LIVE UPDATES
Insights

Lufta e klaneve po nis! Rama, e vetmja pikë lidhëse e PS, Taulanti kërkon një...rehabilitim

Betejën e nurmave 2 e fitoi Erjon Veliaj, megjithëse Rama nuk ia dha kënaqësinë e krahut të djathtë. Ai rri edhe mbrapa, mjafton mos të ketë njeri në krah. 

13 Qershor 2022, 18:29 Nga Dosja.al
Lufta e klaneve po nis! Rama, e vetmja pikë lidhëse e PS, Taulanti
Pamje nga 31-vjetori i themelimit të PS-së

Oborri i Partisë Socialiste u shndërrua dje në teatrin dramatik të pushtetit, që fshihej pas festës së 31-vjetorit. Të gjitha detajet tregonin se, pavarësisht pushtetit absolut të Ramës, përtej buzëqeshjeve të sforcuara që kishin veshur bashkëpunëtorët e tij, drama e pasardhësit ka filluar të luhet. Jashtë kontrollit të Kryetarit-Kryeministër, në zyrat e Bashkisë apo Kuvendit, edhe në zyra biznesesh, çuditërisht, në pikun e Pushtetit, e shohin Edi Ramën në ikje. Akti i parë niste sapo të ftuarit kalonin kordonin e sigurisë. Kryetari nuk ishte pritës, por i ftuar. Ata që prisnin ishin 3 sekretarë, por edhe një kryetar.

Erjon Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, pa asnjë pozicion në sekretariatin e Partisë, "priste krushqit" në vend të Edi Ramës. Sekretari organizativ, Blendi Klosi nuk ishte mikpritës i eventit, ndërsa shkëlqente prezenca e pashpjegueshme e Veliajt. Kush e kishte vendosur praninë e të deleguarit për Qarkun e Tiranës? Mund të ishte aty si mëkëmbës i Ramës, mund të ishte si i përzgjedhur nga Sekretari i Përgjithshëm me të cilin është afruar shumë kohët e fundit. Ose mund të ketë shkuar edhe me kokën e tij, siç bën ndonjëherë nëpër dasma dhe funerale, ku, për të kapur ndonjë votë paradhënie, reshtohet me të afërmit e protagonistit dhe mbledh dhuratat në dasma ose qan më shumë se ata në funerale.

Lufta e klaneve po nis! Rama, e vetmja pikë lidhëse e PS, Taulanti

Sa habiten njerëzit që e shohin e shpjegon ngritja e vetullave të Gramoz Ruçit, kur e pa ta priste Veliaj në partinë e tij. Ish- G99-ta u detyrua t'i sqaronte me kompleksin e inferioritetit, se ishte thjesht pritës krushqish, jo mëkëmbës i Ramës, as autor i mënjanimit të Taulantit.

Taulanti kërkon një rehabilitim

Kryetari i grupit parlamentar, ishte i humburi i madh i festës së Veliajt. Hyrja dhe dalja e tij as u panë dhe as u reklamuan nga organizatorët. Edhe në Facebook- un e Edi Ramës, u trajtua si një nga simpatizantët që pas shumë stërmundimesh ia dolën për një foto me shefin e madh. Foto që Taulanti nuk i pa të arsyeshme që të vendoseshin në kohështrirjen e tij në Facebook. I preferuari i shokut Gramoz, nuk dukej se kishte shumë aleatë as në grupin që drejton. Ndërsa Veliaj ndiqte më xhelozi marrëdhënien mes aleatit të tij të fundit, Damian Gjiknuri, me kryetarin që po i kërkon ta shpallë trashëgimtarin e vetëm në testamentin e parakohshëm politik, Taulant Balla ishte i detyruar te hidhte ndonjë sy shkarazi nga periferia ku ishte vendosur. Me pak nostalgji për kohën e bukur që kaloi me Veliajn dhe me shumë nostalgji për kohën kur shoku Gramoz ishte ende aktiv dhe ndikonte të Rama që ta mbante afër.

Lufta e klaneve po nis! Rama, e vetmja pikë lidhëse e PS, Taulanti

Rama i takon të gjithë më i vetmuar se kurrë

Betejën e nurmave 2 e fitoi Erjon Veliaj, megjithëse Rama nuk ia dha kënaqësinë e krahut të djathtë. Ai rri edhe mbrapa, mjafton mos të ketë njeri në krah. Kryetari u kujdes që të mos e favorizonte, por xhirot nëpër tavolina me grupe të vogla komplotistësh, treguan se ai nuk është kryetar sepse e duan, as sepse nuk bëhen zgjedhje në PS, por se përçarja është aq e madhe dhe aq e fraksionizuar, sa ai është e vetmja pikë lidhëse.

Edhe kur i kujtonte Majkos se nuk i kishte hequr akoma çorapet e kuqe me të cilat hyri në Qeverinë Nano në prill 1998, edhe kur takonte Arben Ahmetajn me një grup komforti, me kurriz nga drama e pushtetit, edhe kur zgjidhte Gramozin me kostumin bezhë të veshur enkas në një stil, edhe kur mundohej të dilte si star-i i grave socialiste apo si i preferuari i të kooptuarve të Veliajt në Asamble, dukej që ishte vetëm.

Lufta e klaneve po nis! Rama, e vetmja pikë lidhëse e PS, Taulanti

E qeshura e trishtuar e Majkos, apo edhe ajo inkurajuese e Ahmetajt, shoqërimi joenztuziast i Gramozit, imitimi i lodhshëm i gëzimit nga gratë e mirëmbajtura ministre dhe ish-ministre dhe habia e të kooptuarve të Veliajt, tregonin një njeri të vetmuar, që ka dështuar në gjithçka përveç lojës së Pushtetit.

Një lojë që mund të zgjasë përjetësisht dhe ai të fitojë gjithmonë, ose të ndërpritet papritur nga Arbitri kur Pushteti të trajtohet seriozisht./Dosja.al

taulant balla edi rama 31-vjetori i ps


Sondazh

Poll
Insights 7 Qershor 2022, 15:28 Edi Lesi

Piluri, çatia e botës për 3 ditë!

Pilur Sot Piluri është gdhirë si gjithë fshatrat e Labërisë, me ato pak frymë që enden e ato romuze që lë...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës