LIVE UPDATES
Insights

Dialogu Prishtinë-Beograd ka dështuar, Brukseli duhet ta detyrojë Serbinë të nisë të përmbushë angazhimet e saj

Thënë ndryshe, nëse do të dështonte ky i fundit, do krijonte hapësirë ​​për të tjerët, dhe do të nxiste destabilitet. Ndërkohë dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e raporteve midis tyre, është konceptuar si një proces i vazhdueshëm. Rreth tyre ka pasur pa fund optimizëm dhe premtime.

22 Dhjetor 2023, 09:30 Nga a.d
Dialogu Prishtinë-Beograd ka dështuar, Brukseli duhet ta detyrojë
Foto ilustruese

Nga Nicasia Picciano “Dtt-net.com”

Në samitin e fundit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel më 13 dhjetor, pas atij të Tiranës gjatë vitit të shkuar, zgjerimi u cilësua si politika e jashtme më e rëndësishme e BE-së, dhe si mekanizmi gjeopolitik më i fortë i unionit.

Thënë ndryshe, nëse do të dështonte ky i fundit, do krijonte hapësirë ​​për të tjerët, dhe do të nxiste destabilitet. Ndërkohë dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e raporteve midis tyre, është konceptuar si një proces i vazhdueshëm. Rreth tyre ka pasur pa fund optimizëm dhe premtime.

Megjithatë, realiteti i hidhur është se Dialogu i Lehtësuar nga BE-ja ka pushuar de fakto së ekzistuari. Pranimi edhe pse i vonuar i këtij dështimi, do të ishte i dobishëm, në vend se të vazhdohet akoma me një format jofunksional dhe të njëanshëm. Samiti i fundit konfirmoi edhe një herë perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por pikërisht për këtë qëllim, Brukseli duhet të bënte një ri-përcaktim të qartë të dialogut dypalësh, dhe t’i dërgonte një paralajmërim të qartë Serbisë. Megjithatë, asnjëra nga këto nuk ndodhi. Përkundrazi, samiti i ngjau takimeve të kaluara të këtij lloji, duke gjeneruar më shumë aspirata dhe përsëritje fjalësh “boshe” sesa angazhime kuptimplota.

Në samit, liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor ripërsëritën pritshmërinë e tyre për një angazhim konstruktiv të të dyja palëve për të shënuar një përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve midis tyre, duke qenë kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, dhe garantuar njëkohësisht avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu, iu kërkua të dyja palëve të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj si dhe marrëveshjet e kaluara, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Për më tepër, liderët e BE-së prisnin që të dyja palët të angazhoheshin në përpjekjet për de-përshkallëzimin e situatës, dhe të përmbaheshin nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që mund të çojnë në tensione dhe akte dhunë të mëtejshme.

Megjithatë, sa herë që Serbia ka penguar në përgjithësi çdo lloj përparimi në këtë format, BE-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kuptimplotë kundër saj. Dhe ky mosveprim flet shumë për mungesën e besueshmërisë së procesit të dialogut. Po ashtu, ajo që është quajtur shpesh si një hap përpara, Marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit 2023, mbeti sërish e pazbatuar.

Qëllimet e saj mund të tingëllojnë të bukura në letër. Për shembull, angazhimi i palëve për të zhvilluar marrëdhënie normale dhe të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta (neni 1); udhëheqja nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe veçanërisht nga respektimi i pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, e drejta e vetëvendosjes, mbrojtja e të drejtave të njeriut (neni 2); zgjidhja e mosmarrëveshjet në përputhje me Kartën e OKB-së, dhe vetëm me mjete paqësore, dhe distancimi nga kërcënimi për përdorimin e forcës (neni 3).

Po ashtu edhe supozimi se asnjëra nga të dyja, nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia angazhohej të mos kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare (neni 4); të vazhdonte me një shtysë të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, që do të çonte në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre (neni 6); dhe të konfirmonte detyrimin e tyre të ndërsjelltë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara që mbeten të vlefshme dhe detyruese (neni 10).

Dakordësia e 18 marsit 2023 në Ohër mbi aneksin për zbatimin në praktikë të marrëveshjes së 2013-ës, përbën një pjesë integrale të saj, teksa palët e kanë parasysh se edhe marrëveshja edhe aneksi, janë shtylla të pandashme të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Përveç kësaj, të dyja palët bien dakord të mos e bllokojnë zbatimin e asnjërit prej neneve. Për më tepër, Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo dështim për të respektuar detyrimet e tyre nga Marrëveshja dhe Aneksi i saj, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE, si dhe tek ndihma financiare që mund të marrin nga Brukseli.

Megjithatë, duke parë praktikën dhe shantazhin e vazhdueshëm të Serbisë, që kulmoi me sulmin e rëndë terrorist të 24 shtatorit, Marrëveshja e Ohrit duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Që pas sulmit dhe deri tani, nuk është vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj Serbisë.

Të dhënat nga Brukseli janë se hetimet po vazhdojnë. Megjithatë, ka prova të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Beogradit në orkestrimin dhe menaxhimin e agresionit të urryer. E çfarë pret BE-ja? E fundit, por jo më pak e rëndësishme, deklarata e fundit e kryeministres serbe Ana Brnabic, tregon se Serbia vazhdon ta shohë procesin e dialogut në mënyrë të njëanshme.

Por realiteti është se deri më tani, ajo është lejuar ta bëjë këtë pa kufizime. Brnabic u shpreh hapur se Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit të raporteve ndërshtetërore dhe Aneksi i Zbatimit të saj, siç përmendet në Deklaratën e Samitit të Brukselit, do të pranohet me kushtin që të mos ketë një njohje de facto dhe de jure të Kosovës.

Për më tepër, kryeministrja e Serbisë deklaroi se një dokument i tillë nuk përbën një traktat ligjërisht të detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Po ashtu, ajo argumentoi se përafrimi me Deklaratën e Brukselit të 13 dhjetorit, nuk pengon që Kosova të mbetet pjesë integrale e territorit të Serbisë nën administrimin ndërkombëtar, në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Deklarata e fundit e qeverisë së Serbisë, është një dëshmi i qartë se ajo nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Ajo tregon se sa i dyshimtë është sinqeriteti rreth marrëveshjes dhe gjithë procesit të dialogut. Me shtylla të tilla të paqëndrueshme, çdo ndërtesë herët a vonë është e destinuar që të shembet.

Në fakt, ajo që ekziston përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja është një farsë. Pra ajo i ngjan shumë një mënyre veprimi të njëanshme, që i shërben vetëm synimeve të Serbisë. Dialogu duhet të zhvillohet ndërmjet partnerëve dhe në kushte të barabarta. Por ajo që kemi parë përmes këtij formati të keq-konceptuar, është një drejtim i rrezikshëm tejet i njëanshëm.

Ndërkohë, një pozicionim i prerë për më shumë drejtësi në dialog është marrë nga 13 kryetarë të komisioneve parlamentare anembanë Evropës. Ata kërkuan anulimin e të gjitha masave ndëshkimore të vendosura kundër Kosovës dhe rifillimin e bashkëpunimit të plotë me qeverinë e saj.

Referenca është për bojkotin e zgjedhjeve lokale nga Lista Srpska më 23 prill të këtij viti, sulmin ndaj forcave të KFOR-it më 29 maj, ndalimin arbitrar të policëve kosovarë nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Sipas këndvështrimit të 13 kryetarëve, të gjitha këto ngjarje tregojnë një model agresioni që mund ta destabilizojë Kosovën. Prandaj, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare po bëhet thirrje për refuzimin e irredentizmit dhe agresionit, dhe po rikonfirmohet mbështetja për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, BE, SHBA dhe Britania e Madhe kërkuan nisjen e një hetimi të plotë mbi sulmin e armatosur në Banjskë dhe për të publikuar rezultatet e tij. Pra Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për aktin e saj të agresionit. BE-ja nuk duhet ta ulë tonet, përkundrazi duhet të zbatojë urgjentisht kërkesat e mësipërme.

Që nga viti 2011, Brukseli ka investuar shumë kohë dhe para në Dialogun e Lehtësuar midis Kosovës dhe Serbisë. Por edhe pse në qarqet e BE-së shihet si një proces i vazhdueshëm, deri më tani ai nuk po funksionon aspak. Mbi të gjitha, nëse mbahet gjallë formati aktual, i ç’ekuilibruar dhe i padrejtë, nuk priten ndryshime të mëtejshme domethënëse në muajt apo edhe vitet në vijim.

Prandaj, ekziston një nevojë emergjente për një ndryshim të qasjeve dhe parimeve bazë, si dhe një ndryshim të udhëheqjes së këtij procesi. Në përgjithësi, politika tolerante e BE-së ndaj Beogradit, ka pasur pasoja shumë negative. Brukseli ka vazhduar të mbajë raporte të mira me një regjim autokratik që vazhdon në thelb politikat e epokës së Slobodan Milosevic. Dhe kjo nuk është e pranueshme. Për më tepër, një qasje e tillë e dëmton besueshmërinë e BE-së si një aktore rajonale dhe globale, e cila mbron vlerat demokratike.

E gjithë e vërteta është se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja nuk ka sot asnjë vlerë. Vetëm disa korrigjime të vogla, nuk do të mjaftojnë për të ndryshuar situatën aktuale. Përkundrazi, nevojitet një ndryshim drastik i pozicionit të BE-së në këtë drejtim.

Shënim:Nicasia Picciano, eksperte në Universitetin gjerman Flensburg mbi proceset e shtet-ndërtimit në Kosovë të monitoruara nga Bashkimi Evropian. Më herët ka punuar si hulumtuese për Fondacionin Kosovar për Shoqërinë e Hapur me seli në Prishtinë.

bruksel prishtine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet