LIVE UPDATES
Insights

Po, zgjedhjet ishin të turpshme

Berisha ka të drejtë, por sot njerëzit janë më pesimistë se përpara 14 majit, sot janë më të bindur se kurrë që pushteti personal i Edi Ramës nuk mund të ndalet së instaluari nga kjo opozitë.

16 Maj 2023, 14:28 Nga Enton Abilekaj
Po, zgjedhjet ishin të turpshme
Enton Abilekaj

Po, zgjedhjet ishin të turpshme.
Po, vëzhguesit e huaj konstatuan aq shumë shkelje sa nuk mund ta thonin që ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme

Po, Edi Rama bëri sikur nuk e kishte parë raportin paraprak të OSBE- ODIHR sepse nuk kishte çfarë të komentonte

Po, mekanizmi perfekt Pushtet-Krim-Biznes e nxorri rezultatin si e kishte paracaktuar Edi Rama
Po, Shteti, me Gjykatat, Prokurorinë dhe Policinë, ishte në shërbim të zellshëm për të garantuar rezultatin e parcaktuar nga Kryeministri.

Po, shumica dërrmuese e qytetarëve që votojnë opozitën nuk votuan të lirë.

Berisha ka të drejtë në konstatimet që bëri, por fakti është që sot ka 54 bashki të Edi Ramës dhe 7 bashki të opozitës. Përpara këtyre zgjedhjeve, opozita kishte një qendër qarku, të rëndësishme dhe historike, si Shkodra, sot ka vetëm bashki të dorës së dytë, me buxhete të papërfillshme dhe, si rrjedhim totalisht të varura nga fondet qeveritare.

Berisha ka të drejtë, por sot njerëzit janë më pesimistë se përpara 14 majit, sot janë më të bindur se kurrë që pushteti personal i Edi Ramës nuk mund të ndalet së instaluari nga kjo opozitë.
Berisha ka të drejtë për çdo gjë që tha në konferencë shtypi, përveç asaj që tha për përgjegjësinë e tij dhe të Koalicionit.

Është dita për të thënë të vërtetën, që opozita, kështu siç është nuk mund t'i bëjë ballë një regjimi në instalim, që ende nuk e ka arritur kulmin. Është dita për të thënë të vërtetën që dy partitë e mëdha të opozitës, janë makineri të ndryshkura dhe të konsumuara për tu përballur me makinerinë moderne dhe luksoze të një pushteti hibrid, ku krimi dhe biznesi janë dy themelet më të forta.

Është dita për të thënë që opozita aktuale nuk i frymëzoi dot shqiptarët të bënin një revolucion të heshtur me votën e tyre dhe nuk mund t'i frymëzojë për të bërë një revolucion "paqësor" dhe as luftarak për të rrëzuar pushtetin totalitar. Ndërsa rezultati i zgjedhjeve i frymëzoi për tu larguar me vrap nga një vend i pashpresë.
është dita për të mbledhur të gjitha forcat e pakta që i kanë mbetur shoqërisë, që të provojë për herë të fundit ta ndalojë revanshin e pushtetit, përpara se diktati të bëhet i pakthyeshëm dhe demokracia, sado e brishtë, e tranzicionit një kujtim i bukur./Dosja.al

enton abilekaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll
Insights 14 Maj 2023, 10:40

Pse duhet në burg Fredi Beleri?

Fredi Bejleri TIRANË- Motivet zyrtare të dhëna nga Prokuroria dhe policia e Vlorës për arrestimin e Fredi Belerit janë nj&eum...

Insights 12 Maj 2023, 16:31

Regjimi që na bleu të gjithë

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj TIRANË- Nëse hap mediat opozitare, përfshirë ato të cilat qeverisjes së ...

Insights 11 Maj 2023, 10:40 Shpëtim Doda

Videomasazhi i Edi Ramës

Nga Shpëtim Doda Këtë të dielë, në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale. Në k&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet