LIVE UPDATES
Bota

“Iku koha kur Kosovën do ta takoje si fis aborigjen”/ Buzhala kundër Ramës: Albinin e ke pasqyrë ku shihet sesa hipokrit

11 Tetor 2019, 11:21 Nga DOSJA
“Iku koha kur Kosovën do ta takoje si fis aborigjen”/ Buzhala

Kosovë-Berat Buzhala në shkrim së fundmi pas fitores së Albin Kurtit, ka vendosur këtë të fundit përballë kryeministrit Shqiptar Edi Rama.

Ai shprehet se në fakt Albini për Edin është një pasqyrë në të cilën ai do të shikohet dhe  se sa hipokrit është, se sa i korruptuar është, e pse jo edhe sa i paditur që është.

“Edi Rama ishte interesant në krahasim me kë? Po, ai ishte interesant para 20 vjetësh në krahasim me Ismet Beqirin. Edi Rama ishte interesant, posaçërisht për rininë, në krahasim me kë? Ishte interesant në krahasim me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Mirëpo, a është Edi Rama interesant në krahasim me Albin Kurtin? Tash e tutje nuk është më. Albini për Edin është një pasqyrë në të cilën ai do të shikohet dhe do ta shohë veten se sa është plakur, se sa hipokrit është, se sa i korruptuar është, e pse jo edhe sa i paditur është.”, shprehet ai. 

Ai thekson më tej: “Pra, iku koha kur Edi do ta kërcente kufirin për të ardhur në Kosovë për ta takuar një fis aborigjenësh primitiv, si një konkuestador pervers i kohëve moderne, të cilit i lejohej çdo gjë, thjesht dhe vetëm sepse ishte Edi. Koha e spektaklit mori fund. Tash njësi matëse do të jetë tjetër gjë.”

Shkrimi i plotë:

I takojnë të kaluarës ditët kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas ditëve të lodhshme të punëve në Tiranë, vendoste që të dilte pak deri në Prishtinë për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar. Për të territori i Kosovës, kryesisht, ishte një lloj i cirkut të madh, ku flitej pak më ndryshe, njerëzit silleshin pak më ndryshe, kurse ai që nga pika e kufirit në Vërmicë e deri në Fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë e gëzonte, padrejtësisht, epitetin e të diturit. Për Edi Ramën nuk do të këtë kurrfarë pengese që të vijë rregullisht në Prishtinë, sa herë t’ia dojë zogu i qejfit, të shkojë në Presidencë në Prishtinë, të shkojë në Fabrikën e Amortizatorëve, por tash ai e di që në Prishtinë është veshur me pushtet një politikan, të cilin opinioni publik në Kosovë dhe në Shqipëri e konsideron më të pastër, më të ditur, më të kulturuar, me të lexuar, sesa Edi Ramën.

Ka mundësi që Albinin e ndajnë nga pozita e kryeministrit edhe disa javë. Ka mundësi që atë e ndan nga pushteti edhe ndonjë plan i presidentit Thaçi, që të mos e lërë ta marrë pushtetin fare, por unë po flas këtu për vendimin e qytetarëve të Kosovës që ta veshin atë me pushtet. Ndërsa, kur kanë kaluar pesë ditë prej këtij vendimi, Edi Rama, që vite më parë e quante Kurtin “vlerë kombëtare”, ende nuk po denjon që ta urojë atë për fitoren. Edi Rama vazhdimisht e ka konsideruar Kurtin “vlerë kombëtare”, por për të qëndruar në opozitë e jo për ta ndarë me të, tash e tutje, një lloj të pushtetit mbarëkombëtar, kategori kjo jokushtetuese, por shumë domethënëse.

Më kujtohet kur Rama e kishte vizituar Prishtinën, si kryebashkiak, fill pas përfundimit të luftës. Ai, përveç takimeve të tjera, e kishte takuar edhe Ismet Beqirin, homologun në Prishtinë. Ai takim, në vetvete, dukej si satirë politike. Ismeti i parashikueshëm dhe i veshur me ca palë tesha të gjata dhe të gjëra, me ndonjë ngjyrë që ndoshta as nuk kishte emër, kurse në krah të tij Edi dekadent, i papërmbajtshëm dhe i paparashikuar, i veshur në atë mënyrë që vetëm ai do të guxonte. Plus me çorape të kuqe. Në atë kohë veshja e tyre nuk ishte gjë e lehtë, siç është sot, bie fjala, kur edhe “kuca e maca” e bëjnë një gjë të tillë. Ne që ishim më të rinj i lëpinim buzët. Dëshironim ta kishim në krye të kryeqytetit një djalë të ri dhe avangardist, sikur puna e Edit, që kishte arritur ta bënte, me ndihmën e ngjyrave, Tiranën një qytet simpatik. Dëshironim ta kishim në krye të Prishtinës një si puna e Edit, që kur nervozohej me konventat e merrte sëpatën në krah dhe dilte rrugëve të qytetit për të vënë rend dhe ligj.

Një gjendje e tillë e pabarazisë ka vazhduar gjatë. Kosova dhe Prishtina po zgjidhnin dhe po emëronin politikanë që Edi Ramën po vazhdonin ta shikonin prej pozitave inferiore. Në kafet kryesore të Prishtinës çdo koment për të niste e mbaronte me “llegendë osht”. Kështu thoshin edhe ata që ndoshta nuk do të votonin për të. Mirëpo, ishte “llegendë” ndryshe prej udhëheqësve tanë. Shkumonte në studio televizive, i thyente rregullat, i tallte njerëzit, i tallte udhëheqësit tanë e në fund u shkonte edhe në shtëpi për një gotë raki. Me një fjalë shou. Këta të ngratët intimidoheshin prej tij. Nuk e dinin se çfarë ishte e lejueshme e çfarë nuk ishte, nuk e dinin a duhej t’i përgjigjeshin a jo. Nëse e bënin një gjë të tillë rrezikonin ta bënin atë në mënyrë të trashë dhe të pashije. Prandaj, kryesisht zgjidhnin atë që dinin ta bënin më së miri: heshtjen e varrit. “Hajt se Edi mo”. Me demek: ky kështu është, nuk mund të shtyhemi me të. Kjo për Edin ishte fitore simbolike, por e jashtëzakonshme në fushën e propagandës. Me të nuk matet askush, sepse ai ka lexuar shumë, ai e cakton se çka është e lejueshme e çka nuk është e lejueshme, çka është e pranueshme e çka nuk është e pranueshme. Nëse e ka thënë Edi, edhe nëse nuk ka qenë e lejueshme deri atëherë, aty e tutje bëhej e tillë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke u ndier i kërcënuar prej fenomenit “edirama”, i ishte nënshtruar transformimit. Një ditë të bukur në Prizren, në Dokufest, vite më parë, në shoqëri me Edin (dhe Batonin) kishte vendosur të dilte i veshur me një bluzë të pazakontë për të deri në atë dakik. Aty e tutje Thaçi kishte vendosur të ndryshonte në veshje dhe në stil. Pak a shumë kishte ndryshuar me vendim. Mirëpo, jeta e tij, karriera e tij, ngritja e tij, ishte në mospërputhje flagrante me atë të Edit. Prandaj, çdo gjë që i rrinte Edit nuk i rrinte Thaçit. Ai shpeshherë është dukur në trup të huaj. Po e imitonte dikë që nuk ishte profil i tij. Mirëpo, këtë e bënte nën presion të madh publik. Dëshironte me çdo kusht që të ishte “in”. Ka mundësi që Edi këtë gjë e ka përjetuar me njëfarë lezeti. E ka ditur që kolegët e Prishtinës, po luanin në terrenin ku ai ishte i pamposhtur. Aty Edi do t’i mundte ata për të shtunë e shtatëqind vjet.

Mirëpo, çdo gjë e ka një fillim dhe një fund. Fundi i hegjemonisë kulturore dhe trendvendosëse mori fund të dielën në orën 19 të mbrëmjes. Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, përveç që i sfiduan rëndë politikanët e Kosovës, i sfiduan edhe politikanët e Shqipërisë, posaçërisht Edin. Para mikrofonit tash është një djalë i Prishtinës që veshjen, sidomos kohëve të fundit, e konsideron vetëm si një mjet për t’u mbrojtur nga të ftohtit ose të nxehtit, e jo për të vendosur standarde të reja, e as për të përcjellë mesazhe të koduara kulturore. Nëse establishmenti politik në Prishtinë dhe Tiranë do t’i vishte kostumet e Kurtit ne do të talleshim me zakonshmërinë e tyre. Mirëpo, kur i shohim të veshura në trupin e Kurtit ne të gjithë e dimë që ai këtë po e bën, jo pse nuk e di se çka është “më ndryshe”, jo pse ai nuk di që me anë të veshjes t’u përshtatet rrymave të preferuara muzikore të tij, e as rrymave të preferuara ideologjike të tij, por sepse kjo për të tash është e rendit të dytë a të tretë. Ai ka vendosur të vishet dhe të duket sa më në mënyrë monotone të mundshme, në mënyrë që kjo gjë të mos e shpërqendrojë votuesin e tij në Prishtinë, apo admiruesit e tij në Tiranë, prej asaj se çfarë thotë Albini. Veshja si deklaratë, veshja si rebelim, për Kurtin duket që ka qenë e rëndësishme në vitin 1997, kur përballë tij dhe shokëve të tij gjendej politika serbe. Tash, veshja për të është thjesht obligim, sepse ai nuk do të frikësohej nga gjykimi i opinionit edhe nëse do ta vishte atë xhemperin e leshtë që e kishte veshur në burgun e Pozharevcit, kur kishte arritur t’u fliste mediave botërore.
Se çka është antiestablishment e çka nuk është, koncepti i Kurtit tash dallon thelbësisht nga koncepti i Ramës. Për kryeministrin në ardhje të Kosovës veshja ndryshe gjatë ditës, “Adidas”-kat në takime të rëndësishme ndërkombëtare, kravatat plot lule, nuk të kualifikojnë si politikan rebel, nëse gjatë natës e takon Shefqet Kastratin – Qetin, për të bërë pazare të pista në kurriz të qytetarëve. Për Kurtin, së paku prej asaj çfarë ai ka thënë dhe çfarë është zotuar që do ta bëjë, nuk mund të jesh politikan rebel i majtë e jokonvencional, e në anën tjetër ta udhëheqësh shtetin më të varfër në Evropë, por personalisht të udhëtosh me “private jet”, “Rolls Royce”-t, “Bentley”-t e oligarkëve më të pasur në këtë pjesë të Evropës. Për këto dhe shumë arsye të tjera, Rama kur e sheh Kurtin e sheh atë që realisht do të donte të ishte vetë, por që i korruptuar në bosht i ka tradhtuar këto ideale. Krejt çfarë i ka mbetur prej tyre është gardëroba. Në teori, një socialist i majtë kurse në praktikë udhëheqës i një bande të babëzitur që synim në vetvete e ka që t’ua marrë shqiptarëve edhe dheun nën këmbë. Tashmë këtij revolucionari i ka dalë boja. I ka dalë boja në Tiranë e i ka dalë boja edhe në Prishtinë. Çdo gjë në këtë botë peshohet më së miri kur krahasohet me diçka. Edi Rama ishte interesant në krahasim me kë? Po, ai ishte interesant para 20 vjetësh në krahasim me Ismet Beqirin. Edi Rama ishte interesant, posaçërisht për rininë, në krahasim me kë? Ishte interesant në krahasim me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Mirëpo, a është Edi Rama interesant në krahasim me Albin Kurtin? Tash e tutje nuk është më. Albini për Edin është një pasqyrë në të cilën ai do të shikohet dhe do ta shohë veten se sa është plakur, se sa hipokrit është, se sa i korruptuar është, e pse jo edhe sa i paditur është. Në ndërkohë që Edi e ka argëtuar Qetin, duke mos pasur kohë për lexim, Albini e ka vazhduar stilin e tij të jetës. Kjo ka qenë një kohë mjaftueshëm e gjatë, sa për t’u krijuar një epërsi e dukshme kulturore. Ka mundësi që rrobat që Albini ka në trupin e tij blihen diku në Ferizaj e Prizren dhe nuk kushtojnë më shumë se 50 – 100 euro, kurse ato të Ramës në Paris a Milano dhe kushtojnë më shumë se 500 – 1000 euro, por për herë të parë dukja nuk do t’i ndihmojë Edit që të duket më ndryshe. Madje do të duket më ndryshe, por për fatin e tij të keq. Për herë të parë tash publiku rrobat e Edit do t’i gjykojë më ndryshe. Kur po flas për publikun po mendoj për atë në të dyja anët e kufirit.

Pra, iku koha kur Edi do ta kërcente kufirin për të ardhur në Kosovë për ta takuar një fis aborigjenësh primitiv, si një konkuestador pervers i kohëve moderne, të cilit i lejohej çdo gjë, thjesht dhe vetëm sepse ishte Edi. Koha e spektaklit mori fund. Tash njësi matëse do të jetë tjetër gjë.

Në një postim të tij në rrjete sociale, gazetari Lutfi Dervishi ishte kirurgjikisht i saktë kur shkroi se “Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rokstarët më të famshëm të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë, kurse për revolucion i mjafton kutia e votimit”. Sigurisht që kam shumë pikëpyetje për Albinin kryeministër, por për ato një ditë tjetër.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti berat buzhala edi rama albin kurti berat buzhala edi rama

Sondazh

Poll
Bota 11 Tetor 2019, 05:48

Serbi-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Opinion.al ka deklaruar për çështjen e dialogut me Kosovën, ku pritet të...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim