie, njëqind ngrihen

Ola Xama Disa ditë më parë në një shkrim në portalin oligarika.al, i titulluar “Shumë të mëdhenj pë...

Insights 6 Maj 2023, 10:15 Ditmir Bushati

Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 në Turqi mund të konsiderohen si më të rëndësishmet në histo...

Insights 4 Maj 2023, 21:36 k.m.

Shumë të mëdhenj për të rënë

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane “Too big to fail” është një teori ekonomike, e cila përshkruan situatën kur një k...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet