LIVE UPDATES
Insights

Ermal Mamaqi shau mësuesen, Elona Caslli: Nuk arrij ta kuptoj se kur duhet të qesh në emisionin tënd

Kam besuar gjithmonë se është më e lehtë të bësh dikë për të qarë, se për të qeshur. Mund ta mërzisësh dikë pa e vrarë mendjen shumë se çfarë duhet t’i thuash. Mjafton një fjalë e mbrapshtë dhe ia del mbanë. Ndërkohë për të shkaktuar atë buzëqeshjen e vërtetë që ta pastron shpirtin nga pluhuri i së përditshmes duhet mundi, kultura dhe liria.

1 Qershor 2022, 20:39 Nga Elona Caslli
Ermal Mamaqi shau mësuesen, Elona Caslli: Nuk arrij ta kuptoj se kur duhet
Elona Caslli

E kam ndjekur shumë rrallë emisionin tënd dhe jam tejet zemërgjerë në përcaktimin e dendurisë së veprimit kur them ‘ shumë rrallë’.
E kam ndjekur rrallë, sepse gjithmonë jam ndjerë si një fëmijë që ka humbur rrugën dhe nuk di nga të shkojë dhe unë kurrë nuk arrij ta kuptoj se kur duhet të qesh në emisionin tënd.
Kjo nuk më ndodh vetëm në emisionin tënd.Më ndodh edhe me shumë shfaqje të tjera “ humori” , gjatë të cilave më duhet një udhëzues i së qeshurës, që të më diktojë se kur duhet të qesh. Në rast të kundërt , nëse dikush do të gjykonte shprehinë e fytyrës sime kur përballet me këto shfaqje “humori” , me siguri do të mendonte se po shihja një film me përmbajtje dramatike.
Kam besuar gjithmonë se është më e lehtë të bësh dikë për të qarë, se për të qeshur. Mund ta mërzisësh dikë pa e vrarë mendjen shumë se çfarë duhet t’i thuash. Mjafton një fjalë e mbrapshtë dhe ia del mbanë. Ndërkohë për të shkaktuar atë buzëqeshjen e vërtetë që ta pastron shpirtin nga pluhuri i së përditshmes duhet mundi, kultura dhe liria.
Dje pohove se ishe ndjerë i gjykuar padrejtësisht nga “ kolegët” e tu gazetarë në portale të ndryshme, sikundër pohove faktin se ishe thjesht një individ që bëje humor dhe kaq. Askush nuk duhet të priste asgjë më shumë prej teje, sepse ti kaq doje të bëje.
Një nga gjërat që u shenjua në mendjen time, ishte lehtësia me të cilën ti the formulimin “ Kolegët e mi gazetarë”.
Unë, personalisht nuk do ta kisha kurrë këtë guxim. Duke qenë se kam shkruar disa shkrime mbi kauzën e Teatrit Kombëtar, shumë njerëz që nuk më njohin, më thërrasin shpesh me emrin
‘ gazetare’.
Dhe unë ngulmoj t’ua theksoj faktin se nuk jam gazetare, për një arsye të vetme:
Mendohem dy herë, kur të vetëquhem ose kur të më quajnë gazetare, pasi mendja me shkon tek gazetarët e vërtetë që rrinë me orë të tëra jashtë Parlamentit në të ftohtë e në të nxehtë, në pritje të një deklarate, që në shumë raste nuk e marrin.
Mendja më shkon tek ata gazetarë, që në këto ditë të ftohta dimri, pasqyrojnë të gjitha protestat në vend.
Mendja më shkon tek ata gazetarë, që duhet ta shkruajnë medoemos një artikull, ndonëse nuk janë gdhirë mirë atë ditë.
Ndërkohë, unë shkruaj kur dua të shkruaj dhe jo kur duhet të shkruaj. Dhe është pikërisht ky hendek midis “ dua” dhe “ duhet” që më shtrëngon të them se unë jam veçse një qytetare, që e ka më të lehtë procesin e të shkruarit se atë të të folurit, çdo herë që më thërrasin ‘ gazetare’.
Gazetarët e vërtetë janë ata që nxjerrin të vërtetat në sipërfaqe dhe jo ata që i fshehin këto të fundit.
Ti nuk je veçse një individ që bën një shfaqje humori. Ti zotëron një hapësirë mediatike dhe kjo mbart mbi vete përgjegjësi.
Ti mund t’i formosh ose t’i shformosh njerëzit. Mund ta bësh ose ta zhbësh të vërtetën.
Alan Moore do të shprehej- Artisti nuk duhet t’i japë publikut atë që do, por atë që i duhet. Nëse publiku do ta dinte se çfarë i duhet, nuk do të ishte më publiku, por do të ishte artisti. Është detyrë e artistit t’i japë publikut atë i duhet.
Dje u shprehe se qëllimi yt i vetëm ishte të kapje sa më shumë publik.
Ndërkohë, unë besoj se publiku duhet kultivuar fillimisht e mandej duhet kapur.
Një element tjetër thelbësor që vrau sytë e mi në mbrëmjen e djeshme ishte mungesa e etikës.
Të krijohej ideja se dikush kish vënë në shitje atë që bota e qytetëruar e quan “privacy” në këmbim të vëmendjes mediatike.
Dhe krejt natyrshëm të lindnin pyetjet; “ Pse ekzistojnë perdet që mbulojnë dritaret?! Pse njerëzit trokasin përpara se të hyjnë diku?! Pse njerëzit i mbyllin dyert kur shkojnë në tualet?! “ kur gjithçka mund të shfaqet kaq haptazi që nga dhoma e gjumit e deri tek dushi i mëngjesit?!
Gjatë shfaqjes tënde përmende Biblën dhe Pastorin tënd. Në kontekstin e Biblës do të doja të citoja një pjesë nga Dhjata e Re.
Fytyra e kohës
Ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi dhe menjëherë thoni- Po vjen shiu - dhe ashtu ndodh.
Hipokritë! Ju dini të dalloni fytyrën e qiellit dhe të tokës, por vetëm FYTYRËN E KOHËS NË TË CILËN JETONI NUK E DALLONI.
Lluka 12- Dhjata e Re
A e dallon vallë ti fytyrën e kohës në të cilën jeton?!
Post Scriptum- E duke qenë se përmende faktin se shkon rregullisht në kishë, këtë mesazh për ty do ta përmbyll me një thënie që e kam fort përzemër:
"Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten."

Shënim: Shkrimi i marrë nga profili i autores në Facebook 

Sondazh

Poll
Insights 24 Maj 2022, 18:18 Fjola Graçi

SHËNIM: Pse vrasin Policët tanë?

Foto ilustruese TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kole...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj