LIVE UPDATES
Insights

Kriza në sigurinë ushqimore dhe populisti Braçe

Zgjidhjet që bankat qendrore kanë filluar të ndërmarrin është rritja e interesit bazë, me qëllim që më pak para të shpenzohen në terma afatshkurtër për të ftohur kërkesën për mallra dhe rrjedhimisht, për të ftohur çmimet.

18 Qershor 2022, 14:26 Nga Gjergj Erebara

Kriza në sigurinë ushqimore dhe populisti Braçe

Mendjet më të mëdha të botës janë duke menduar se si të zgjidhet vështirësia në sigurimin e ushqimeve të lira për vendet më të varfra të planetit, kryesisht vendet në Afrikën nënSahariane. Problemet kanë lindur që para luftës në Ukrainë me rritje të shpejtë të çmimeve në rang global të shkaktuara pjesërisht nga telashet e shkaktuara nga COVID-19 në zinxhirin e furnizimit dhe pjesërisht nga emetimi bujar monetar në shumicën e vendeve të botës përgjatë periudhës së pandemisë, gjë që ka krijuar kursime të tepërta dhe rrjedhimisht, para të lira për t’u shpenzuar, gjë që detyrimisht sjell rritje çmimesh.

Zgjidhjet variojnë nga përpjekja për të krijuar një korridor detar për eksportimin e grurit ukrainas, te këshillat e Bankës Botërore për të rritur ndihmën për të varfrit, pra që shtetet individuale të ndihmojnë më shumë popullsinë e vet më të prekur nga rritja e çmimeve, si dhe shtetet e pasura të ndihmojnë më shumë shtetet e varfra përmes faljes së borxheve, pra që shtetet e varfra të kenë më shumë para në dispozicion për të ndihmuar popullsinë e vet të varfër. Zgjidhjet që bankat qendrore kanë filluar të ndërmarrin është rritja e interesit bazë, me qëllim që më pak para të shpenzohen në terma afatshkurtër për të ftohur kërkesën për mallra dhe rrjedhimisht, për të ftohur çmimet.

Përkundër këtyre ideve konkrete me politika konkrete dhe të komplikuara, shqiptarët dëgjuan një shpërthim protestues nga anëtari i shumicës qeverisëse, Erion Braçe, i cili ka zgjedhur të pozicionohet si populist. Sipas Braçes, Shqipëria duhet të ulë varësinë nga importet e grurit, ndërsa u ankua duke thënë si fakt se “grosistët e blejnë lirë grurin” dhe përmendi “grurin nga Serbia” (nënkupto: armiku serb) si dhe problemet e qepëve dhe domateve dhe lodhjen e fshatarit “për të rrëmuar me duar” pataten. 

Harroje agregatin monetar, grurin e bllokuar në Ukrainë, minat në Detin e Zi, problemet e shkaktuara nga barrierat kufitare të vendosura në formën e ndalimit të eksporteve apo të tarifave për eksport nga vendet prodhuese të ushqimeve! Harroje edhe këshillën e Bankës Botërore për të ndihmuar të varfrit, të cilët janë ata që po vuajnë më shumë rritjen e çmimit të ushqimeve. Erjon Braçe këshillon që bujqësia shqiptare të ketë bursë, sepse sipas tij në këtë mënyrë “bujku do të marrë djersën e tij”. Ai ka gjetur edhe fajtorin se pse një pjesë e tokave bujqësore në Shqipëri nuk punohen dhe sipas Braçes, fajtorë janë: “grosistët e grurit”. Të nesërmen e kësaj deklarate të bujshme, Braçe bëri një sherr tjetër duke korrigjuar ministren e bujqësisë mbi vendndodhjen e fshatit Bubullimë. Sipas ministres, Bubullima është në Divjakë, ndërsa ish-zv/kryeministri e di më saktë, ky fshat është në Lushnjë. Jepi edhe dy tre ditë kohë dhe ka shumë gjasa që “grosistët e grurit” do të bëhen “borgjezë gjakpirës”, ai që nuk mbjell grur do të shpallet tradhtar, ndërsa importuesi i grurit serb, armik!

Kjo do të ishte e gjitha e tmerrshme, por në fakt nuk është. Historia në fakt nuk e përsërit vetveten, por ne mund të mësojmë prej saj, këshillon Timothy Snyder, një historian i totalitarizmit. Por nëse nuk mësojmë prej saj, ka gjasa që historia nuk përsërit vetveten, por ne përsërisim të njëjtat gabime, një herë si tragjedi dhe herën pasuese, si komedi, apo bufoneri. Shprehja e famshme e Marksit, thënë edhe në atë kohë kur u tha me një dozë të dallueshme ironie, mund të na shërbejë edhe sot.

Koncepti i vetëmjaftueshmërisë, ose ekonomisë pa borxhe të jashtme, sado që janë krejtësisht të pavërteta nga pikëpamja historike (Shqipëria nuk ka qenë kurrë as pa borxhe të jashtme dhe as me vetëmjaftueshmëri ushqimore, as në vitet ’80) duket se janë gënjeshtra të fuqishme. Pablo Neruda i ngriti një poemë Shqipërisë që “prodhon grurin në vend” ndërsa edhe sot, njerëz jo dosido, vijojnë të magjepsen nga ideja. Pak ditë më parë, në London Review of Books Thomas Meaney botoi një shkrim mbi librin e Lea Ypit Të lirë, një shkrim shumë i studiuar dhe me kritika shumë të arsyeshme. Meaney, një amerikan që jeton në Berlin, pati gjetur për këtë shkrim informacion edhe për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës me koncesionet, dhe nuk i ka kaluar pa vënë re se Lea Ypi “nuk ka kritika për Ramën”; e megjithatë, pavarësisht se sa seriozisht pati gërmuar për këtë shkrim, edhe ai duket se e ka ngrënë karremin. Ai e përshkruan Shqipërinë e kohës së komunizmit si një vend me “modernizim të shpejtë”, me “autonomi bujqësore të plotë”, dhe pa kredi e pa koncesione! Këto të fundit ai i cilëson si “thembra e Akilit” të shteteve të tjera komuniste. (Sa për rekord, Shqipëria nuk ka qenë kurrë pa borxhe. Njëherë mori borxhe nga Jugosllavia, pastaj nga Bashkimi Sovjetik dhe pastaj nga Kina. Në thelb, thyerjet e famshme politike me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën ishin praktikisht faliment dhe refuzim për të paguar këto borxhe. Kina vijoi të financonte fabrika në Shqipëri edhe pas thyerjes politike.) Duke parë se sa shumë joshëse janë këto koncepte, pra që të mos të ta ndjejë për të huajin sepse “ke grurin tënd” apo të ndjehesh i lirë nga borxhet, nuk është çudi që thirrjet e Braçes “për të ulur varësinë nga importet” rezonuan.

Që të kthehemi te komedia shqiptare, z. Braçe nuk ka pse të shqetësohet për “varësinë nga importet” dhe as për importet e grurit nga armiku serb. Sipas të gjitha gjasave, Shqipëria nuk ka për t’u bërë ndonjëherë prodhues neto ushqimor si Ukraina dhe as nuk ka nevojë të bëhet. Në botën moderne, siguria ushqimore garantohet duke pasur lidhje tregtare dhe para për të paguar ushqimet e importuara. Shqipëria ka dalje në det dhe është anëtare e NATO-s, gjë që të garanton importe të sigurta dhe kanale detare të hapura, të mbrojtura nga aleanca më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë planeti tokë. Fshatari shqiptar do të prodhojë atë që ka leverdi të prodhojë, për aq kohë sa ka leverdi ta prodhojë. Toka do të mbetet e papunuar, kur nuk ka leverdi për ta punuar. Nuk ka rëndësi nëse fshatari mbjell grurë apo mbjell zarzavate, të cilat i shet në treg për të blerë bukë. Edhe e kundërta, pra që të prodhosh grurë për treg dhe të blesh zarzavate, nuk ka asgjë të gabuar për sa kohë del me leverdi. Gruri, ai malli magjepsës me të cilin bëjmë bukë dhe që për shumicën tonë është mallkim, sepse na shëndosh dhe na bën mbipeshë, aq sa rekomandohet të mos e konsumojmë, përbën një pjesë fare të vockël të konsumit të përgjithshëm apo të ekonomisë kombëtare. Sado që të shtrenjtohet gruri, vendi nuk ka rrezik të mbetet pa bukë. Po, një pjesë e popullsisë, ajo që është më e varfër, ka nevojë për t’u ndihmuar në mënyrë që të mos vuajë nga rritja e çmimeve, ndërsa pjesa më e madhe e shoqërisë botërore, përfshirë edhe atë shqiptare, vuajnë jo nga mungesa e grurit, por nga mbipesha.

Po, Shqipëria ka njëmijë e një probleme, të cilat partia ku z. Braçe militon dhe ndaj së cilës bën opozitë populiste false, i ka krijuar dhe as nuk ia ndjen që t’i zgjidhë. Po, prodhimi bujqësor ka potencial që të rritet në Shqipëri për shkak se vendi ka diell dhe ujë dhe gjendet ngjitur me tregje të mëdha konsumatore të pasura. Por problemet e bujqësisë vështirë se janë “grosistët spekulantë” edhe as importuesit e grurit nga armiku serb.

Ligji 7501 i ndau ato 450 mijë hektarë tokë të vetme që vendi i ka të punueshme dhe të përshtatshme për prodhim në masë, në mbi 1.8 milionë parcela me madhësi mesatare 0.2 hektarë, të cilat janë nën pronësinë teorike të mbi 2 milionë shqiptarëve që në vitin 1991 e gjetën veten banorë në fshat. Këta janë pronarë teorikë, për shkak se shumica dërrmuese e këtyre tokave janë pa dokumente pronësie për shkak të kostos së tmerrshme të korrupsionit që kërkohet për të regjistruar prona nga e para. Që të prodhosh ndonjë lloj gjëje në ekonomi shkalle, doemos të duhet që këto parcela të bashkohen në ferma të mëdha që punojnë me mjete mekanike, ferma aq të mëdha sa të jenë në gjendje të punësojnë specialistë me paga të konsiderueshme. Por për sa kohë parcelave të tokës nuk u është lëshuar titulli i pronësisë, ka pak gjasa që pronësia do të mund të konsolidohet, së paku jo tani shpejt.

Bujqësia ka gjithashtu problemin që numëron 400 mijë “të vetëpunësuar”, afërsisht 1 të punësuar për hektar, në një kohë kur në vende normale, mjaftojnë 5 apo 10 apo 20 të punësuar për 1 mijë hektarë. Logjikisht, nëse do të rrisësh prodhimin, kjo do të thotë që pjesën dërrmuese të këtyre 400 mijë “të vetëpunësuarve” t’i sjellësh të punojnë në punë jobujqësore, por me çmimet e apartamenteve të ngjitura në stratosferë nga korrupsioni dhe krimi, ky transferim normal i fuqisë punëtore nga sektorë me rendiment të ulët si bujqësia te sektorë më fitimprurës, nuk pritet të ndodhë as shumë lehtë dhe as shumë shpejt. Një alternativë do të ishte që njerëzit të jetojnë në fshat, por të punojnë në qytet duke udhëtuar me mjete të transportit publik. Por me copëzimin e transportit publik nëpër kompani private, për të cilën, partia e z. Braçe ka një kontribut të veçantë, është e pamundur që të mendosh se vendi ka me të vërtetë shërbim të transportit publik, i tillë që të jetë në gjendje të ofrojë shërbim të rregullt, të përballueshëm dhe efikas në të gjithë territorin e vendit.

Mirë është që në parlament të diskutohen dhe të propozohen zgjidhje për pafundësinë e problemeve që ka fshati, por edhe qyteti. Por kjo nuk ka se si të ndodhë për shkak se suksesi politik varet nga korrupsioni sistemik dhe për rrjedhojë, çfarëdolloj politike ekonomike që nuk prodhon korrupsion, nuk vlen. E në këto kushte, populizmat me armiq dhe fjalë mallëngjyese me fshat dhe pavarësi dhe mungesë borxhesh dhe grurë të prodhuar vetë janë të vetmet gjëra të disponueshme për të tërhequr vëmendjen, sado qesharake që të jenë./BIRN

gruri ne shqiperi erion braçe

Sondazh

Poll
Insights 16 Qershor 2022, 17:01 Dom Gjergj Meta

Krimi dhe qyteti

Dom Gjergj Meta Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe mediev...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet