LIVE UPDATES
Insights

Çfarë ndodh pas spektaklit të Kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Bazuar në Marrëveshjen e Ohrit që u nënshkrua në vitin 2001, e cila i dha fund trazirave në Maqedoninë e asaj kohë, shqiptarëve i janë dhënë shumë të drejta që deri më tani nuk janë mbajtur ose plotësuar ende. Ndërsa disa të drejta të tjera janë plotësuar gjysmake ose të cunguara. Këtu përfshijmë gjuhën shqipe, e cila vetëm në vitin 2019 arriti dhe u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe u fut në shkollat ku 20 % e popullsisë së komunave është shqiptare.

29 Janar 2024, 15:41 Nga Izmir Akulli
Çfarë ndodh pas spektaklit të Kryeministrit shqiptar në
Foto ilustruese

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të kenë një udhëheqës shqiptar në krye të tyre. Talat Xhaferri do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut për 100 ditët e ardhshme deri në momentin që vendi fqinj do të shkojë në zgjedhjet parlamentare. Kjo cilësohet si një arritje për komunitetin shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut, edhe pse është e vonuar.

Bazuar në Marrëveshjen e Ohrit që u nënshkrua në vitin 2001, e cila i dha fund trazirave në Maqedoninë e asaj kohë, shqiptarëve i janë dhënë shumë të drejta që deri më tani nuk janë mbajtur ose plotësuar ende. Ndërsa disa të drejta të tjera janë plotësuar gjysmake ose të cunguara. Këtu përfshijmë gjuhën shqipe, e cila vetëm në vitin 2019 arriti dhe u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe u fut në shkollat ku 20 % e popullsisë së komunave është shqiptare. 

Por edhe pse është gjuhë zyrtare në letër, kjo nuk respektohet nga institucionet ligjzbatuese në Maqedoninë e Veriut. Kjo gjë ndodh edhe në ambasadat e Maqedonisë së Veriut, që sa herë kërkohet një informacion ose shkresë në gjuhën shqipe anashkalohet dhe nuk jepet kurrë. Ky veprim është denoncuar nga shumë gazetarë në Maqedoninë e Veriut por edhe në vende të ndryshme, ku shqiptarët nuk mund të marrin një dokument në gjuhën shqipe në ambasadën maqedonase.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, numri i shqiptarëve të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut është 619,178 ose 29.52% e popullsisë. Ndërkohë që rezidentë aktual shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë 446,245 ose 24.30%. Sipas shifrave më sipër të dala nga regjistrimi i popullisisë në vitin 2021, shqiptarët përbëjnë etninë e dytë më të madhe në Maqedoninë e Veriut. Një nga argumentet që ka përdorur kundër shqiptarëve politika nacionaliste ekstreme në Maqedoninë e Veriut është lindshmëria. Ata pretendojnë se numri i shqiptarëve vazhdon të rritet me shpejtësi për shkak të lindshmërisë së lartë.   

Tensione në Maqedoninë e Veriut ka pasur gjatë gjithë kohës, por në kohën kur Talat Xhaferri u vendos në krye të Kuvendit, tensionet janë intensifikuar. Protesta u bë e dhunshme kur turma filloi të hidhte gurë dhe të sulmonte kalimtarët shqiptarë dhe oficerët e policisë. Gjatë kësaj proteste, një pjesë e turmës dogji flamurin shqiptar. E njëjta situatë u përsërit me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Po kështu, në 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, muzeu i alfabetit shqip në Manastir u vandalizua dhe dritaret dhe dyert u thyen. Një poster me fjalët “Vdekje shqiptarëve” dhe me vizatimin e një luani që pret kokat e shqiponjës u vendos në dyert e muzeut.

Ndërkohë që ngjarja më e fundit që tregon përçmimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është dhe mos hapja e shkollës në gjuhën shqipe në fshatin Çashkë. Edhe pse ky fshat është me shumicë shqiptare, shkolla nuk është hapur ende në gjuhën shqipe. Para pak muajsh u dha vendimi që në këtë fshat të hapet shkolla në gjuhën shqipe, por kjo u kundërshtua nga banorët maqedonas, të cilët kanë dhunuar drejtoreshën e shkollës dhe e kanë quajtur atë tradhtare.

Një tjetër rast diskriminimi për shqiptarët është dhe ngjarjen të Kumanovë. Përleshjet kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kur një grup i armatosur, shumica shqiptarë të Kosovës, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ishin përballur me forcat maqedonase të sigurimit. Grupi ishte vendosur në këtë qytet me arsyetimin për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjatë dy ditë luftimesh ishin vrarë 18 persona, nga të cilët tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.

Ndërkaq, 38 pjesëtarë të grupit ishin arrestuar tetë prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, katër janë liruar, kurse të gjithë të tjetër janë dënuar me 746 vjet burgim. Por të dënuarit për këtë ngjarje po përballen me diskriminime të tjera, siç janë mungesa e ushqimit, ngrohjes apo dhe mos lejimi i vizitave nga familjarët.

izmir akulli talat xhaferri

Sondazh

Poll
Insights 28 Janar 2024, 12:51 Ditmir Bushati

Me mendjen akull, me zemrën zjarr!

foto ilustruese Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e...

Insights 18 Janar 2024, 15:53 Auron Tare

Ikja e Skëndërbeut nga kjo botë

17. Janar. Ikja e Skenderbeut nga kjo bote. Si zakonisht shqiptaret e facebook bene me qindra statuse per Skenderben, kete figure me permasa europiane. Eshte ...

Rama: Trishtim për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut, ndyshuan dhe emrin

Rama: Trishtim për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut, ndyshuan dhe emrin

Ministri i jashtëm hungarez flet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Kosovën nuk e përmend

Integrimi i Shqipërisë/ Ministri hungarez: Në dhjetor mund të hapet një tjetër kapitull me BE-në

“Si do të futet Shqipëria në BE brenda 2030?”,Rama: E kemi një plan por dhe mbështetje nga partnerët

Rama: Nuk duam që Shqipëria të marrë çantat e të vijë në Bruksel, duam të ndërtojmë BE te ne

Ministri hungarez: Vendet që e përmendim unanimitetin si pengesë të zgjerimit, kërkojnë justifikime

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Na është kërkuar nga vende të tjera dhe u kemi thënë jo

Hapja e negociatave me BE-në, Varhelyi: Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë

"BE është treguar e padrejtë"/ Rama: Por ne nuk kemi plan B, zgjidhja është anëtarësimi në union

Drejtësia/ Rama në Lunksenburg: Sot ka funksionarë dhe politikanë në burg

"Jam me dy hungarezë"/ Rama: Faleminderit Hungarisë dhe Varhelyit për hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm hungarez: Na duhet energjia, kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju