LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA: Si e ballafaqoi marrëveshja për rrymën kryeministrin me Albinin

Të njëjtën marrëveshje të cilën Kurti e kundërshtonte me gjuajtje vezësh më 2015, e pranoi dje në Bruksel zëvendësi i tij, natyrisht me bekimin e Kurtit.

22 Qershor 2022, 17:38 Nga k.m.
ANALIZA: Si e ballafaqoi marrëveshja për rrymën kryeministrin me
Albin Kurti


Albin Kurti në pozitën e kryeministrit dhe Albin Kurti me megafon në rrugë pa kravatë, s’po e shohin njëjtë marrëveshjen me Serbinë 7 vjet pas marrëveshjes Kosovë -Serbi. Të njëjtën marrëveshje të cilën Kurti e kundërshtonte me gjuajtje vezësh më 2015, e pranoi dje në Bruksel zëvendësi i tij, natyrisht me bekimin e Kurtit. Ai sot në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës, “marrëveshjen që ka qenë aty” e prezantoi si ndalje të “gjakderdhjes financiare” shkruan Gazeta Express.

“Pas më shumë se 20 viteve buxhetit të Kosovës do t’i kursehen miliona euro në vit, pasi 4 komunat në veri do të kalojnë në pagesat e rrymës. Udhërrëfyesi e mundëson këtë, kurse BE-ja do ta mbikëqyrë atë, dhe me këtë përfundon problematika e mos pagesës së rrymës. Kemi trashëguar shumë gjëra që s’kemi dashur, po bëjmë më të mirën me atë që kemi trashëguar, pra pas 20 viteve po e ndalim një gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit”, tha ai.

Për ta arsyetuar ujdinë me Serbinë në fushën e energjisë, Kurti përdori “armën” e tij më të fortë, lojën e fjalëve.

Ai e pranoi se po e pranon realitetin, por që s’ka mundësi më të mira se aq.

“Nuk kam mundësi të tjera më të mira se kaq, minimumi i pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”, u arsyetua Kurti para deputetëve.

Marrëveshjen që e kundërshtoi e që pas 7 viteve e nënshkroi, shefi i qeverisë Albin Kurti, nuk po e cilëson si ndërrim qëndrimesh.

“Unë nuk kam ndryshuar as koncept as qëllime, as qëndrime, mirëpo kam metoda të cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën e mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta”, tha Kurti.

Edhe pse kompania “Drustvo Elektrosever D.O.O” është pronë e shtetit të Serbisë, për kryeministrin Kurti ajo është kompani e zakonshme si gjithë të tjerat që bënë furnizimin me rrymë.

“Si çdo kompani tjetër të furnizimit të energjisë do të kemi edhe në veri që operon nën korrnizën ligjore të Republikës së Kosovës. Edhe licencimi është i kushtëzuar, së treti, marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, së katërti gjendja në terren është shumë më keq se marrëveshjet e këqija. Prandaj ne kemi bërë udhërrëfyesin më të mirë të mundshëm në këtë kontekst politik”, u shpreh Kurti në arsyetimin e radhës para ligjvënësve.

Në bazë të Udhërrëfyesit që e ka nënshkruar dje qeveria e Albin Kurtit “Elektrosever” do të licencohet nga ZRrE-ja. Kjo e fundit do ta shqyrtojë licencimin të premten në mbledhjen e radhës.

Çfarë ndodhi më 2015 në Kuvendin e Kosovës

Derisa ish-kryeministri Isa Mustafa, më 22 shtator 2015 po raportonte në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel përfshirë edhe marrëveshjen e djeshme për energjinë, deputetët e Vetëvendosjes fillojnë ta gjuajnë me vezë atë e më pastaj edhe pjesën tjetër të Kabinetit qeveritar.

Në sallë futet sigurimi i Kuvendit e më pastaj kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Kadri Veseli i çon deputetët në pauzë. 

Dje, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u dakordua me Serbinë të nënshkruajë Udhërrëfyesin Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që ishte arritur në Bruskel qysh më 2013 përkatësisht 2015. Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Bislimi e Petkoviq, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat. Udhërrëfyesi me 9 pika, parasheh, licencimin e “Elektrosever”, kompani e shtetit serb që të operojë në veri të Kosovës. Sot, kur Kurti doli në foltoren e Kuvendit për të folur për marrëveshjen me Serbinë, nuk u gjuajt me vezë nga opozita. Atij ia rikujtuan veprimet që kishte ndërmarrë karshi marrëveshjes që e aprovoi vet./Marrë nga Ekspress

albin kurti

Sondazh

Poll
Insights 18 Qershor 2022, 17:28 Tharman Shanmugaratnam

Përballja me stuhinë që po na pret

Foto ilustruese Ne duhet të kapërcejmë ndarjet në rritje dhe të riorganizojmë multilateralizmin për t'i shërbyer n&...

Insights 16 Qershor 2022, 17:01 Dom Gjergj Meta

Krimi dhe qyteti

Dom Gjergj Meta Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe mediev...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës